Kompozitori i njohur jeton prej kohësh në Ksamilin e largët, ku ka ndërtuar një “ishull” të pazakontë arti dhe muzike. Ai flet në këtë intervistë për sfidat e jetës larg metropolit, pa harruar të komentojë gjendjen e muzikës shqiptare në ditët tona.
Nga Skënder Minxhozi, JAVA
Zoti Dizdari, pyetja e parë lidhet domosdoshmërisht me vendin e banimit që ju keni zgjedhur prej vitesh. Dikush mund të pyesë, se me çfarë e mbush ditën njëri ndër muzikantët më të mëdhenj të vendit, në një vend që mund të konsiderohet për një moment si një “cep i humbur” i Shqipërisë?
Të më ndjeni por përcaktimi “cep i humbur” mendoj se nuk shkon. Le të themi që jetoj prej vitesh në një cep të Ilirisë së Jugut, siç thoshte Kuteli i madh. Për të filluar rrëfimin tim, ju them se bëj një gjumë të lehtë, të mbushur me ëndrra dhe entusiazëm. Për pasojë edhe mëngjesi më gjen me humor të mirë. Ditët janë shumë të bukura në Ksamil. Gjithçka për mua fillon me ushtrimin në piano. Luaj pjesë pianistike, vepra koncertore, lexoj letërsi muzikore. Kam një bibliotekë shumë të pasur, me letërsi, libra shkencorë etj. Shpesh më thonë pse lexoj shumë libra. Me shaka u them se përpiqem të kompensoj edhe lexuesit e munguar të Shqipërisë. Kur dëgjoj që bëhen vërejtje për nivelin e përkthimeve, habitem paksa, pasi ne kemi një urgjencë më të madhe në lexues, sesa në përkthime apo botime. Përveç kësaj, jam shumë i interesuar me lajmet, aktualitetin, pa harruar të ndjek aq sa mundem edhe jetën koncertore të vendit.
Më pas merrem me organizimin e punëve të ditës, me nxënësit, me mbarëvajtjen e tyre. Ka mjaft nxënës të zonës që duan të mësojnë muzikë, por që nuk kanë një axhendë të fiksuar. Ajo që funksionon në rregull, është klasa e pianos, me të cilën merret bashkëshortja ime Adriana. Na ka bërë krenarë fakti se dy nga nxënësit e saj kanë pasur sukses në vijimin e studimeve. Njëri ka fituar për në universitetin e arteve në Tiranë, kurse tjetri ka fituar për në konservatorin nacional të Lionit. Befasohesh nga niveli dhe përgjegjësia që tregojnë nxënësit që kemi.
Pra Ksamili po e rivalizon denjësisht Tiranën në muzikë?
Nuk dua ta them këtë me zë të lartë, por efektivisht kur zhvillohet konkursi “Këngët e Tokës” nxënësit e Ksamilit nuk mbeten prapa.
Nese ju pyesin nese jeni penduar qe keni zgjedhur Ksamilin per te jetuar, cila do te ishte pergjigja?
Ka qenë shumë më e vështirë sesa e kam menduar, zhvendosja ime nga Tirana në Ksamil. Tani që gjithçka është lënë pas krahëve, mund te them se heq keq, por jam i lumtur. Mërzitem shumë, sepse shteti nuk më ndihmon. Ai që kaloi, më shikonte me armiqësi, për hir të asaj që kisha bërë në fushën e politikës. Qeverisja që ka ardhur më kujton gjithnjë gropën e zezë, ku e gjeti vendin. Them se ka të drejtë, ndonëse shpenzimet që bëhen janë sërish të mëdha. Strukturat e shtetit duhet të kuptojnë se e kanë detyrim ligjor, që të ndihmojnë për mbështetjen e mirëedukimin e fëmijëve e të rinjve. Mjafton të kujtoj se para disa viteve, nga rreth 230 nxënës që kishte gjimnazi i Ksamilit, 68 prej tyre merrnin drogë. Kjo vjen nga realiteti ku jetojnë fëmijët këtu tek ne.
Si e shohin këta fëmijë e të rinj faktin se kanë një kompozitor të madh mes tyre?
