Shqipëria konkurron për Ariun e Artë me "Hanën, "burrneshën" e romanit të Elvira Dones

19 Janar 2015, 15:24Kulturë TEMA
Shqipëria konkurron për Ariun e Artë me "Hanën,

Shqipëria do të konkurrojë në edicionin e 65-të të Berlinale-s me një film që flet për historinë e “burrneshave” shqiptare.

Filmi “Burrneshat” (Sworn Virgin) është prodhim i  Erafilm production,  Vivo Film, Rai Cinema dhe Colorado Film.

Ai vjen si bashkëpunim italo-shqiptar me skenar të autorëve italianë Laura Bispuri dhe Françeska Manieri, mbështetur mbi romanin e Elvira Dones, “Hana”.

Sworn Virgin  është në garë me 23 filma të tjerë, që garojnë në Festivalin e Filmit në Berlin për Ariun e Artë dhe të Argejndtë .

Regjisorja e filmit është  Laura Bispuri, producente Sabina Kodra, ndërsa marrin pjesë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku dhe ata kosovarë Luan Jaha, Ilire Çelaj./j.h

 

13 komente në “Shqipëria konkurron për Ariun e Artë me “Hanën, “burrneshën” e romanit të Elvira Dones”

  1. Bote Shqiptare …e mbetur brenda gropes se se kaluares .
    Dhe cfar i flet ksaj Bote sot ky film ?!

    na ja, bote shqiptare .
    Shume suxsese .
    Shpresojm qe Burrnesha ta mberthej Ariun.;)

  2. ilir says:

    nuk shkon ne milano po ne usa ,te pakten ne liber eshte keshtu…shpresoj te fitoje se interes do kete me siguri filmi..urime.elvira dones eshte ajo qe sali serbi e quante prostitute ne itali po eshte nga te paktet shkrimtare interesante e ketij shek..

  3. Nikolla says:

    Upps!
    E perse ky qenka nje film shqiptar. Sipas kritereve te gazetes “tema” te vendosura rreth dy vjet me pare, duhet protestuar. Me pas duhet botuar edhe letra e ndonje “artisti” shqiptar drejtuar jurise se festivalit ku te argumentohet sipas te njejtave kritere (producent i huaj, skenarist i huaj, regjisor I huaj) mospjesemarrja e filmit ne nje festival nderkombetar. Njesoj si me filmin Falja e Gjakut. Atehere gazeta tema e mbyllte me shpjegimin se kemi artistet shqiptare qe duhet te na perfaqesojne. Dhe perfaqesimi ishte dinjtioz. Shkruesi I letres, dergoi filmin e tij qe as nuk ja pane fare.

  4. lengu says:

    burrneshat shin gra si burra, te padepiluara qe si merrte askush. pune majmunerie

  5. qytetari says:

    Nuk e kuptoj se cfare do ti ofrojme Evropes me kete film !
    Boll ekzotike jemi ne per Evropen ndaj s eshte nevoja te behemi dhe me teper duke cfaqur fenomene te tilla qe edhe per shumicen e shqiptareve jane sa te panjohur aq edhe te cudicem dhe te papranueshem.

  6. kushtrimi says:

    nese per disa eshte jokulture per europianet eshte diqka interesante.ata i marrin gjerat avash. jam i bindur se do fitoje ndonje cmim.

  7. ARUSHA says:

    “Burrneshat Shqipetare ” jane femrat me karakterin me te forte te shoqerise shqiptare ,qe i kunderviheshin edhe Ligjeve te Kanunit ( sic eshte martesa ne djep OSE shitjes se vajzave )dhe keto jane ” AMAZONAT E MITOLOGJISE SE LASHTE ” dhe duhet te jemi krenar , qe ato jane akoma pjese e shoqerise tone shqipetare tone ashtu si ne shekuj me pare !

  8. Lulezim says:

    Burrneshe e vertete kjo Elvira qe e ka kthyer ne thuajse okrobaci te “pafajshme” mbiemermbajtjen e burrit e me pas DONES-izimin e rrjeteve sociale. Asnje nga ne nuk duhet te harroje se kur nje e menduar nene, braktis dy femijet e saje gjasme “per nje jete me te mire”, atehere nuk ka planet ta pranoje kete felliqesire DONES pas Licaj. O Kufome si mban dheu…

    1. Nuk do isha i sigurt ,sa lejohet qe te diskutohet jeta private e “DONES”por nji dicka do deklaroja hapur ,pa me te voglin hezitim ksaj bote te cmendur .
      Un mundet si mashkull pasionant vs atij pasioni femeinil ,pra vs nji femre te jem i cmendur .Por nqs kjo femer do hidhte posht femijet e saj ,gjakun e saj per mua …un do ta urreja me gjith shpirt ate tip femre .

      1. Blue Jasmine says:

        Keshtu mendoj dhe une @cun i keq. Kur nje femer (nene) braktis dhe i mohon dashurine femijeve te saj, cfare dashurie mund te presesh nga ajo.

        1. Salve Jasi…tingellon bukur gjuha jote ?

  9. Margarita, Toronto says:

    Ah! Shqiperi, Shqiperi…
    Atyre qe u dhemb ti,
    nuk kane fuqi…

    1. Perfekt .
      Tingellon si hymni shpirtit shqiptarit vertet,
      komenti juaj Margarita …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje