FOTO/ Rrëfimi i një aventurieri për botën dhe rreth botës

29 Janar 2015, 17:12Kulturë TEMA
FOTO/ Rrëfimi i një aventurieri për botën dhe rreth

Jason Hort është një i ri anglez, hobi i të cilit është të shohë çdo vend të botës. Ai ka shkuar në shumë shtete, 132 nga 193 shtetet e OKB-së si dhe në vende të tjera, të egra dhe të panjohura. Harta e udhëtimeve të tij ka përfshirë edhe Shqipërinë ku ai ka vizituar qytetet kryesore të saj. Në këtë intervistë për TemA, ai tregon eksperiencën e tij, por na jep edhe një ‘guidë” se si të udhëtojmë pa shumë shpenzime. Jason Hort është pak a shumë një  “bohem”, i cili lekët i harxhon për bileta avionësh, trena dhe autobusë në vend të të bërit një jetë moderne, me rroba apo makina të shtrenjta. Ai është shembulli se pasionet ia vlen t’i ndjekësh dhe shpesh ata nuk kushtojnë aq shumë sa ne mendojmë.  Nëse udhëtimi rreth botës mund të konsiderohet luks në jetën moderne,  Jason tregon se duhet thjesht pak shpirt aventure, ose thjesht mos të rrish dot në një vend.

Jonida Hitoveizi

Jason, në sa vende të botës ke shkuar deri tani?
Kam qenë në 132 nga 193 shtetet e OKB-së.
Gjithashtu kam vizituar shumë shtete që nuk janë pjesë e OKB-së si Kosova apo Vatikani dhe territore të tjera që janë plotësisht të pavaruara si Greenland, ishujt Faeroe, British Virgin Islands, Reunion dhe Gibraltar. Kam qenë në çdo shtet të Europës, në shumë vende në Azi dhe në Amerikë dhe në më shumë se 20 shtete afrikane dhe ende vazhdoj të udhëtojë.

Duket sikur puna juaj janë vetëm udhëtimet…

Jo, nuk është kjo puna ime. Unë studioj dhe kam punuar si financier. Njëherë bëra ca udhëtime biznesi për një kompani ku punoja, por që atëherë çdo udhëtim që kam bërë ka qenë privat dhe iakm hyrë në hak kohës sime të lirë.

Kur e gjen kohën për të shkuar në kaq shumë vende, duket sikur nuk keni punë tjetër…
Unë punoj me kohë të plotë, por në pushimet e festive kombëtare apo pushime të tjera unë organizojë udhëtimet e mia. Shumicën e kohës, punën e mbaroj të premten kështu që shkojë në aeroport, marr avionin dhe kthehem në shtëpi të dielën në darkë. Të hënën jam në punë.
Dy herë e kam lënë punën për gjashtë muaj për të vizituar një vend dhe kam kërkuar për një punë tjetër.
Kam pasur mundësinë të vizitojë shumë vende dhe të bëjë udhëtime të gjata. Kam shtëpinë time dhe jetoj afër Londrës.

Ku i gjen lekët për gjithë kët udhëtime?
Lekët vijnë nga puna ime. Unë financojë veten për udhëtime. Është diçka që e dashuroj, ndaj preferoj t’i shpenzojë kështu lekët e mia sesa për rroba, makina, lojëra apo të tjera gjëra. Gjurmojë gjithnjë ofertat speciale dhe nuk fle në hotele të shtrenjta. Plus kësaj nuk jam i martuar nuk kam fëmijë, ndaj jam i lirë të udhëtojë sa herë të dua.

Ti ke vizituar edhe Shqipërinë dy herë, çfarë të ka bërë përshtypje nga vendi ynë?

Po e kam vizituar Shqipërinë dy herë dhe i kam shijuar dy vizitat. Kam zbuluar se shqiptarët janë shumë miqësor dhe të ndihmojnë nëse ke nevojë. Në vizitën time të parë shkova në Tirane, Elbasan, Berat, Kruje, Durres dhe Shkoder. Ndërsa herën e dytë vizitova Sarandën, Butrint dhe Gjirokaster. Në shumicën e vendeve ku shkova nuk kishe turistë të tjerë. Është ndjesi tjetër kur shkon në vende pak të frekuentuara, të jep ndjesinë e një aventure.
Gjithashtu ndjeva se Shqipëria është “e vërtetë” se jeta aty është ajo që ju shihni.
Më shijoi shumë historia dhe natyra në Butrint, por gjtihashtu mësova se kur dikush në Shqipëri të thotë “pesë minuta” kjo do të thotë se duhet të presësh një orë.
Si të ndryshon udhëtimi në çdo vend rreth botës?
Ne të vërtetë të hapë mendjen. Të shohësh vende të ndryshme, të takosh njerëz të ndryshëm, të njohësh kultura të ndryshme dhe fe të ndryshme të jepë një mundësi të mirë për t’i kuptuar ato. P.sh unë kam shkuar në Siri 5 vjet më parë ( para luftës). Në atë kohë SHBA e quanin Sirinë një “Bosht të së keqes”, por kur unë takova njerëz sirianë dhe eca në rrugët e Damasakut, të gjithë ishin shumë miqësorë dhe u ndjeva shumë i sigurtë. Hyra në xhami dhe në dyqanet lokale më ofruan ëmbëlsira tradicionale. Shumë ndryshe nga imazhet në media. Njerëzit kujtojnë se e njohin një vend sepse kanë parë apo kanë dëgjuar në Tv për të, por ti nuk di asgjë rreth atij vendi pa shkuar vetë aty dhe pa përjetuar eksperiencën tënde. Tani kur unë shoh lajmet nga Siria apo vende të tjera ku kam qenë, i besoj më shumë asaj që kam përjetuar sesa asaj që shoh në televizion.

A mund t’i numërosh vendet që ke vizituar?
Nuk kam gishta mjaftueshëm për këtë. Por nëse më pyesni për vendet ku kam qenë, do thoja çdo shtet në Europë dhe…. shumë të tjerë….

Cilat janë vendet më “të çuditshme” që keni vizituar?
Mendoj se kjo është relative. Unë kam parë gjëra që më janë dukur të çuditshme, po për njerëzit në ato vende janë normale. Ata mund të vijnë në shtëpinë time dhe tu duket e çuditshme, sepse është e ndryshme nga e tyrja.
Kur shkova në Myanmar (Burma) në fillim të 2014-ës u ftova në një tur për në një manastir në Yangon nga disa murgj, të cilët donin të më tregonin se ku jetonin.
Gjithashtu më çuan në një “qendër meditimi”. Brenda një dhome të madhe ishin disa gra që bënin atë që ata e quanin “ qëndrim emditativ”. Ato thjesht ecnin para-mbrapa rreth dhomës, shumë ngadalë sa dukeshin si zombie. Nuk qëndrova dot gjatë dhe u përpoqa të mos qeshja, por për ata njerëz kjo ishte normale.
Po ashtu ka shumë vende që kanë një art të pazakontë dhe të çuditshëm. Një nga muzetë e artit të preferuar për mua është ai i Dali Theatre and Museum in Figueres, në Spanjë. Është plotë me vepra të Salvadore Dali dhe ka madje edhe vezë gjigande në çati. E çuditshme por magjike ta shohësh.
Mendon se ke udhëtuar aq sa për një rekord Guinees?
Jo më duhet akoma punë për këtë. Ka njerëz që kanë parë gjithë botën para meje, por një ditë do t’ia dalë. Disa vende janë të rrezikshme për të shkuar.
Në 2014-n shkova në Machu Piçhu në Peru, dhe Lumin Delfin në Suriname, mora pjesë në të famshmen Calgary Stampede në Canada, ngjita malin më të lartë të Anglisë ( nuk është shumë i lartë) pashë balena në Iceland dhe Canada, eca në kolonitë e vjetra dhe rrugët e Havanës në Kubë, shkova në Norvegji, ngava makinën në rrugët e Sllovenisë, shkova në ishujt e Javas dhe shumë të tjera.

 

Fotot që shoqërojnë shkrimin janë marrë nga udhëtimet e Jason Hort.

 

 

4 komente në “FOTO/ Rrëfimi i një aventurieri për botën dhe rreth botës”

  1. demeli says:

    si s perto mor burr i dheut

  2. --------- says:

    ti “bimi” dhe ti “shqipo nr 1” me duket se jeni nga lushnja se kjo gazetarja shume mire e ka shkruar shqipen por ju jeni pak injorante dhe kjo duket

  3. aristidhopulosvarijarin says:

    Kështu është kur s’ke ç’i bën paratë.

  4. Joni says:

    O po te lumte ty shoku, une te kam zili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje