Profesor Betim Muço njihet si autor i shumë librave me poezi dhe prozë, ndonëse me profesion ishte sizmiolog. Pas zhvendosjes në SHBA në vitin 2001, ai i shumëfishoi forcat në fushën letrare. Librat e tij njihen për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin, për stilin elegant dhe fjalën e qëlluar. Familja tha se ai ishte duke përfunduar një roman të ri par se të ndërronte jetë.
Poezia e Betim Muços është përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërkohë që ai vetë ishte një shqipërues i talentuar. Profesor Muço ishte i pari që solli në shqip tregimet e nobelistes Alice Munro, para se ajo të nderohej me çmimin e madh. Ai ka dhene kontribute veçanërisht në shqipërimin e të James Joyce-it dhe Vladimir Nabokov-it. Betim Muço ka qenë fitues i disa çmimeve letrare kombëtare në Shqipëri.
Edhe në SHBA, Profesor Muço vazhdimisht merrte pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kontribuonte për shkencën në forma të tjera.
Betim Muço kishte mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë drejtuesi i Rrjetit Sizmiologjik të Shqipërisë.
Ai lë pas bashkëshorten, dy vajza dhe një djalë.
ngushellime e mia familjes se POETIT BETIM MUCO . Sa njerez te mire larvoge SHQIPERI nga gjiri yt dhe mbajte plehrat .jam nga VLORA lexues i poezive te tij .u prehte ne paqe.
pushofte ne paqe ,do e kujtoj gjithmone profesorin e fizikes ne fushe kruje ne vitet 69 ,70 atehere ishte i ri i sapo dale nga universiteti por shume komunikues ,vishej bukur e fliste paster te gjithe nxenesit e adhuronin familjes ngushellime
Do na duhet t’i besojme ata qe thone se je nisur serish
sic ke bere tere jetes, mik, ne udhe per diku
e kam qejf udhetimin, na thoshe, nuk rri dot pa dale
dhe ashtu te ndodhi, Bet…
me dashurine per Njeriun, qe nuk te shteri kurre
me miqte e dashamiresit e tu
perhere i sinqerte, i vertete sa ç’ishe ne jete
Ashtu sic ishe per Familjen dhe Femijet tuaj
Veshtire te besojme se, duke jetuar shpejt e ne udhetim te shpesht,
do te ikje po kaq me te shpejt, Betim…
Mirenjohes sic ishe, zemergjere i pakursyer, i patjeter
do duhej ta prisje mirenjohjen, edhe prej miqve…
E lehte te qofte,
faruk
Lajm nder me te hidhurit per ne shoket dhe miqte e Betimit!
Tronditem qe njeriun e mrekullueshen, letrarin dhe profesionistin me plot dinjitet nuk e kemi me ndermjet nesh. Na mbetet keqardhja dhe pikat e loteve nder syte e ne miqve,shokeve, kolegeve te Betimit tone te dashtun e te nderuem. Do ju kujtojme Brtim i dashtun, !
Ju betim i dashtun nuk mun t’ ju harrojme.Mbi Ju nuk mund te bjere harrimi i perhershem (si per shume te tjere), sepse keni lene gjurme kudo e sidomos ne shkrimet e Tua letrare. Ketu e tutje per Ju do te flasin perjetesisht shkrimet e tua!
Nga keqardhja per kete humbje qe pesoi familja e tij dhe ne qe e kemi njohur Betimin, nuk gjej me fjale ngushellimi.
I uroj familjes se tij te nderuar te bejne gajret per kete humbje te pazevendesueshme!
Mbetet i paharruar kujtimi i tij per ne shoket, miqte dhe koleget e Betimit. U prehsh ne paqen e perhershme miku im i shtrenjte Betim!
R.I.P.- Ti kete lene jete femijeve
Lajm nder me te hidhurit per ne shoket dhe miqte e Betimit!
Tronditem qe njeriun e mrekullueshen, letrarin dhe profesionistin me plot dinjitet nuk e kemi me ndermjet nesh. Na mbetet keqardhja dhe pikat e loteve nder syte e ne miqve,shokeve, kolegeve te Betimit tone te dashtun e te nderuem. Do ju kujtojme Betim i dashtun, !
Ju betim i dashtun nuk mun t’ ju harrojme.Mbi Ju nuk mund te bjere harrimi i perhershem (si per shume te tjere), sepse keni lene gjurme kudo e sidomos ne shkrimet e Tua letrare. Ketu e tutje per Ju do te flasin perjetesisht shkrimet e tua!
Nga keqardhja per kete humbje qe pesoi familja e tij dhe ne qe e kemi njohur Betimin, nuk gjej me fjale ngushellimi.
I uroj familjes se tij te nderuar te bejne gajret per kete humbje te pazevendesueshme!
Mbetet i paharruar kujtimi i tij per ne shoket, miqte dhe koleget e Betimit. U prehsh ne paqen e perhershme miku im i shtrenjte Betim!
Miku Juaj Qemal SKUKA
Ke te drejte zoti Stavri ne ato qe thua ne komentin tend ! Faleminderit !
Lajm teper i dhimbshem, ndarja nga jeta, nga bashkeshortja e femijet, nga te afermit e miqte e poetit te shquar Betim Muca.
Ngushellimet me te sinqerta per bashkeshorten Marta dhe femijet, per motren Donika dhe gjithe te afermit e tjere nga Violeta, shoqe e fakultetit.
U prehte ne parajse, ne paqe.
Ngushellime.
Betim Muco emer i njohur. Nga brezi i ri, i panjohur, si shume e shume te tjere. Ngushellime familjes per kete shkrimtar dhe poet.
Betim Muco erdhi familjarisht,nga Tirana ne Fier, dhe aty perfundoi Gjimnazin “Janaq Kilica”. Ishim shoke te nje klase.Ishte nxenesi me i mire i matures sone,shume i vecante,shume puntor e i thelle dhe shume i pjekur qe ne ato vite.E kemi dashur e respektuar te gjithe,Profesor e kolege.Qe nga vitet 1965 lexonte e perkthente nga gjuha Ruse, dhe ne Gjimnaz filloi te shkruaje poezi mbreselenese dhe me shume mendim.Largimi i Betimit nga jeta eshte nje humbje shume e madhe per Familjen e tij,miqte dhe shoket,por edhe per Shqiperine…
Betimi ishte jo vetem Profesor ne shkence, por edhe cilesor ne letra. Humbje e madhe,ngushedhime Familjes.