Nga Pëllumb Kulla
HYRJE E SHKURTËR E LIBRIT
Të rinjtë sot, i përfytyrojne njerzit e asaj kohe të zymtë, të zënë tërë kohën me hallet e jetës, me pasigurinë e bukës së përditëshme dhe me merakun se mos bindjet dhe shijet e tyre, do të binin në sy që ishin ndryshe nga ato që pat përcaktuar shteti.
Përfytyrohet pra, vetëm një shkretëtirë trishtimi gri, pafund…
Por ne qeshnim… Oh, sa shumë qeshnim! Dhe jo nga pavetëdija e trysnisë, apo moskokëçarja. Tani pas disa vite endjesh nëpër botë, mua më duket se nuk kam parë këtej, të qeshet aq sa qeshej dikur në Shqipëri. Bile unë mendoj, se as në vetë Shqipërinë e sotme, nuk qeshet aq sa qeshej dje.
E gjithë kjo ngjan si një dëshmi e favorshme në gjyqin historik të regjimit komunist. Që të jemi të drejtë, e qeshura jonë e atyre viteve i detyrohet regjimit, por aspak si bindje ndaj urdhërit suprem të tij, që shtetasit të ishin medoemos të lumtur.
Në përshkrim të mënxyrave të regjimit komunist, janë shpenzuar male me letër e dete me bojë të zezë, por ky libër këtë radhë, nuk do të merret me gjëmat. Ai regjim ishte i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar, sa për të përmëndur ca epitete të thëna e të përligjura. Por ai ishte njëkohësisht edhe grotesk… Pushteti shtazarak nganjëherë jeton edhe me shekuj, por kur merr trajta qesharake, ai bëhet më i thyeshëm, pasi u jep shpresa të prekshme shumicës që e përbuz. Ai i tremb ithtarët e vet të pakët, që ia venë re këtë anë të zbuluar, të cilën garnizone të tëra nuk ia mbrojnë dot.
Jo gjithmonë e qeshura është dëshmi e lumturisë. Për dekada të tëra, e qeshura na u bë ne një lëvozhgë, një zhguall i fortë që mbështolli gjallërinë dhe shpresat tona. Dhe kishte vërtet aq shumë me se të qeshje: plane, tufëzime, statistika, shtrembërime, festa, fjalime, shefa e vartës, gjykatës dhe të goditur… Ishin plot gjëra, të cilat me urdhër nga lart, jo vetëm që nuk duhej të merreshin qesharake, por bile duhej të trajtoheshin si të shënjta dhe solemne.
Kishte aq shumë lëndë mbi se të qeshnim, por falë i qofshim Zotit, u gjendën edhe mjeshtër, që e gatuanin dhe e servirnin atë. Patëm në mes tonë mjeshtër të jashtëzakonshëm, të njohur dhe të panjohur.
Njëri prej këtyre të njohurve është Skënder Sallaku, një artist me dhunti të natyrëshme, plotësuar këto me një përgatitje të gjatë raskapitëse e profesionalisht të përsosur. Emri i tij dhe i imi, hera-herës rreshtoheshin tok në fushën ku punuam vite, veç dhe bashkarisht, për aq e aq spektakle gazmore. Por unë nxitoj të them, se ky libër nuk është aq për të qeshurën e përgatitur në ngrehinat shtetërore, siç ishin estradat, teatrot e koncertet, as për veten dhe bile, paradoksalisht, ky libër nuk është tamam as për Sallakun. Shfaqjet tona të mirë-afishuara ishin aq të varfëra me plazmën të cilën po përgatitem të derdh unë këtu, sa në vend të një vetëpërgëzimi këto fletë libri rendin drejt një shfajësimi. Veçse frika jonë ishte tërësisht e përligjur, pasi nuk ishte kollaj të thoshe më shumë mbi skenë, nën tmerrin e ndëshkimit që nuk kursente askend. Artistët tanë që gatuanin humorin për skenën, radion dhe TV, patën meritë të madhe për atë pjesë gazi të shëndetshëm, që i sollën bashkëkohësve, por temat e mëdha afërmëntsh, nuk mundën t’i prekin.
Vetë Skënder Sallaku, që do të mbretërojë në faqet e këtij libri, nuk bëri përjashtim. Ai nuk tha dot e nuk u përpoq kurrë të thoshte që nga skena ndonjë gjë historikisht mbresëlënëse a tronditëse. Zoti na ruajttë! Por duke qënë një artist mjaft popullor, një emër shumë komod, atij iu veshën pothuaj të gjitha gazmoret e helmëta që i kishin majat e shigjetave përpjetë dhe qëllonin lart, shumë lart. Në shëtitjet e mbrëmjes a në tryezat që besoheshin se ishin larg ndonjë veshi të keq, njerzit afronin kokat dhe me zë të ulët pyesnin “E morët vesh këtë të fundit të Skënder Sallakut?” Dhe tregonin me ashk një shprehje, një barzeletë, një frazë, për të cilën mund të shkoje në burgjet, ku nëntëdhjetë për qind e atyre që popullonin ata burgje, nuk kishin thënë asgjë të këtij lloji.
Shkëndijën për këtë libër ma dha Vitorja, e shoqja e Skënderit, e cila kish filluar të hidhte ca shënime.
E mora unë përsipër këtë barrë të këndëshme me kredencialet e njeriut që është marë me prashitjen e këtyre lloj arave. Unë do të përpiqem t’ju tregoj se si e qysh Skender Sallaku, me djersën që derdhi, i begatoi dhuntitë e ralla që i fali natyra, por vendin kryesor në këtë libër do ta ketë aventura e tij e gjatë me ato tregimthe zbavitës, të cilët tani kanë thjesht një vlerë arkivale.
A ju ka zënë syri njerëz që ndalen të shohin, me admirim dhe zemër të ngrirë tok, një fëmijë që marrëzisht zbavitet tek kalon mbi tubin e ujësjellsit 20-30 metra sipër një përroi shkëmbor me thepa të egër atje në fund të humnerës? Ata i kthejnë krahët fëmijës që pasi ka kaluar përroin vazhdon ecjen mbi tub, sipër një livadhi të butë, që shtrihet aty ca pëllëmbë më poshtë. Kurreshtarët nuk kanë më interes edhe pse qafa e tubit është po ajo, e zotësia po ajo. Por nuk është po ai rreziku.
Ashtu edhe këto anekdota tani të japin të kuptosh se vlera e tyre e vërtetë ishte tok me rrezikun.
Vendosa pra t’i shkruaj këto faqe, duke dashur që të përzjej në të miellin dhe furrtarin, me shpresën e patundur, se nga faqet e këtij libri, Sallaku do të na vijë i ri, çapkën, klloun, vëzhgues, mbledhës i nektarit gazndjellës dhe tregimtar i këndshëm…
KADRI HAZBIU ARGËTOHET ME TRAFIKANTËT E HUMORIT
Me Kadri Hazbiun, ministrin fytyrëvrer të Sigurimit të Shtetit, Skënderi ishte takuar rastësisht në shtëpinë e Besim Levonjës.
Ministri shprehu kënaqësinë që takohej me artistët dhe “pas një dite, vërtet të lodhëshme në zyrë, vetëm pamja e tyre rreth e qark mikut të tij, Levonjës, ishte një prehje e ëmbël”. Besim Levonja, ishte mjaft i njohur në fushën e humorit. Përveçse komediograf, ishte vetë aktor i shkathët i komedisë. Edhe në bisedat me shokët binte në sy natyra e tij gazmore.
Atë ditë, megjithëse i mbërthyer në shtrat, Levonja arriti ta shtendoste atmosferën, e cila rrezikonte të ishte gjithnjë ashtu, në praninë e mysafirit të rëndë, këtij Zoti të Madh të universit të përgjimeve, ndjekjeve, denoncimeve dhe torturave psiko-fizike mbi kundërshtarët e regjimit. I zoti i shtëpisë urdhëroi njerëzit e vet të sillnin më shumë raki dhe meze, kurse Kadri Hazbiu, pa vënë alkohol në gojë, pranoi ta zgjaste edhe pak vizitën.
Në një çast ministri e zuri veten teksa më shumë po fliste se po dëgjonte, gjë që ishte e pazakontë për natyrën e tij prej polici ultraprofesional. Megjithëse ato që tregonte ai, artistëve u takonte t’i dëgjonin rallë e ishin vërtet interesante, Kadri Hazbiu vendosi ta mbyllte këtë çezmë dhe ta shkopsiste edhe më tej atmosferën. Për këtë iu kthye Sallakut:
“Më kanë thënë se ti tregon ca histori të bukura… Është e vërtetë, Skënder?
Skënderi e qëroi zërin dhe ia ktheu me një shprehje kënaqësie për komplimentin: “E vërtetë është, shoku Kadri… Po shpesh, varet… si të qëllojë repertori, apo problematika, që na vjen nga Komiteti i Partisë…
Hazbiu nuk deshte ta linte artistin të luante më gjatë budallanë.
“Jo mor jo, unë nuk flas për tematikat, që ju porosit Komiteti i Partisë. Unë jam kureshtar e do të kënaqesha shumë, po të dëgjoja ndonjë nga ato, si i thoni ju, nga ato “të xhepit” që në skenë nuk mund të tregohen se është frika e biçakut të Çeços …
Ç’ishin aty, i kishin sytë nga Sallaku. Të gjithë e kuptonin se çfarë po lypte Shefi i Sigurimit. Edhe pse çehrja ngjyrë dheu e ministrit nuk pat ndryshuar fare, këtë kërkesë nuk po i a shihnin aspak qëllimkeqe. Zor se Kadri Hazbiu do të dëshmonte pabesi në sy të artistëve. Megjithatë, Skënderi mundohej t’i shmangej. Ia kishte frikën këtij njeriu. Një herë mendoi ta kalonte radhën me ndonjë nga ato që zyrtarisht nuk shihnin dritë. Vendosi t’ia plotësonte kërkesën Kadri Hazbiut me ndonjë pornoanekdotë, shumë nga të cilat edhe sot në pleqëri, Sallaku i ka gati edhe sikur ta zgjosh në gjumin e parë të mesnatës… Por këtyre lëkundjeve, u dha fund Besim Levonja.
“Ec, o Skënder tani, mos e tirr gjatë e trego ndonjë nga ato kundër këtyre të mëdhenjve. Këta të parët e fesë i kanë qef anekdotat kundër tyre!”
Të gjithë prisnin me sy nga Skënderi.
Mirë, me që keni qejf, po e tregoj atë të vetmen që dij!”
“Mirë, atë të vetmen, tregoje!” iu përshtat ministri i policisë.
Deri këtu kërkesat, frenat, shtytjet, shmangjet e kishin bërë atmosferën mjaft të tendosur dhe nuk gjendet në botë anekdotë që mund të korrë sukses në kushte të tilla. E këtë, më mirë nga të gjithë mjeshtrat, e di Skënder Sallaku. Prandaj ai vendosi të bëjë të ashtuquajturën “nxemje”.
“Unë po e tregoj,” paralajmëroi Skënderi me aventurën në gjak, me atë cilësi që e ndihte të merrte më lehtë se gjithë të tjerët vendime, të hypte në pedanën nga ku do të fluturonte, ose të kërcente nga lartësitë e cirkut përmbi rrjetën elastike. “Unë po e tregoj, por ju të gjithë më paçi në qafë po shkoi gjë në vesh të Sigurimit!
“Kurrë! Vdesim e nuk rrëfejmë!” u fut me lehtësi në lojë i madhi i gjithë sigurimsave.
Skënderi e ndjeu se temperatura ishte tani ajo që duhej.
Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, i ka shtruar një drekë pune, Shefit të Shtabit të ushtërisë së Kinës, Pao Y, që ka ardhur në Shqipëri në krye të një delegacioni.
Balluku ve re se mysafiri kinez po mundohet prej një gjysëm ore të presë me thikë njërën nga copat e mishit në tavën e kosit. Nuk e pret dot, heq dorë, pret fare kollaj një copë tjetër dhe prapë me këmbëngulje, kinezi i kthehet të parës, që as nuk i hyn piruni e as nuk e pret thika.
Kur Shefi Pao i kthehet koklës së mishit për herë të tretë, Beqiri nuk duron më dhe i thotë përkthyesit:
“I thuaj shokut Pao, të mos lodhet kot. Ajo copë nuk është mish. Është një mikrofon, që na kanë vënë këta çunat e Kadri Hazbiut, nga Ministria e Brendshme!..
Duhet t’u jepte Kadri Hazbiu udhën të qeshurave, që të shfrenin dhe të tjerët. “E bukur,” tha më shumë për mirësjellje.
“Një ditë,” – e hapi xhepin më tej Sallaku, duke dashur të hidhet në mes të figurave më të njohura vendase, “shoku Enver, u shqetësua shumë se nuk po gjente një bllok të vogël që e kishte me shënime të fshehta… Nuk ishte me shënime ushtarake, armatimesh e forcash… Ishte thjesht një projekt pesëvjeçar për zbulimin e armiqve brënda në udhëheqje të Partisë. U bë tym. Grrrap, telefonin! Të ka marrë ty shoku Kadri…
“Vazhdo!” tha ëmbël dhe me ton urdhërues Kadri Hazbiu.
– … “Kadri”, tha Enver Hoxha, “dikush më ka marrë bllokun, ku mbaj ca shënime rezervate. Nuk është puna te blloku, por më vjen plasje, që jam i rrethuar nga kaq agjentë armiq. Kush ma bën këtë punë?” “Mos u bën merak shoku Komandant!”, i thotë …i paskeni thënë ju. “Do ta gjejmë!” . Edhe Sigurimi paska filluar nga detyra. Ata të personelit rreth e qark shokut Enver u morën në pyetje, ditën, natën dhe hetuesat i përdorën të gjitha mjetet që t’ju kujtonin atyre se ç’u kërkohej .
Ditën e tretë shoku Enver e gjeti bllokun e famshëm në xhepin e pizhameve dhe mer Kadri Hazbiun në telefon: “Kadri, pezullo hetimet, lëri dishimet e mos u lodh, se e gjeta bllokun”.
“Mos e keni gabim, shoku Enver. Këtu deri tani, tetë vetë e kanë pranuar që ju a kanë vjedhur bllokun dhe ua kanë përcjellë atë agjenturave të huaja!”…
“Kjo anekdotë është ruse, edhe është treguar me Stalinin dhe ministrin e tij të brëndshëm, Berian, kur gjeorgjanit i humbi çibuku,” tha i madhi i Sigurimit duke u lëshuar në një gaz të shlirët. “Kurse këtu, ju e përshtasni dhe e tregoni për ne… E si reagojnë njerëzit kur i dëgjojnë? Qeshin?”
“Absolutisht, jo!” nxitoi Skënderi. “Revoltohen shumë sapo e dëgjojnë. E kuptojnë që është e importuar, dhe flet për gjëra që nuk ngjasin kurrë këtu tek ne!”
Të gjithë sa ishin, shpërthyen në gaz. Kadri Hazbiu për vete fshinte lotët.
“Tiranas i poshtër je, Skënder Sallaku!.. E për çfarë tjetër revoltohen njerëzit?”
“Për të gjitha… Po më shumë janë revoltuar për këtë tjetrën…”
Dhe njërën pas tjetrës Skënder Sallaku, i tregoi Kadri Hazbiut njëmbëdhjetë anekdota.