Jemi shumë larg nga qendra. Dhe për pasojë, në atë zonë nuk ka ndërgjegjësimin që ka kryeqyteti në lidhje me artin e muzikën. Në atë zonë ka shumë fukarallëk dhe përbërja demografike e Ksamilit është sot shumë heterogjene. Megjithatë, me kohën, situata ka ndryshuar disi. Tani ata e dinë që në vendin e tyre është ndezur një llampë që bën dritë. Por me keqardhje e them se ende nuk kuptohet sesa e rëndësishme është që njeriu të rrijë pranë dritës. Pa qenë skematik dhe as hipokrit, përgjegjësinë kryesore për këtë indiferencë e ka shteti. Deri më sot ka pasur interes mediash për atë që po bëjmë në Ksamil, por fatkeqësisht shtetin se kam parë kurrë të na thotë “pa ta shohim një herë ç’po bëni ju atje”! Në të njëjtën kohë ndjej keqardhje, pasi përtej faktit që kemi organizuar dhjetra koncerte, konkurse, ekspozita pikture e veprimtari gjithfarësh, përfshirë edhe ngritjen e grupit të baletit, por po mbahemi përmes vështirësish të panumërta financiare. Duhe tnjë bashkëpunim i ngushtë me shkollën, për të ndërtuar klasat e ndryshme, si për muzikën, pikturën etj. Përpiqem gjithashtu të ngre edhe një fanfarë, orkestër frymore për Ksamilin, sepse s’mund të pranohet që Korfuzi të ketë 18 të tilla dhe ne asnjë.
Le të kthehemi tek arti, me një pyetje paksa skematike. Me çfarë po merreni aktualisht?
Kam shkruar një operetë për fëmijë. Dua ta realizoj më fëmijet e Ksamilit në teatrin “Dafinat”. E kemi quajtur teatrin që kemi ngritur “Dafinat”, duke marrë shkas nga simboli i dafinës, si një bimë që kurorëzon suksesin, fitimtarët. Është një rast unikal për atë zonë, që të ketë një teatër me 300 vende, me të gjitha kushtet e skenës, fonisë e ndriçimit. Është për të ardhur keq që ai investim rri shumë kohë i pashfrytëzuar. Më erdhi mirë që projekti i operetës, që paraqita në Ministri, m’u miratua. Ky është një nder i veçantë për të gjithë atë zonë, por është i pamjaftueshëm. Me kaq fonde, është e pamundur që ky projekt të ezaurohet në të gjithë komponentët e tij.
Njerëzit kanë nevojë të movitohen, që të mos ndjehen provincialë dhe të harruar. Ky është një nga qëllimet kryesore të asaj që po përpiqem të bëj në Ksamil prej vitesh. Edhe opereta në fjalë ka këtë qëllim. Duket si një ngjarje e vogël, por ata fëmijë do ndjehen krenarë një ditë, kur të thonë “kam luajtur në operetën ‘Orët’”. Nga ai moment, ata të rinj nuk ndjehen më provincialë. Kjo histori më kujton veten timë, shumë vite më parë, kur ishim në Gjirokastër me shokë të mij si Viktor Zhusti, Baftjar Çene e shumë të tjerë, në vitet 55. Asokohe Tonin Arapi ishte ushtar atje dhe kishte shkruar operetën për fëmijë “Mësimi i pyllit”. Megjithëse kanë kaluar kaq dekada, ne sot e gjithë ditën i kemi në mend temat e asaj operete. Pra, i shpëtojmë fëmijët nga këngët surrogato të tregut të sotëm komercial.
Ka një debat të vjetër sa edhe tranzicioni shqiptar, rreth rrugës që ka ndjekur muzika e lehtë në dy dekadat e fundit. Tallava, muzikë me tone orientale, muzike komerciale, ritme të huazuara nga gjini si rap, dance, house etj. Si e sheh syri dhe si e dëgjon veshi i një kompozitori me famë të madhe dhe përvojë të gjatë, këtë produkt që ka mbushur radiot, televizionet, lokalet dhe dyqanet muzikore?
Për mua jeta shqiptare sot ka shumë pak muzikë. I kërkoj të falje lexuesit, por nuk marr përsipër të bëj një analizë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Arti, muzika, ka një mision në shoqëri. Më thoshte dikur një kardiolog, që nëse muzika nuk të krijon minimalisht një takikardi të zemrës, nuk është muzikë, nuk ka vlera. Vetë mjeku diku e kishte lexuar këtë shprehje të bukur, por unë e kam ngulitur në mendje këtë aksiomë, pasi është një e vërtetë e madhe, e padiskutueshme.
Personalisht kam mbërritur në një konkluzion, sa i përket muzikës. Sipas mendimit tim, muzika është siç është vetë shteti. Nuk ka asnjë dallim. Ky është një konstatim i një natyre jo vetëm profesionale, por edhe filozofike. Shteti shqiptar sot është në një gjendje totalisht të çorientuar. A e mbani mend Lanën si ka qenë? A i mbani mend vitet ’90, me britma, me ulërima dhe eufori false? Kështu është dhe muzika e sotme. Nuk ka asnjë mesazh brenda. Si janë universitetet e sotme, si është rendi dhe siguria, trafiqet e drogës e femrave? Të gjitha këto janë elemente që i bashkangjiten njëri-tjetrit, në harmoni me njëri-tjetrin. Muzika është njëri prej elementëve të devijuar të jetës sociale në Shqipëri. Për ta banalizuar disi, po marr shembullin e atij që merret me drogë dhe që komisionon shpesh ata që bëjnë muzikë me shijet e tij. E dini sa ka shkuar çmimi i regjistrimit të një kënge? Rreth 1500-2000 euro. Për një proces që nuk zgjat më shumë se një apo dy ditë, kërkohet gjithë kjo para e madhe. Si është e mundur kjo gjë? Dhe në fund produkti që del nga këto lloj rapotesh, emocionet që ai transmeton, ka pamjen e deformuar të botës nga vjen. Pas kësaj krijimtarie ska asnjë përjetim shpirtëror. Populli ja ka vënë me shumë mençuri emrin që i takon: tallava! Shihni sa këngëtarë ka. A janë vërtetë këta të gjithë këngëtarë? A i shihni sa të pahijshme janë skenaret, tekstet e këtyre këngëve? Çfarë shtrese sociale i takon kjo krijimtari? Ajo vjen nga nëntoka, nga basifondet e kësaj shoqërie. Dhe përgjegjës për këtë situatë është ministria e linjës, pra shteti.
Më vjen keq ta them, por shteti fshihet pas parimeve të larta të demokracisë, pas të drejtave të njeriut, të drejtës së krijimtarisë, mospërdorimit të censurës etj. Dëmi që po bëhet është katastrofal. Ne po vuajmë një gjendje jashtëzakonisht të vështirë të muzikës, pasi s’mund të flasim më për karakterin kombëtar të saj, për frymën popullore, për idealet superiore të krijuesit, për emocionet e larta të këngëve. Nuk kemi sot asnjë këngë monumentale. Keni dëgjuar sot ju këngë si ato të të Gaqo Çakos, Vaçe Zelës e plot të tjerëve? Kanë qenë këngë të jashtëzakonshme që sot nuk përsëriten më.
Shteti dhe arti e kultura? Si qendron aktualisht ky trinom? Sa dhe si investohet per artin e kulturen ne vendin tone?
Di të them që harxhohet shumë para për artin dhe kulturës. Por nuk është bërë kurrë një diskutim serioz, në rang shtetëror, për artin dhe kulturën. U prishën shkollat artistike, të gjithë e dimë se nuk funksionojnë me ngarkesën që u takon. Pedagogët dhe mësuesit kanë lëvizur, njerëzit më të aftë kanë emigruar, vëmendja e shtetit ka rënë. Mos ndoshta sepse i është lënë dorë e lirë tregut? Aspak. Megjithëse jetojmë në një demokraci të hapur, nuk do të thotë se në trotuaret e këtij shteti mund të derdhim çfarëdo lloj kove, me gjithfarë pisllëqesh. Sepse trotuari është i të gjithëve dhe produkti që ofrohet në emër të lirive, kthehet në fakt në mohim të vetë lirisë, për të pasur në duar diçka cilësore.
Mjafton të dalësh në xhiro nëpër Tiranë, për të parë se ku ka përfunduar sistemi i dijeve që lidhet me artin e kulturën, ose për të parë sesi Teatri i Operas është në krizë. Pse vegjeton në këtë situatë ky institucion? Mendoj se kjo vjen për shkak se u prish një traditë e mirë e krijuar. Sfida është të krijohet spektatori. Dhe në Shqipëri ka pasur spektatorë të zellshëm të artit e kulturës. Kurse tani në sallat e TOB gjen shumë pak shqiptarë dhe ndonjë të huaj, por ama nuk gjen veprat shqiptare. Sepse nuk kërkohen veprat shqiptare, sepse nuk investohet për to. Teatri dramatik është gjithashtu në krizë. Pse kjo gjendje? Nuk është çeshtja vetëm tek fondet. Për mua një qeverisje ëshët e keqe kur nuk do vendin e saj. Të prishësh korin e Operas dhe të mburresh se po shkëlqejnë solistët shqiptarë në botë, nuk ke bërë ndonjë gjë për t’u lavdëruar. Mund të gëzohemi për tenorët e sopranot tona në botë, por ata janë andej, jo këtu. Do të preferoja që të përkrahnim e lavdëronim më së pari këngëtarët që kemi këtu, ata që bëjnë një punë shumë të mirë e që shpesh nuk punojnë për shpërblim, por për një stimul moral dhe për një fjalë të mirë. Që të marr një shembull nga jeta ime, kënga “Këputa një gjethe dafine”, e cila sot dëgjohet e këndohet ende, ka lindur falë rrethanash krejt të rastësishme dhe në sajë të përkrahjes që unë gjeta në atë moment. Falë mbështetjes së drejtorit të përgjithshëm të RTSH të asaj kohe Çajup Rusmajli dhe Gaqo Çakos, mundëm të realizonim këngën edhe pse ishim vonë për t’u paraqitur në Festival. Meqë jam në këtë temë, dua gjithashtu të përshëndes Agim Krajkën, i cili me atë që po bën në mbrojtje të artit kombëtar, është një vlerë e shtuar e kulturës dhe muzikës shqiptare.
plotesisht e vertete ne te gjitha c’thote, per fat te keq Shqiperia eshte ne pike te hallit
….Por ama eshte humbje per muziken tone qe Kompozitori jone i madh largohet diku ne periferi..
duke u shmangur komplet nga jeta artitiske e muzikore e Kryeqytetit
Ne jemi ritur me muziken e tij dhe te kolegeve te tij dhe absolutisht e admirojme ate, porse ne keto kohe te turbullta
kur po marin super-xhiro muzika karagjoze orientale, duhet qe Kompozitoret tane si Z.Limoz Dizdari dhe koleget e tij , ti pergjigjen kesaj sfide me krijimtarine e tyre,
jo te fshihen duke shkuar ne nje kend te qete
Megjithse fajin e ka shteti qe nuk i subvencionon artistet tane te medhenj , ne menyre qe ata te
kene nje jete dinjitoze personale dhe te fryteshme artistike , duke punuar ne Tirane
Sidoqofte populli atje ne Ksamil jane me fat qe kane nje Kompozitar te madh ne mes tyre
Rezik do behen gjithe femijet atje kengetare e muzikante
Ja nje shkrim frymezues!
Duket sikur behet fjale per nje planet tjeter.
Keta jane shembujt qe duhet te motivojne rinine dhe njerezit.
Profesor Dizdari me filozofine e tij, duhet te jete nje model vlerash.
Nuk eshte paraja gjithcka, lumturia dhe te qenit i dobishem per veten dhe te tjeret eshte dicka madheshtore.
Faleminderit profesor!
Fjale te Arta !
Limoz Dizdari ka privatizuar qendren kulturore te Ksamilit. Si e ka bere kete duhet zbardhur. Plus nuk paguante as dritat. Lerini romancat dhe hapni letrat
Edhe pastaj? Edhe sikur ta ketë privatizuar, ke ndonjë tjetër ti që di më mirë se Limozi, apo që di të arrijë diçka më tepër?
Dukesh si kuadrot e linjës së partisë me postimin tënd. Shko futi një të larë në det, freskohu, dhe pastaj shkruaj prapë.
Ksamilin e laaaaaaaaarrrrrget, Ksamilin e laaaaaaaaaaarrrrrget. ”Ky Skender minxhozi na e paska shkruajtur shkrimin nga Amerika”,sepse thote qe ky Dizdari jetonka ne ksamilin e larget.
C’te larget more te shpelafte mortja,thua se ksamili eshte ne planet tjeter,por e gjithe Shqiperia nje bythe vend eshte,tirana me ksamilin po te kish rruge tre ore eshte,degjo, ne Ksamilin e laaaaaarrrget,e laaaaaarrrget,po te ishim sa Amerika ne ku do e coje Ksamilin ne gopin tend.
tE PASKA NGELUR MENDjA NE KOHEN E GOMARIt,MORE GOMAR.
Haaaahaahhaa edhe unë atë mendova, Ksamili duket sikur në Kinë. Po normal kur e gjithë bota e Minxhozit është vetëm qendra e Tiranës…
Muki,
Te lumte dora per komentin. Ti je tamam ajo pjese jo e vogel e Shqiperise “se keqe” qe permendim te gjithe kur ankohemi per anen e erret te shoqerise tone.
Miq, lexoni cfare shkruan Muki dhe do ta kuptoni se sa te drejte ka Limozi kur flet per “hallet” dhe pengesat qe ndesh ne ndermarrjen e tij te mrekullueshme sociale, pedagogjike dhe patriotike.
Te lumte Skender per intervisten qe, si gjithe shkrimet tuaja, lexohet me nje fryme dhe urimet me te mira per Limozin dhe Adrianen qe na mbajne gjalle shpresen se Shqiperia jone do te behet nje dite.
Perqafime nga larg Limoz djali,
Agroni
Profesor i Nderuar,
Respekti per ju eshte i jashtzakonshem. Por shtuar se ne kete kohe ku po jetojme iu dha mundesi, ne emer te demokracise edhe lirise, plehrave te lloj lloji. Ku me plot kuptimin e fjales te behen koka/zeri dhe perfaqsuesit tane ne cdo aspekt te jetes tone.
Kjo gjendje nuk eshte vetem tek muzika dhe arti ne pergjithesi por edhe ne teknike e disiplinat e tjera shkencore e sociale.
Po t’ju kujtoj se nje kornize per nje fotografi me nje pejsazh banal shitet me rreth 7500 leke te reja dhe nga ana tjeter nje liber teknik ose shkencor per te cilin punohet vite te tera nuk guxon ti vendosesh nje çmim as sa gjysma e kesaj kornize – Gjykojeni se ne ç’derexhe jemi katandisur …..
Puna qe ben Limoz Dizdari eshte me shume se nje kryeveper me femijet dhe rinine e atij komuniteti ku jeton Ministria dhe jo vetem ajo por edhe shume institucione te tjera shteterore dhe private duhet te gjejne rruge per krijime qofte edhe shembelltyrash te kopjuara sepse i bejne nje sherbim te larte njerezve dhe vete zhvillimit cilesor te shoqerise i cili produktet e veta i jep ndoshta pas disa vitesh dhe per me teper garantojne nje shoqeri qe pranon kultivimin e nje edukate dhe morali te orjentuar ne drejtimin e duhur
Ke shume te drejte i dashur Limos.Mjerim dhe shkaterim ne te gjitha fushat, sidomos ne kulture dhe art.Shikoni te dashur komentues Tv BBF se c,fare llumi trasmeton dhe do te bindeni.Turp dhe marrezi.
Sipas mendimit tim,muzika është siç është vetë shteti.Limos Dizdari
Me nje fjale,shtet tallava.
Fonde per kulturen ka,por nuk shkojn aty ku duhet,sepse ne krye nuk jan njerezit e duhur,por militantet.Perse mos ndihmohej paksa financiarisht nga shteti Z.Dizdari,kur mundesite materiale per ate qe ben nuk jan te
mjaftueshme.Alban Skenderaj ka bere muziken me te mrekullueshme vitet e
fundit(edhe Pirro Çako nuk perjashton),si nga kualiteti akustik ashtu edhe nga poezia e mrekullueshme,perse mos te stimulohet nga shteti finaciarisht?
Per sa koh qe ne krye te jene Fate Veliajt,shteti tallava do mbetet.
Rrespekt,rrespekt,rrespekt Z.Dizdari per ate qe ben.Mos qofsh i fundit!
Faleminderit per muziken e bukur mjeshter
Artist dhe njeri ne kuptimin me te larte te ketyre fjaleve.
madheshtia e nje profesori nuk eshte vetem krimtari por kontributi duke ndalur ata qe po ecin ne rruge te gabuar dhe duke rritur numrin e vrapuseve ne rrugen e drejte dhe luften me klubet dhe federaten per plotesimin e kushteve per te arritur rezulltate te larta dhe rruajtur nga infeksionet e kohes qe i vrasin dhe fizikisht dhe moralisht talenti ityre nuk vyshket me vyshjkjem biollogjike por shpejtohet nga jeta e crregullt me vese
I nderuar Dizdari!Urime pa fund juve dhe familjes suaj. Ju lutem nje kritike pranojeni nga une si ju ashtu dhe i nderuari Krajka- ka vite qe as njeri nuk dergoni kenge ne festivalet kombetare te muzikes se lehte.Na mori malli te degjojme edhe nje here nje kenge alla “keputa nje gjethe dafine” ose alla Krajka alla dizdari.Kam mendimin se festivali 2014 ishte nje hap i madh cilesor me vitet para ardhese.Nuk edi si e konceptuat ju.Urime edhe njeher i nderuar.
Simbas disa komentuesve..fjala e larget nuk duhet me u perdor per shqipnin me qe asht e vogel, kur ti thush ksamilit afer..po durrsit si duhet me i than.
Nje nga 5 kompozitoret me te medhej shqiptare. Dhe autor i kenges me te bukur shqipe te te gjitha kohrave : KEPUTA NJE GJETHE DAFINE
Faleminderit pergjithmone Limos Dizdari !
Po musika e Filmit Rruge te bardha?
Dhe kompozitori i dy prej muzikave me te mira te filmave tane,”Rruge te bardha” dhe “Perballimi”.Respekte z.Limos.
BRAVO.,MAESTRO!..Ta kete lexuar dhe KryeMinistri RAMA valle??!!!
urime professor jepu pak drite ne muzike dhe atyre femijeve ne kasmil ndoshta ndonjeri do te behet prof si ju ju flm per cfare ke kontribuar ne muziken shqiptare sa per plerat mos u bej merak kane qene dhe do jene plera
Faleminderit Zoti Disdari,ju jeni artisti i palodhur ne sherbim te artdashesve te muzikes “Made in Albania”
Qofshi i lumtur.
TE GJITHA QENDROJNE PROFESOR I NDERUAR, POR KUSH TE DEGJON,RINIA SHQIPETARE E KA MENDJEN TEK KAKARISJET E ZHURMAT QE VETEM MUZIKE NUK ESHTE, SHTETI KA 24 VITE QE NUK DON TA DIJE QE KY POPULL DON EDHE ARTIN SI ATE POPULLOR DHE MUZIKEN MODERNE,FONDE QE SHKOJNE NE XHEPAT E KLIENTELES PERMES TE ASHTUQUAJTURAVWE TENDERA,KOMPOZITORE,SHKRIMTARE,VALLTARE,SOLISTE TE OPERAS E BALETIT E TE TJERE TE GJINIS SE ARTIT E KULTURES ME RROGA QESHARAKE,KJO PASKA QENE DEMOKRACIA,SIDO QOFTE PLEQERI TE NBARE E TE QETE NE BRIGJET E JONIT TE KALTERT.
Limoz,ti gjithnje ne minuten e fundit e ke shkruar muziken!!!Prandaj dhe e ke te bukur,pasi eshte si ajo femija qe i vjen momenti e nuk rri dot me ne bark!Te perqafoj!
Duket sikur kto pak SHQIPTAR (jo ShqipKAR ) qe kan ngel e kan kuptu shume mire qe Tirana (shteti pra) ka degradu me kohe . Me behet qejfi qe qendron ne “Ksamilin e Larget” dhe nuk ka marr rugen e “kurbetit” si shume te tjere !