Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro hodhi poshtë akuzat e arkeologëve për shkatërrim të vendbanimit mesjetar të Komanit, duke deklaruar se Ministria po konsultohet me OST, misionin kërkimor dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik për të arritur në një vendim të pjekur.
“Në Koman janë duke u zhvilluar gërmime që kanë filluar që në vitet ’60 dhe në gërmimet e misionit shqiptaro-francez ka rreth 6 vjet që një mision bën gërmime atje për gjurmë të qytetërimit ilir.Po bëhet një punë shumë e vyer.
Ndërkohë kemi një projekt paralel, projekt zhvillimor nga qeveria shiptare e filluar që nga qeveria e mëparshme për ndërtimin e linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Si çdo projekt tjetër këto lloj projektesh kalojnë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë për t’iu nënshtruar gjykimit të këtij këshilli që ka përgjegjësinë të gjykojë sa e pajtueshme është ky projekt zhvillimor me atë zonë arkeologjike.
Në mbledhje është debatuar shumë gjatë, ftuam edhe pjestarët e misionit kërkimor që nuk erdhën vet por dërguan opinionin e tyre me shkrim që u mor shumë në konsideratë në atë masë sa propozimi i tyre për zonifikim u respektua, pra në zonën A ku nuk lejohet ndërhyrje. Ndërkohë në atë që quhet zona B ku lejohet ndërhyrja për projektet zhvillimore nuk u mor asnjë vendim lidhur me instalimin e linjës.
Është marrë vendim të kryhen sondazhe, konsulta me OST, misionin kërkimor dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe ne jemi në këtë moment. Është proces konsultimi përpara se të shkohet në vendimarrje të pjekur.Nëse gjykimet e palëve do të konvergojnë që zons B është me një pasuri të atillë që nuk duhet të preket, sigurisht që nuk do të preket”, tha ajo në emisionin “Tonight Ilva Tare”.
Ndërkohë, në lidhje me hapjen e “Shtëpisë së Gjetheve, ajo tha se janë harxhuar vetëm 10 milion lekë të vjetra, dhe jo 1 milion euro, siç është përfolur në medie.
“Ku e lexuat që janë dhënë 1 milion euro? Deri në ditën që flasim nuk janë shpenzuar as 10 milion lekë të vjetra, që është ekspertiza e kryer për të ndërtuar projektin ku ka më shumë angazhim nga ana e punonjësv e të Minsitrisë dhe kemi vetëm ekspertizë të ofruar nga një grup si Bashkim Shehu, Agron Tufa dhe Eduard Zaloshnja. E gjitha kaq është. Ka një projekt tjetër për një Muze unik që do ti paraqitet publikut”.
Ministrja tha ndërkohë se godina e Teatrit Kombëtar është jashtë funksioni dhe çdo përpjekje për ta rikonstrukltuar do të ishte një investim i shkuar dëm.
Po ndërsa një projekt për një teatër të ri kërkon kohë dhe kosto financiare, Kumbaro thotë se kanë identifikuar një zonë në Tiranën e re ku do të ndërtohet një hapësirë skenike për të mos krijuar shkëputje të aktiviteteve.
“Ministria e Kulturës ka identifikuar tashmë një hapësirë të lirë në Tiranë, të papërdorur në gjithë këto vite po në qëndër të Tiranës për të ndërtuar një hapësirë të re skenike në shërbim të aktorëve, do jetë një qendër arti multifunksionale me skena dhe salla ekspozimi. Kjo hapësirë është në Tiranën e Re. Ndërkohë për Teatrin do të shkohet drejt një koncepti të një teatri të ri”, tha ajo./b.l
shoh tendera. tendera ku PS do beje shume lek.
Të reja????
Po sigurishte qe do harxhoni ca leke per te gjetur ca rraqe e per ti futur ne ate qe quhet shtepija me gjethe. Aty kane qene vetem dy zyra qe ne 80% te raseve pergjoheshin te huajt e vendosur ne Ambasada dhe ne dy hotele. Prandaj edhe qendrimet butaforiste te kesaj Zonjes dhe Kryeministrit me duken qesharake dhe te pa venda. Duket tamam si bunkjeri i Shtabit te Pergjithshem ku çuat nje krevata nga shtepia dhe e reklamuat si krevat te zyres te Enver Hoxhes. Keto jane turpe sidomos kur behen me qellim dhe nga pushtetar te larte.
Agron Tufa merr para nga Kumbaro per te bere muzeum ?
Prit moj Kumbarshe prit. Seshpejti predatori Leskaj I KLSH-se do te beje nje vizite dhe salsa trotuari do kercesh, ti bashke me kunatin e vellackos qe e ke drejtor finance. Te kujtoj se edhe donacionet I nenshtrohen te njejtit ligj per prokurimet publike. Ministria e Kultures nuk eshte Ministria Kumbaro Family
cpatet me shpine me gjethe? Zbuluat qe ai shtet ishte serioz dhe kishte gjithe strukturat qe sot i ka dhe perendimi? Po ju ku jeni me shish?
TUNG
Shtepia me gjethe eshte ndertuar nga Dr.Basho si klinike mjekesore dhe i perket trashegimtareve te tij.Djali i Dr Bashos banon ne Pogradec.Cpune ka Edi Rama apo Mirela Kumbare qe me keto ide idioteske per muze te mos i kyheje pronen pronarit…cna digjojne veshet!Po te duan le te bejne muze shtepite e tyre mqnse ne shtepite etyre kane jetuar komuniste 100 karat.