FOTO/ Mrekullitë arkitekturore në aeroportet më të mëdhenj të botës!

20 Janar 2015, 17:06Kulturë TEMA
FOTO/ Mrekullitë arkitekturore në aeroportet më të

Këta janë cilësuar si aeroportet më të mrekullueshëm të botës nga BBC.

Disa prej tyre nuk janë inaguruar ende, pasi janë ende duke u ndërtuar.

Pasi të keni parë fotot dëshira juaj nuk do të jetë më të vizitoni vendin ku ata janë ndërtuar apo ku po shkoni, por vet aeroportet, të cilët do presin miliona udhëtarë./j.h

1.  Aeroporti Mexico City, në Meksikë. Hapet në vitin 2018  dhe është projektuar nga firma britanike arkitekturore Foster and Partners.

2.  Aeroporti Changi , Singapore, i cili hapet në vitin 2018. Është projektuar nga Moshe Safdie dhe ka nisur të ndërtohet në vitin 2014. Aeroporti duke më shumë si “Toka e OZ” me ujëvara, pemë dhe ura për këmbësorët qe do të ofrojë hapësirë për dyqane dhe restorante. Vërtetë i magjishëm!

3. Aeroporti ndërkombëtar i Indisë Mumbai’s Chhatrapati, i cili është hapur në vitin 2014, është projektuar i frymëzuar nga puplat e bishtit të palloit dhe pavionet me pasqyrat tradicionale indiane. Kjo shtesëaeroportit të Mumbai u hap shkurt 2014 dhe është vizioni i firmës amerikane SOM, e cila në website  e saj thotë se ashtu siç teksa terminali feston një identitet të ri botëror, të teknologjisë së lartë për Mumbain, struktura është e mbushur me elementë tradicionalë të historisë dhe kulturës.

4. Aeroporti intenacional , Shenzhen Bao’an në Kinë, i hapur në vitin 2013, i cili është 1.5 kilometra i gjatë është një tjetër mrekulli arkitekturore.

5.  Aeroporti ndërkombëtar Chongqing Jiangbei, Kinë, i cili do të hapet gjatë 2015-ës  është projektuar në trendin e terminaleve të gjelbra.  Me dy krahë duke u referuar dy lumenjëve struktura e  Chongqing është e vendosur brenda një parku. Pas përfundimit, terminal do të jetë në gjendje të presë 55 milionë pasagjerë në vit, duke u renditur ndër 15 aeroportotet më të mëdhenj në botë.

6. Aeroporti Pulkovo, Rusi i hapur në vitin 2014, është një tjetër aeroport spektakolar, i ndërtuar së fundmi.  Ndërtesë ka një çati të madhe të sheshtë me struktura të palosura poshtë, që shpërndajnë peshën larg qendrës duek ofruar suport gjatë rreshjeve të mëdha  të  borës.  Një fazë e dytë dhe e fundit e projektit do përfundojë në vitin 2015 dhe pritet që aeroporti ketë rreth 17 milionë pasagjerë në vit.

7. Aeroporti i ri i Stambollit, i cili pritet të hapet në vitin 2019, është një tjetër mrekulli e ndërtuar nga Grimshaw, e cila ka ndërtuar aeroportin e  Pulkovo në Rusi.

8. Aeroporti Mount Fuji Shizuoka në Japoni, është frymëzuar nga plantacionet e çajit.

10 komente në “FOTO/ Mrekullitë arkitekturore në aeroportet më të mëdhenj të botës!”

  1. stela says:

    Punon bota. Ne nuk jemi ne gjendje te ulim as cmimin e biletave.

    E instaloi Tos kurmaxhiu monopolin edhe detyrimisht LSI-ja e Likes e vazhdon fuqishem.

  2. liburn says:

    Aeroporto i kosoves ku esht,

    1. lloqe lloqe says:

      Në Kosovë!

  3. Beni says:

    ueeeee ai i Singaporit eshte i papame fare.

    Po per Tiranen ka ndonje projekt ? ?

  4. Kominatsi says:

    55 milon kinez do te thote 27 million pasagjer normal nejse . Shume pak Europe shof EkonomiA po iken ne azi

    1. Pelasgian says:

      Atje ku ka shume popullsi atje shkon Ekonomia . Po te kerkosh ne net do te shikosh edhe listat e areporteve me cilesor ne bote dhe shumica e tyre jan Aziatike .

      1. nbc anticensurë abc says:

        deri diku ke të drjetë!
        por mos harro se në europë janë të ndërtuar!!nuk kanë këtë madhështi/shpërdorim mund ta thuash!këta aeroporte ndërtohen në kinë indi rusi!vënde që deri më sot i kanë si hangarë,pak a shumë!janë vënde që duan të bëjnë publicitet të “qisin kanun”,stambolli është po në këtë frymë!sulltan erdogani do të turrullosë zgjedhësit e tij fshatar si turq dhe mbështetësit e tij në ballkan!!
        me të vërtetë këto aeroporte janë fantastik,por në fund të fundit duhet parä ana ekonomike!!ja vlen të ndërtosh tërë atë hapsirë(lartësinë 10-20m)për njeriun me lartësi mesatare 1.8m??
        botën e drejton ekonomia!!po nuk pati rendiment fitimtar investimi i parasë,shkohet drejt falimentimit!!
        imagjinoni aeroportin e singaporit!!gjithë ajo lartësi pemë dhe ujvara!
        lind pyetja!?
        kush i paguan shpenzimiet e mirmbajtjes??
        pasagjerët!?
        më duket se po!!sa pasagjerë do të anonin më shumë në kënaqësinë që ju jep të qënit për nja dy orë në këtë aeroport dhe sa do të ishin të kënaqur të kishin një biletë shumë më të lirë??

        1. Pelasgian says:

          Shume dakort me pjesen e pare ku flet per ” aereporte ” te ndertuara prej kohesh ne Europe dhe USA (ne fakt desha t’ja shkruaja dhe kte fakt Kominatsit) por per ” prestigj ” mund ti fusin nji rikonstruktim ( me dhon 1 dore pune ) .

          Singapori osht ” shtet m’vete mer lal ” , ka pare boll per me e mirembajt 1 aeroport . Me duket se ka edhe nr me te larte te miliarderve per koke banori . PRA 1 ISHULL SHTERP ( PAK A SHUME SI JAPONIA ) DHE SHUMICA E VENDEVE AZIATIKE ARRINE QE TA JA FUSE EUROPES DHE SHBA-ve QE ZHVILLIMIN MODERN E KAN FILLU QYSH 200 VITE ME PARE .

          Kjo fale (kujt)? FALE SHKOLLIMIT !!! . E te mendosh qe qytetrimin Europian e kemi pas dy hapa larg dhe skemi arrit as ta “mesojme” e as ta “.kopjojme”.

  5. Piklishi says:

    Te gjithe interresant e te larmishem por per udhetarin e njejta karrige pushimit ne pritje te tranzitit.

  6. Eri says:

    Keni Prishtinen dhe Shkupin aeroporte te standartit te larte nderkombtar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje