Një koleksion i rrallë me relike të ish-presidentit Abraham Linkoln është shitur në vlerën e 800.000 dollarëve në një ankand në Dallas.
Në këtë ankand u shit edhe një pjesë e flokëve të presidentit të vrarë për $ 25.000.
Për 30.000 $ në ankand u shit një letër e nënshkruar nga vrasësi i presidentit, John Wilkes Booth, ndërsa urdhi për arrstimin e vrarsësit u shit për 21.250 $.
Koleksioni i cili përmbante rreth 300 relike të presidentit Abraham Linkoln, i përkistë një pronari nga Teksasi, Donald Dow, i cili vdiq pesë vjet më pare.
Djali i tij, Greg, i cili e nxorri në shitje këtë koleksion, tha se tashmë kishte ardhur koha që edhe koleksionues të tjerë të kishin mundësinë të zotëronin objekte të presidentit Linkoln.
Babai filloi ta mblidhte këtë koleksion, pasi ishte i interesuar për luftën civile, tha djali i pronarit të këtij koleksioni, por më pas ai filloi të interësohej edhe për Linkolnin dhe vrasjen e tij.
Shuma që arriti ankandi, ishte sa dyfishi i asaj që kishin menduar të shisnin specialistët e tij, rreth 803.899 dollarë.
Presidenti Abraham Linkoln u vra me një plumb në kokë më 14 prill të 1865 nga John Wilkes Booth. Kirurgu Joseph Barnes, i cili i hoqi plumbin, u detyrua të priste një pjesë flokësh në pjesën e prapme të kokës. Pikërisht kjo tufë nga flokët e presidentit të vrarë u shit në ankandin e Dallasit.
Ndërsa një letër e presidentit Linkoln, drejtuar një avokati në Baltimorë në vitin 1862, në të cilën pranohej Lufta civile, mbeti e pashitur.
Keshtu do te shese Odetke shaletrasha musteqet e Jarit pas pak vitesh, do kushtojne vetem 2 euro dhe do ti bleje ….