Një ndër këngëtarët më të mirë të rrokut në Shqipëri, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 40-vjeçare.
Shkak për këtë është bërë një sëmundje e rëndë, nga e cila ai vuante prej vitesh.
Në vitin 2013 me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare i dha atij një shumë prej 35 milionë lekësh për t’u kuruar jashtë vendit.
Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali.
Demaliaj është i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare, e cila ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”.
Demaliaj, që ndërroi jetë para kohë, do të mbahet mend për këngë të tilla si “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj, të cilat janë kthyer në hit.
Karriera e grupit Djemtë e Detit!
1989 Krijohet në qytetin e Lezhes Grupi Djemte e Detit
1991 Çmimi i dytë në Festivalin e R.T.SH. me kengën “Ëndrrat që për ty i thura”
1995 Çmimi i dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar
1996 Çmimi i parë në Festivalin e Dytë të Rockut Shqiptar
1996 Çmim special ne Festivalin e R.T.SH “Për përpunimin e këngës popullore etno-rock me
këngën “Balade për Jakup Ferrin” ;
1997 Çmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi dhe grupi me i mire” me kengen “Mos Qaj”
Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj
1997 Hedhja ne treg e albumit te pare “Izolimi Vdes”.
Albumi ka rezultuar shume i suksesshëm dhe vazhdon te shitet dhe sot e kësaj dite.
1998 Çmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi me i mire” si dhe çmim special “Kënga më e mirë” akorduar nga Ministria e Kulturës me këngën “Kohë pa ty”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj
2002 Çmim i parë “Mikrofoni i artë” edicioni i parë, me këngën “Jo tani”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj
2007-2008 Është përfunduar albumi i dytë “Epos”
14 mars 2009 Del në treg albumi i ri Epos./b.l
Ndjese paste,ngushellime familjes dhe gjith te afermeve.
Balade per Jakup Ferrin e kenduar nga Djemt e Detit,eshte nje mrekulli.
Rahmet paste..
Ah sa gjynah. Kengetar me ze te mrekullueshem. Allahu lart e lehtesofte
Ngushellime familjes dhe u preftë në paqe .
Ze Brilant dhe artist i shkelqyer! Ngushellime familjes dhe le te prehet ne paqen e merituar!
I qofte dheu i lehte. Ngushellime familjes. Me vika vertet e keq , e kam takuar para shume vitesh.Djale energjik dhe plot respekt.
Nje nga njerezit me te mire qe kam njohur . U prehsh ne Paqe Gent ?
U prefshme paqe o njeriu I mire, qofte dheu lehte, fat I keq mos I rente njeriu! tani po prezantoj nje kenge fiks per kete moment https://www.youtube.com/watch?v=xuS0m7tfIgM
U preht ne paqe
u prefsh ne paqe Gent..
“endrrat qe per ty i thura”,nje kenga kenget me te bukura ne fillim viteve 90
R.I.P
I lehte dheu!
RIP Gent Demaliaj,ti dhe “Grupi Djemte e Detit” bete histori dhe mbeteni te famshem dhe origjinal ne historine e muzikes shqiptare.Per kete ndjehemi te pikelluar se do te na mungoni.
Ngushellime familjes! Njeri i shkelqyer dhe kengetar i mrekullueshem! Humbje dhe per artin tone!
Miku im i mire lamtumire Ktu ne shpirt te kam ta dish Fati po na ndan sot pa deshire Po diku do shihemi serisht.
I pa’arritshem,,,,u prehsh ne paqe!!!
Ishte nje kengetar fantastik. R.I.P.
Ngushellime familjes!
E di njeri se kush ka qene semundja qe i mori jeten?
I paharruar kujtimi yt mik. Ne shqiptaret jemi krenar per ty.
Sa keq, cfare humbje.
Ngushellome.
Rokeri me i mire qe ka pas Shqiperia
GENGE TE PAHARRUESHME DO TE MBETEN KENGET E TIJ PER NE. UROJ QE ASHTU TE MBETET DHE AI I SHKRETI, I PAHARRUESHEM PER FAMILJEN E TIJ. NGUSHELLIME PER FAMILJEN E TIJ. R.I.P.
Ngushëllime familjes. Një fatkeqësi shumë madhe..
Megjithate eshtë shumë ironike fakti që qeveria shqiptare paska financuar shumën prej 35 milionëshe vetëm për një person. Ato leke shumë herë më mirë mund të ishin shpenzuar në përmirësimin e kushteve të spitalit onkonlogjike.
Shume keqardhje per nje mit te viteve ’90-te! Ngushellime familjes!
Falenderim per ate rregjim shqiptar, qe e paska financuar sadopak!
uaaaa sa gjynnahhhhhhhhh na ka lene pa fryme kur kenonte MOS QAJ …ua ua sa gjynah
ca cuni qe ishte kishe qefe te pije kafen me ate njeri se te fillonte dita me energji pozitive .u preht ne paqe
Nje nga kengetaret me te mire shqiptar. RIP!
Ngushullime familjes.iku ne moshe te re qe mund t’i jepte me shume kenges sone.