Uturima e të qeshurave nga dritaret e Besim Levonjës zbriste deri në rrugë, ku rojet dhe shoferi i ministrit shihnin njëri-tjetrin të habitur. Kurrë nuk e kishin dëgjuar shefin e tyre të qeshte aq shumë e aq gjatë!…
Dhe Kadri Hazbiu ia mbajti fjalën Skënder Sallakut: ministri vdiq e kurrë nuk i rrëfeu njeriu se përse kishin qeshur me komikun e njohur, kur u ndodhën në të njëjtën kohë për një vizitë. Emri i Kadri Hazbiut ironikisht pat përfunduar në një nga faqet e bllokut të anekdotës dhe pak më shumë se një dhjetëvjeçar më pas, në rrjedhën e një fushate të korrash në plenume, ministri ish gjendur para togës së pushkatimit. Tërë anekdotat që Kadri Hazbiut pat dëgjuar nga Skënder Sallaku atë natë, për këtë pushkatim flisnin. I madhi i armës enveriane të Sigurimit, pat qeshur si kurrë më parë në jetën e tij, bile mund të kish kuptuar dhe profecinë, por sado komunist dhe larg bestytnive, specia e tij në themel e kish të rrënjosur njërën nga ato: atë që fatet e shkruara nuk mund t’i ndalësh!…
Nga libri “S. Sallaku ose si qeshnim nën diktaturë” (2001), fq 53
Në një ditë të bukur pranvere të vitit 1991, në sheshin Skëndërbej të Tiranës, qindra mijë njerëz prisnin vizitën e Sekretarit të Departmentit të Shtetit amerikan, Xhejms Bejker. Ishte ardhja e parë e një shtetari amerikan në Shqipërinë tashmë të hapur ndaj botës, pas gjithasaj mbyllje të zgjatur afro një gjysëm shekulli. Monumenti gjigand i Enver Hoxhës ishte gremisur e nën shtërngatën e pështymave, ish hequr zvarrë nga sheshi i madh. Tani ngjante sikur e tëra kjo qe bërë për t’i lënë vend podit të lartë, ku do të pritej përfaqësuesi i botës së lirë.
Me gumëzhitjen e tyre rrugët premtonin një pritje të paparë kurrë ndonjëherë.
Kështu, një orë para se Bejkeri të ngjitej në tribunë, ne ishim ulur në një ballkon të katit të pestë në rrugën e Durrësit, nga do të vinte vargu i makinave. Ishte apartamenti i ungjit të mikut tim Ilir Bezhanit. Që atje lart ne mund të shikonim djathtas fundin e rrugës, majtas hyrjen në sheshin e madh dhe tribunën e ngritur me ngut, në krah të Kastriotit mbi kalë. Bash prapa derës së ballkonit me ekran të kthyer nga ne, kishim afruar një aparat televiziv. Në të gërshetoheshin pa pushim pamje të aeroportit, të sheshit, të vargut të policëve, që gatiteshin të përballnin valën e turmës së përndezur, fëmijë që prindërit i ngrinin lart mbi supat e tyre, për të parë se mos vinin veturat.
Në ballkonin e katit të katërt, jo tamam ndën ne por pjerrtaz, banorët po nxirrnin disa karrige për të parë edhe ata këtë spektakël, që gjithkush e priste madhështor.
Pas pak minutash, Sallakët u vendosën nëpër karrige dhe ngjatjetuan familjet
e tjera të dala në ballkonet për rreth. I fundit doli komiku i shquar, koleg dhe mik i vjetër imi dhe i Ilirit. Skënderi vështroi lart nga ne, e vuri re për pak sekonda praninë tonë të pazakontë dhe pastaj bëri drejt nesh një reverancë të thellë, që edhe Bejkeri vetë do të na e kishte zili.
ballkon?! Ky që vjen është mysafiri ynë. Ju, komunistët, nuk keni punë me të.
Skënderi zuri vend në karrige dhe iu përgjigj menjëherë goditjes sime me
dialektin e tij të zhdërvjelltë tiranas:
Partia! Ju sollëm Hrushovin, Çu En Lain… Me meny! Duam Bekerin! Urdhnoni ne Bekerin! Por amo’, gjithë knej, kah ky boulevard, konë kalu e njikshu, jon pritë.
rrugë me urdhër?
lirë. Dhe kjo demokraci e kjo liri, me urdhër partie erdhën: merrni lirinë! Kush nuk merr lirinë, e pret burgu!
Kjo ishte gjuha tipike e Skender Sallakut. Në radhët e partisë komuniste që
prej mbi një dyzinë vjetësh, Sallakut i pëlqente si një shend i lehtë parodie, të folurit në emër të partisë, me slogane nga më të strepsurit prej përdorimit. Vite me radhë, ajo ishte një si lloj përqeshje e lehtë, elegante dhe e përmbajtur.
Në ekranin prapa nesh, po jepej zbritja e Bejkerit në Rinas. Turma, poshtë
ballkoneve tanë në të dy anët e rrugës këtë nuk e shihte. Ajo përgatitej të shquante shfaqjen e afërme të veturave. Njerëzit po i lodhnin para kohe majat e gishtave të këmbëve duke u munduar të shihnin mbi kokat e të tjerëve. Policët shtynin valët e njerëzve për të lënë një korridor të mjaftë për karvanin e gjatë të automjeteve që do të vinin. Si për të bërë provat e pritjes, njerëzit brohorisnin:
Dialogu ynë me Skënderin vazhdonte:
veshët nga këto brohoritje të gëzueshme të popullit! Eh, çfarë vreri duhet të shkumbëzojë në zemrat tuaja komuniste!
gëzim! Asnji nuk kishte për të dalë me e pritë amerikonin sot, po të mos ia kishim marrë shpirtin këtij populli për 50 vjet! Vetëm për me mrritë ke ky gëzim e kena bo’!
Më pas vargu i veturave u duk vërtet dhe ne nuk e shtymë më gjatë dialogun.
Na përpinë të gjithëve episodet e rrallë të shfaqjes së gëzimit, ato që vetë Sekretari i Shtetit Bejker, do t’i përshkruante më pas në kujtimet e tij, si dëshmi të pritjes më madhështore e më prekëse që i është bërë ndonjëherë në jetën e tij: qilimat që hera herës i shtronin para veturës së tij; tentativat për ta ngritur peshë automjetin, që po e sillte në këtë vend aq të cfilitur nga barra e rëndë e diktaturës më të egër komuniste; njerëzit që puthnin paprerë dyert dhe dritaret e veturës; lulet që hidhnin fëmijët mbi xhamat dhe çatinë e saj; lotët që rridhnin mbi faqet e grave dhe burrave, thinjur e thyer nga kjo pritje, që deri pak javë më parë u dukej pa fund.
Veturat e çanin rrugën me vështirësi, pasi policët ishin zhveshur nga gjithë rreptësitë që zotëronin, duke përfshirë edhe atë të rregullit minimal rrugor, ende tepër i nevojshëm, pavarësisht nga ndryshimet politiko-shoqërore që përjetoheshin ato ditë.
Sapo spektakli rrëshqiti mbi rrugën poshtë nesh dhe u përpi nga turma që mbushte sheshin e madh, ballkonet u boshatisën si me urdhër. Të gjithë u futën nëpër apartamente, për të ndjekur në ekranet e televizorëve fjalët e mirëseardhjes dhe mirësegjetjes. Edhe Sallakët po e boshatisnin ballkonin.
Para se edhe unë të hyja në apartamentin e Bezhanëve, i hodha një vështrim të fundit Skënderit, i cili ende nuk pat lëvizur nga vendi. Ajo që kish ndodhur para syve tonë, e kish shtënë në mendime të thella dhe komiku nuk u kthye më, as të vazhdonte me mua romuzet në dialogun e ndërprerë e as të shkëmbente mbresat me ne. Ne përjetonim, jo një vizitë shtetërore, jo ardhjen e një përfaqësuesi nga vendi më demokratik i botës, jo një premtim lumturie, që vendi më i begatë i rruzullit dukej se atë ditë e dërgonte me lajmësin e tij më të shquar. Atë ditë prekej me dorë një tabu hije rëndë dhe hapej mbi botën e lirë një portë, së cilës i rrapëllinin hekurat e ndryshkur.
Skënderi, ky njeri, që të gjithëve u le përshtypjen se ndaj fenomeneve të madhërishme nuk është kurrë aq sa duhet serioz, ndihej se kish mbetur i shokuar nga ajo që pat ndodhur poshtë nesh dhe po vazhdonte të ndodhte më me zjarr në rrugën drejt tribunës. Unë dyshoja se Skënder Sallaku nuk kish as vetëdijen më të vogël, se sa shumë pat bërë ai për të ardhur te kjo ditë. Teksa për vetëdijen e turmës isha i sigurtë fare: ajo turmë që zgjatej poshtë ballkonit dhe mbushte sheshin, nuk e kuptonte se këtij njeriu që i pat lehtësuar natën e gjatë, ajo i kish borxh një pjesë të gjallërisë, të gëzimit të lirisë, i kish hua një pjesë të shpresave dhe të mbijetesës.
Nga libri “S. Sallaku ose si qeshnim nën diktaturë” (2001), fq 15
as per te qeshur e as per te qare gjithesesi humor tironee??
Pellumb Kulla ka qene edhe ne ate kohe ne vizen e Klonit, por edhe sot eshte ne te njejten vize.
Pak a shume ky lloj shkrimi eshte si ajo barsaleta per Ministrin e Komunales tironsin e njohur Xhemal Tafaj.
Xhemali shkon ne Egjypt me Shane Korbecin ne nje delegacion Qeveritar.
Kur kthehet, mbas 2-3 ditesh behej nje Konference Kombetare, dhe Xhemali kishte mbledhur 3-4 vete dhe i tregonte mrekullite qe kishte pare ne Kajro. Mbas cdo tregimi kerkonte aprovimin e Shanbes, qe ishte ne nje grup tjeter ngjitur. Apo jo Shane? e pyeste. Por Shane Korbeci bente sikur nuk degjonte. Xhemali vazhdonte te tregonte te tjera mrekulli, sesi dyqanet ishin plot me fruta te gjithe vitit, dhe perseri pyeti Shanen: Apo jo Shone? Perseri Shanja beri sikur nuk degjoi. Xhemali vazhdoi me te tjera, dhe perseri pyeti Shanen: Apo jo Shone? Shanja beri sikur nuk degjoi.
Atehere Xhemali e kuptoi dhe ju tha atyre: Ore dyqanet plot ishin, po kishte njeri qe blente? Asnje.
Barceleta e fundit qe me ka treguar i miri Skender Sallaku: -Po rrija ketu ku jemi tani (para kafe “Aleanca”)kur ne kembet e mija qendron nje Benc nga ku zbret Kadri Hazbiu dhe me drejtohet: -Ore Skender “kushurijt e tu ishin ata qe i kapem ne kufi duke u arratisur?”.I ndodhur ne situate kaq serioze u trondita dhe ja ktheva: -“Baba me tha mbrame,or bir deri parmbrame i kemi pas kushurij te pare,kurse nga mbrame e tutje i kemi kushurij o te 6-te o te 7-te”.Kadriu u shkri se qeshuri dhe Skenderit i erdhi gjaku ne vend.
Barcalete tjeter e Skenderit. E therret Skenderin Kryeministri ne zyren e vet dhe i kerkon ti tregoje ndonje barcalete. Ishte koha kur nuk kishte mish. Skenderi i thote se i kujtohet nje, por kishte frike ta thoshte. Kryeministri qeshi dhe i dha fjalen. Skenderi tha : Dikur ne dyqanet e mishit shkruhej “KASAP”, hyje mbrene dhe gjeje mish, sot ne ato dyqane shkruhet “MISH”, hyn brene dhe gjen kasap.
Pershendes zotin Pellum Kulla per shkrimin e tije. Kemi nevoje per kesoj shkrimesh, se na prishi gjakun duke na servirur vetem kronika te zeza.
Shpresojme se zoti Kulla do te kujtohet perseri te shkruaj.
RESPEKTE PER NJEREZ TE TILLE
Cfare? Barzeleta te shpifura e te sterdegjuara komentatoresh do lexojme tani. Autori nuk i ka barzeletat qellim ne vete por ne funksion te komikut si karakter. Boll ma!
Qe te dy si Skenderi si Pellumbi spiuna te sigurimit kane qene
Skenderi ka qene aq tironc, sa spiunonte tironcit, tallej me emrat e tyre qe te qeshnin te ardhurit qe kishte sjelle enveri.
Shiste bythen per pese lek.
Dava legeni.
Respekt dhe Perulje per Humoristin dhe Shakaxhiun shume te madhe Shqiptarr , perfaqesuesin ideal te popullit qytetar te TIRONES !
JAM E LUMTUR QE E NJOFTEM DHE E PATEM NE JETEN TONE , QE NUK DO KTHEHET ME KURRE !
Ti mund te jesh GOMARICE,perderisa shkruan “jam e lumtur …” ?
Apo … Gomari nuk merr vesh nga drejtshkrimi… ?