FOTO LAJM/ Edhe drejtorëve u vlen puna e krahut

28 Janar 2015, 21:18Kulturë TEMA
FOTO LAJM/ Edhe drejtorëve u vlen puna e krahut

Shqipëria po tregohet tepër “agresive” me promovimin e turizmit të saj. Si një prej industrive që dekadën e fundit ka njohur vetëm rritje ia vlen të punohet fuqishëm pasi edhe të ardhurat edhe vendet e reja të punës po shtohen.

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) e cila nga sot kalon në varësi të Ministrisë së Ekonomisë po punon mbi një platformë të mirëmenduar përsa i përket prezantimit të turizmit dhe resurseve tona në evenimente ndërkombëtare.

Fotografia vjen nga kryeqyteti spanjoll Madridi ku po mbahet një prej 3 panaireve më të mëdha të turizmit në rang botëror Fitur 2015. Drejtoresha e AKT-së Julinda Dhame së bashku me shefin e sektorit të marrdhënieve me jashtë Bledi Mane punuan dy ditë rresht në konceptimin dhe rregullimin e stendës së turizmit shqiptar.

Modestisht ata shprehen se në këtë mënyrë kursejnë edhe financat e agjencisë si dhe bashkëpunojnë nga afër me subjekte të tjera të cilat konceptojnë, ideojnë ose ndërtojnë stendat prezantuese të vendeve të  ndryshme.

Panairi Fitur do të qëndrojë i hapur deri më 1 shkurt dhe çdo ditë ka rreth 50 mijë vizitorë.

4 komente në “FOTO LAJM/ Edhe drejtorëve u vlen puna e krahut”

  1. br8s says:

    Keto jane LEJ FEN-izma. Shteti duhet ta kete me ne fund seriozisht me turizmin. O te jete e pranishme e te investojne per stend4en ose mos marin fare pjese

  2. ed says:

    Meqë Z. Mane punon si drejtor në AKT (i uroj suksese), do të ishte e udhës që kur shkruan artikuj tek Tema, ta përmendë si funksion në mënyrë që të tregohet transparent me publikun.

  3. hahahahahahaaaaaaaa! kte mashtrusin kane vone drejtor?pupu ca bohet kshu mer jahuuuu,vk komplet

  4. gjuetari says:

    Ka shkuar te shese ikonat e vjedhura nga Permeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje