Në treçerekshekullin e shkrimtarit

9 Janar 2015, 17:59Kulturë TEMA
Në treçerekshekullin e shkrimtarit

Nga Agim Shehu*

 

Sot, më 10 janar 2015, kolegu im dhe artisti i të gjithëve, Pëllumb Kulla ka Jubileun e 75 vjetorit të lindjes. Them “artisti i të gjithëve” pasi pena e talentit të veçantë të tij rezaton në shumë gjini. Marrë së bashku, ato të kujtojnë harkun me shumë ngjyra të ylberit. Sot, me vlerësim asnjanës arti e me nderim të merituar kolegësh ne i afrohemi mikut tonë duke kaluar nën këtë hark të bukur të letrave. Janë pasuri të çmuara që ai na ka dhuruar duke punuar gati gjysëm shekulli mbi to.

Ne themi një gjykim tonin në 75 vjetorin e tij si krijues dinjitoz, ndërsa 100 vjetori përpara tij i shkel syrin me humorin e njohur, duke i thënë se e pret dhe te dera e vet për të mbushur shekullin. Për më tej, ata vazhdojnë bisedën e tyre letrare dhe intime pa praninë e mediave.

Ai pati lindur në një familje fisnike atdhetarësh në kulmin e dimrit, thua do ta përgatiste që fëmijë për të përballuar ‘dimrin’ e një kohe të ashpër me një diktaturë që s’qe parashikuar as në përrallat më të guximshme të të parëve. Por ai kish lindur me shpirt artisti, dhe arti me kohë do bëhej qënia e dytë e tij. Në jetën e tij edhe pranverat në tërësi kishin dimër brënda, por mbijetesa ka më vitalitet se jeta. Këtu del përpara gjykimi i Dantes, se kur fryn erë e ashpër ngrice, fidanët me brishtësi arti përkulen duke pritur pushimin e saj që të ngrihen përsëri.

E lexova që kur doli vëllimin me tregime „Lejlekët nuk vinë më». Ndjeva një kënaqësi të befasishme, krejt të rrallë sa, të jem i sinqertë edhe në gaboj, s’e kisha ndjerë as te autorë nobelistë. U ndodha para një proze që dëshmonte gjykimin e shkrimtarit francez se «kemi letërsi të mirë kur fjala e duhur vihet në vëndin e duhur». Te Pëllumbi, motive të zakonshme jete, fjala e zgjedhur i ngrë në bukuri arti. Jetën, nga ajo që është e kthen në atë që duhet të jetë. Te shkrimtari i vërtetë, si te Pëllumbi, fjala e kursyer e ndjen veten aq ngushtë sa pjesa më e madhe e mendimit të saj lexohet midis reshtave, te hapsira e bardhë. Dhe shpesh, edhe në ngjarje të zymta e dramatike, anës tyre shfaqen vetiu, dhe pa i ftuar fijet e humorit elegant të tij si shirite të bardha hëne buzë reve të errëta dalë nga jeta.

Për vdekjen e Enver Hoxhës dikush, në harmoni me kujën popullore e pa e gjykuar këtu atë, mund të kish vënë kujën e tij letrare si majë çatie… T’i hapte fletët nën penë si për tragjeditë antike…  Autori ynë e shtjellon vdekjen e Enverit nga poshtë, nga psikologjia e njerëzve të thjeshtë, herë të sinqertë, herë groteske siç qe në të vërtetë. Një vepër me bukuri tronditëse, vlerat e së cilës gjithashtu janë publikuar pak, sa për të mos thënë fare.

Pëllumb Kulla siç njihet shpesh më shumë e më ngushtë, shkëlqeu botërisht te humori. Ndoshta këtë e pa si dritaren më të mirë për të parë më gjerë artin, dhe portën më të saktë për t’iu afruar arteve të tjera. Ndoshta e gjykoi më të afërt si gjini dhe e përqafoi me psikologjinë popullore “S’ia dal dot me të qarë po me të kënduar”. Veçanërisht në Shqipëri, për natyrën e ashpër të shtetit e qeshura e çliruar dhe e nënkuptuar e çvlerësonte enthusiazmin e tepëruar.  Koha më tej dëshmoi mbi të gjitha e te çdo gjë që krijoi, se autori Kulla së pari qe shkrimtar.

E kam lexuar me kureshtje, pastaj me dashuri të veçantë dhe më tepër nga sa u jam afruar unë krijimeve të tij si mik e koleg, aq më shumë më janë afruar ato si lexues. Veprat e tij “Lejlekët nuk vijnë më” apo “Vdekja e Enver Hoxhës” janë, mendoj,  kulme arti ku çdo tjetër shkruar në ‘paskomunizëm’ do ta kish zili. E kam pasur të vështirë të shkruaja për to, ngaqë fjalët e mia nuk i shihja të afta për të treguar bukurinë e tyre në rrezatimin e vet të gjerë. Është vëndi të përsërisim me trishtim të habitshëm se këto vepra, vlera të çmuara arti, për fat të keq të kohës jo të tyre, kalojnë në heshtje, thua s’ekzistojnë. Kur u janë mbaruar kurthet e goditjet e kur u janë çvlerësuar dhe shpifjet, arma e fundit për ziliqarët është heshtja për të talentuarit. Një dijetar u shton dhe të kundërtën: “heshtja dëgjon më shumë se çdo gjë”. Te heshtja për vlerat e çdo krijimi mban veshin të shtrirë koha me brezat e pastër asnjanës që vijnë.

Si te krijuesit më të talentuar, te Pëllumb Kulla thellësia e mendimit ka harmoni me elegancën e fjalës. Brënda kësaj harmonie, ecën me bukurinë e vet humori i tij brilant që mbetet gjithmonë i natyrshëm dhe intim… Kur kam dashur të shpreh këto vlera të rralla të artit të tij, kam ndjerë vazhdimirsht vështirësi arti. Është vështirësia e lindjes së bukurisë në çdo shfaqje të saj. Pëllumbi është  ‘mamia’ organike e kësaj lindjeje bukurie, kurse si krijues fisnik në jetë e në art, pronar të saj njeh lexuesin. Unë jam një mes të tjerëve.

 *Poet

 

11 komente në “Në treçerekshekullin e shkrimtarit”

  1. Lipe Gremi says:

    Urime të sinqerta Pëllumbit në këtë përvjetor.
    Siç nuk mund të ndodhte ndryshe(megjithëse pa vend) shkrimi mjaft i politizuar nga ish gazetari i ZP.

    1. feniks says:

      E ke dhjere komentin o poeti i Enverit Agim Shehu!!
      Ne se ke rrjedhur tani ne pleqeri,lere mos e nga se flet vete vepra e Pellumb Kulles,por pa politizime,internime,Enver Hoxha etj!
      Kushdo qe per vete apo per te tjeret fut politizimin,ai i ul vlerat e verteta te atij per te cilin shkruan!
      Shkruan per Kullen dhe dukesh,qe nuk e njeh vepren e tij,por sa i permend du prozat e tij!
      Kulla eshte NR.1 i HUMORIT SHQIPTAR!
      Skecet e tij edhe sot te bejne per te qeshur dhe menduar,se aktoret ne skecet e tij nuk kane nevoje t’i bejne spektatoret per te qeshur as me BANALITETE E KEQKUPTIME GJOJA SEKSUALE,as te zhvishen lakuriq,as te shtremberojne fytyren apo trupin e as te hiqen si budallenj!
      Humori i Kulles ishte per te gjithe popullin me kulture mbi mesdatare,ndersa sot humori behet per nivelin poshte mesatares,atje ku jane LUPSAT,ANALFABETET,HAJDUTET,POLICET MILITANTE INJORANTE,TE CMENDURIT etj,etj!
      Sot behet HUMOR I ZI ose me shqip PORNO-HUMOR,ndersa Kulla shkruante HUMOR FAMILJAR qe edhe sot po te vihen ne skene NUK GJEN BILETA!
      Do thoni ju po atehere PSE NUK I VENE NE SKENE meqenese qenkan kaq te sukseseshme???
      Epo ka vetem nje gje te vogel kjo pune:
      -“NUK KA AKTORE SI ATEHERE,SE SOT KERKOHEN KARAGJOZE ME SHUME”!!!
      Se sot kulmi i humorit ka arritur ne nivelin e
      -“SHES SHALQINJ,tu befsha”!
      -“MOS SE MA FUTE e ta futa…”!
      -Rubrika me e mire e Portokallise eshte “DOKTORI I SEKSIT”!!!
      _”Radio Kashari..”!
      Cfare halle ka populli e cfare trajtojne kalemxhinjte tane!!
      Po cfare humori mund te besh kur vetem se shikon nje fshatar duke PSHURRUR ne Lane???
      Kujto skecin e Kulles “amon o amerikano,mos na jep 1000 dollare”!!
      “Europianet erdhen te na mesojne se RAKIA E RRUSHIT behet nga RRUSHI”!!!
      “Parlamenti….”!!!etj,etj!!
      Nivelin e skecit te Vasillagj Vangjelit qe shkoi per
      ngushellim:”AMA GJITHE KJO VDEKJE PA NJE ORKESTER???”!!!,kurre nuk mund te arrije asnje skec sot!!!
      Se mos vetem humori i pordh me te,po edhe Festivali ne RTSH u be biznes si bastet sportive!
      Edhe 100 vite Pellumb Kulla se nuk do ta mbash ne kurriz vetem ti HUMORIN shqiptar!
      Le te dalin edhe ca te tjere qe te bejne me pak politike dhe me shume njerez qe qeshin me deshire!!

    2. xheJ eN Bi says:

      Lipe —-

      Me ke sy e ka lexuar gazeten ” Zeri i Popullie ” ,me ate me xham apo ate pa xham.

      Agim Shehu nuk ka qene ndonjehere gaetar ,po ka qene mesues Letersie , si ne Gjirokaster dhe ne Tirane.

      1. Lipe Gremi says:

        Redaktor i sektorit te kulturës në ZP.Pyet të zotin vet që ta bësh gjumin rehat.

  2. argjiro says:

    kur zoti krijoi njerezit njeri i tha ;O zot i madh po si do ti njoh une te miret mga te ligjte Dhe Zoti i tha shume lehte une te keqinjve u kam vene shenje

  3. malsori says:

    EDHE 100 ARTISTIT TE MADH, NJERIUT TE THJESHTE,

    1. Agim Hoxha * says:

      ne qofte se do ishte artist i madh ,ne kete 75 vjetor te pakten numri i komenteve duhet ti kalonte shifren e 100 vetave..

      kjo “ftohje” ka ndodhur jo vetem me pellumbin tone por dhe me ish ikona si kadareja apo agolli sepse njerzit e thjeshte jane te ofenduar nga keto artiste qe moren fame duke i kenduar “heronjve” te tyre si keshtjella,shqiponha ,balta,nena parti,cobo rrapushi etj etj

      pas 1990-91 keto artiste te nderuar ,asnje njeri normal ne bote nuk i shau apo paragjykoi per veprat dhe heronjte e tyre te historise apo te humorit…por ishin keta artiste qe ju turren me “heroizem” kunder heronjeve te tyre me te cilat fituan famen..

      nje aspekt tjeter eshte se keto artiste u bene pjese e politikes antishqiptare te berishes pas 1992 ku spikat portofoli i amb.te okb nga pellumbi qe ishte nej gafe e tij qe ndeshkoi si artist..disa episode si thyerja e embargos se naftes dhe mos distancimi i tij nga ky krim i berishes nuk do koment ose kerkesa per azil e tij ne 1997 ne amerike mund te themi se pellumbi i pas 1992 eshte armiku i pellumbit para 1990.

      edhe pse kam bere nje koment dje (pa ofendime) dhe eshte anulluar perseri i urojme pellumbit 75 vjetorin..por ju lutem mos e beni hero sidomos ne episodin qe gazetari i ZP gabimisht ka futur detajin me enver hoxhen qe e ka politizuar shume kete urim..eshte fatkeqesi qe jemi vend i vogel dhe i njohim njeri tjetrit aq shume sa i dime dhe ngjyren e brekeve dhe cfare marke letrash higjenike perdor ne ambjentet e tualetit

      *Profet (jo poet)

      1. Naqoja says:

        O Agim Hoxha, me qafsh, fut te komentet e tua ndonje varg qe ky Pellumbi i ka bere hymne Enver Hoxhes, me qafsh! Nje tw vetwm, tw luuuutem! Se edhe une mendimin tend kam, por nuk po gjej dreqin. Ti je me i zoti, he se e gjen!

        1. Zaho Koka leftoi per liri says:

          Ti, Naqo, mund ta duash ta kesh nje Varg Per Partine prej Pellumb Kulles,
          por si i behet qe s’e ka?!

          dhe po te kesh pare ribotimet e Kulles, tani vone, nuk ka hequr asnje nga ato qe ka shkruar ne Kohen e Enverit tend! Si rralle prej krijuesve te asaj kohe…Eshte tjeter gje nese ti ke pushuar se lexuari, pasi mbarove se studiuari Historine e Partise dhe Materiale ne Ndihme te studimit te saj!

          Duket se edhe Agimi, sado deshire mire, nuk e ke lexuar prononcimin e Kulles, ne shkrimet dhe librat e tij,per ceshtjen e Kontrabandes se naftes: ai ja thote shkoqur Berishes: i ke mashtruar shqiptaret, keshti o thote. Pra edhe kosovaret.

          Kulla, ne te vertete ne te gjithe kohet, eshte bashkuar me te miren dhe eshte ndare me te keqen, jo si profet por si qytetar. Pa kerkuar te bej Heroin.

  4. EV says:

    Edhe 100 vite te tjere te bukur per zPellumb Kulla .Nuk ka banore ne shqiperi edhe ata te skajeve me te largeta, qe te mos kene qeshur me humorin e bukur fin ,te sjelle ne skene nga ky autor, aktor e regjizor i shquar. Urimet mendoj do te jene nga te gjitha anet, ne menyre te vecante nga ne fieraket ,qe e kemi patur ne mes nesh. Sot eshte edhe 81 vjetori izAgim Shehu, qe ka bere kete shkrim ,nje pene e rende e letrave shqipe .Edhe nje shekull tjeter per ju z Agim. jU te dy, qe lindet ne dimrat e acarte , prute pranvere ne zemrat tona me mendjen dhe penen tuaj
    Eva N.y

  5. sherifi says:

    Urime z.P.Kulla, edhe njeqin.
    Nje gje eshte e sigurt, politika sidomos tek ne,dashje pa dashje i devijon pak artistet nga rruga e tyre. E them me bindje qe : Pellumb Kulla te mos ishte perzier me politiken,do kishte mbetur disa here me i madh sec eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje