Edmond Tupja: Shqiptarët flasin shqip-ang-italisht. “Lahuta e Malcis” duhet të ripërshtatet me gjuhën e sotme

29 Janar 2015, 17:04Kulturë TEMA

“Ata që dëmtojnë gjuhën shqipe janë politikanët gjysëm të ditur dhe gazetarët e nxituar”.

Kështe shprehet Edmond Tupja.

Sipas tij, shqiptarët nuk flasin shqip, por italish-anglisht.

“Unë them ne flasim shqip-ang-italisht. Formula që do i drejtojmë më vonë njëri- tjetrit, kur të mos e dimë nëse jemi shqiptarë apo jo do jetë: Do you parlate shqip, pra anglisht- shqip- italisht, sepse këtu është snobizmi i kateve të para.

Të parët që kanë deformuar gjuhën shqipe kanë qenë politikanët tanë gjysmë injorantë ose gjysmë të ditur dhe gazetarët tanë të nxituar që nxitojnë të afirmohen. Duhet nxituar ngadalë”, thotë ai në emisionin “Kronikë e Pambaruar” të shkrimtares Diana Çuli në Ora News.

Ai shprehet se librat e autorëve të vjetër apo përkthimet e vjetra duhen ripërshtatur për të ardhur sa më mirë në gjuhën e sotme:

“Unë jam i sigurtë se “Lahuta e Malcis” është një kryevepër por është në dialekt dhe do të vijë koha kur “Lahuta e Malcis”, kryevepra e Gjergj Fishtës, e shkruar në dialektin gegë të ripërshtatet me gjuhën shqipe të sotme”./b.l

66 komente në “Edmond Tupja: Shqiptarët flasin shqip-ang-italisht. “Lahuta e Malcis” duhet të ripërshtatet me gjuhën e sotme”

  1. A says:

    Problemi eshte shume i drejte, por faji nuk qendron tek te gjysem te ditur / te paditur apo te nxituar.
    Dihet se mesimi i gjuhes kudo fillon ne shkolle, ne klase te pare.
    Ne shkrimin ne fjale fjala italisht eshte shkruar dy here ndryshe, italish dhe italisht.

    1. Dardan says:

      La Vazhe”” ndersa ne te gjitha trojet shqiptare jasht shqiperis shkurhet “Auto Larje”

  2. as says:

    O Tupce, po “Lahuta e malcis” vetem ne Gegnisht e ka bukurine, po e pershtate ne gjuhen tende gabele laberushe s’eshte me kryeveper po pacavure!

    1. arber says:

      Cfare injoranti i pacipe e gpjflliqt kenke

    2. Elpiniqi says:

      Bravo “as”,dukesh qe je PRAS!!!
      Ne te gjithe boten ka gjuhe standarte,o IDIOT e nuk mund te flasin njerezit kudo si ne shtepi!
      Edhe emigrantet jashte flasin gjuhen e atij shteti qe te merret vesh me te thjerret!
      Vetem ne mesjete njerezit komun ikonin me ULURIMA!!
      Kete do ti,o PRAS???
      Dialektet jane e shkuara,ndersa gjuha letrare eshte e ARDHMJA!!!
      Ne nje fshat ku te gjithe jane budallenj,ai qe vjen si i mencur quhet me BUDALLAI SE ATA!!!

  3. PLISI says:

    Nuk do quhej me “Lahuta e Malcis”, po tingelloi Permetarce apo Gjirokastritce! Mos e shkaterroni folklorin!

    1. IRENA says:

      Do te ishte mire qe perpara se te hapnim gojen e te jepnim mendime per gjera te tilla, te kishim njohurite minimale per temen ne fjale.
      Edmond Tupja eshte nje nga intelektualet me te shquar ne fushen e linguistikes e perkthimeve, prandaj juve, Plisi, Dardani etj etj, mos u nxitoni sepse tregoni injorancen tuaj. Lahuta e Malcis, eshte veper e Gjergj Fishtes, nuk eshte folklor…Folklori perbehet nga poezi, kenge e valle qe jane krijuar ne shekuj nga populli, kane shkuar goje me goje e jane transformuar, prandaj dhe quhen anonime se nuk kane nje autor te vetem. Profesor Tupja, nuk thote qe ta kthejme Lahuten e Malcis nga gegerisht ne permetarce apo gjirokastritce…Ai thote ta bejme me te kuptueshme per te gjithe shqipfolesit, pa ia humbur origjinalitetin.
      Dhe qe gjuha shqipe, e folur dhe e shkruar eshte masakruar e bastarduar, eshte nje fakt qe edhe i verber apo shurdh te jesh, e sheh dhe e degjon. Nje mori fjalesh nga italishtja dhe anglishtja jane futur vend e pavend, thjesht per t’u dukur moderne. Po qe se duam te futemi me dinjitet ne Europe, atehere duhet ta mbrojme identitetin dhe gjuhen tome me po ate fanatizem qe e bejne kete gje edhe kombet e tjera te qyteteruara te Europes. As gjermanet, as francezet, as greket, nuk e kane shperfytyruar e deformuar gjuhen e tyre ne ate fare feje si ne shqiptaret.

      1. PLISI says:

        IRENA, Lahuta eshte folklor sepse edhe vete Fishta nuk e ka shpikur por e ka mbledhur nga gojedhenat dhe lahutaret e malcis dhe trojeve tjera shqiptarek. prandaj e nderuar, injorance po tregon ti! nuk po i’a heq meritat Tupes por ketu nuk na ka thene gje! Pastaj ti flet per deformim gjuhe kur i ke perdorur 4 fjale te huaja te pakten te cilat mund te shkruheshin shqip!

        1. Alban.ny says:

          @PLISI. E kuptoj I dashur qe ti nuk ke patur kohe ta lexosh “Lahuten…”, se ndryshe nuk do kembengulje qe eshte folklor. Zonja a zonjusha Irena ka bere nje spjegim te drejte te Idese se prof. Tupes.

      2. Rrahmani says:

        Me tocin tupja nuk imponoheni dot,jane mbi 4 miljon Shqiptare gege dhe nuk mundeni me tua impononi dialektin e njehsuar permetar o .ara,ndaj edhe nja 10 vite dhe gjuha e njehsuar e vellait te vogel toske do ndryshoje o rraciste .ara

  4. aljor says:

    Ja si shkruhet shqip “Nonce shkop nonce konop per me nxjerr akua nga pusi”.Tjeter:”Perke kuesto kavallo nuk hecen me vrap? volere shkop”.Doni dhe greqisht:”Parto sto gomari,e lidhe sto huri”.

  5. Opinionisti says:

    Ke të drejtë Fishtën nuk e kuptojnë as gegët vetë. Eshte humbje e madhe nëse nuk përshtatet.
    Dhe këtë rradhe ka për t’humb prej vërteti!

    1. albcan says:

      Shume e drejte opinionisti. Por keta geget ndjehen akoma te persekutuar nga perdorimi i gjuhes zyrtare. Harrojne se gjuha eshte si nje gje e gjalle qe evolon. Duan apo nuk duan ata jane influencuar nga gjuha e perdorur ne media dhe shkolla dhe gegerishtja e tyre eshte shume larg gegerishtes se Fishtes dhe Mjedes. Ky eshte nje proces normal per cdo gjuhe. Keta qe hidhen perpjete nuk e dine se gjuha qe perdorte Shekspiri eshte e pakuptueshme per anglishtfolesit e sotem, dhe “Romeo e Xhulieta” mesohet ne shkolla e perkthyer ne gjuhen e sotme angleze.

  6. mohikani says:

    PESCARA na mori ne qaf

  7. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Filloje nga merua. Kur fut fjale anglisht qe I spellon dhe prononcon gabim.
    New_exohet nju. Merua neu.
    Loyal_ lexohet llojell. Merua luajal.
    Dhe plot te tjera.
    E dhjene shqipen keta pseudot.
    Nje tjeter merite e enverit eshte urdheroi pastrimin e gjuhes nga huazimet e huaja.

  8. SHURRAN KOSTRECI says:

    TRINGA E ERMIR TUPALECIT

    Nga foto ky Tupja duket se ka nevoje per tupalec (parruke) ne koke qe te behet me i pranuar per te dale ne ekranet televizive. Idea gjeniale e tij perkon me siç mund te themi “te mbulojme hallatet e skulptures se fameshme te Mikelanxhelos ne Firence – David – me nje pale tanga braziliane, apo Koloseun ta mbulojme me plastmas kur bie shi qe te mos laget…..

    Poezia e Gjergj Fishtes eshte aq banale e aq mediokre sa edhe nje perpjekje e sforcuar per ta pershtatur ne gjuhen e sotme, ka shume shanse ta shemtoje edhe me shume ate. Qofte kjo e bere edhe nga Tupaleci. Ja nje pjese nga TRINGA e Lahutes se Malcis’ se Fishtes:

    Kndej nji zhangë, andej nji opangë,
    Tlyen e djathë, sheka t’ pa rrathë,
    Kallamoq, grunë e tagjí:
    Atý – ktû tue vrá ndo ‘i fmí
    Rát në shtrojë, a ndonji plak,
    Qi s’ don gjân me lshue pa gjak:
    Me u vrá don me Karadak,
    Me ‘i kubure t’ pa kandak,
    Njanit sý verbue, krejt mbetë !
    Dyndet tymi rê perpjetë,
    N’ flakë e n’ shkendija lkuqë rri shpati,
    Mnderet m’ kambë me t’ u ngri shtati !
    Trêmë baktija mârrin malin,
    Hikin gjindja mârrin zallin,
    Ngasin grát neper errmore,
    Djepat m’ shpinë e fmin per dore:
    T’ mjerët e vocerr tue lotue,
    Neper terr tue zânun m’ thue,
    Ço e rrxo, po, si njato rikat,
    Kur bâjn hapin me shpejtue !
    Randë me çakla ngarkue çikat,
    T’ giatë çomagen n’ dorë shterngue.
    Shkojn tue u grahë, qyqet, bagtivet,
    Qi kan mujtë me u pshtuem urdivet

    Kuptuat mdonje gje nga Tringa? Ja te perpiqem une t’a pershtat per Tupalecin dhe ju (mos me ofendoni.. s’eshte faji im):

    Bagetia e trembur ngjit malin
    Largohen njerezit marrin zallin
    Vrapojne grate ne shtigje-buje
    Djepet mbi shpinde e femijen per dore
    Te mjeret e vegjel duke lotuar
    Ne erresire duke u penguar
    Bien e ngrihen si ato rikat
    Kur bejne hapin te shpejtuar!
    Rende me ashkla vajzat e ngarkuara
    Hurin e gjate ne dore shtrenguar
    Ecin duke yshtur, te mjerat, bagative
    Qe kane mundur tu shpetojne hordhive.

    1. Tommy says:

      Un jam Tosk, por qe te lexosh Lahuten e Malesise duhet qe te dish shume fjale te dialektit Geg,perfiva nga ky rast se kam punuar ne Veri por prap se prap me shume veshtiresi e kam lexuar.
      Gjergj Fishta nuk lind me por ai ka len veprat ti tija

  9. agostin says:

    @Opinonisti!Lahuten e Malsise nuk e kuptojne vetem ata gege qe nuk dine te lexojne, kush e lexone Lahuten e Fishtes e kuptone, sepse ajo eshte e shkruar per tu lexuar dhe per tu kenduar nga te gjithe.Tosket kane veshtirsi per ta kuptuar ,por bukurija e saje eshte ne gegrishte.

    1. GAMORI says:

      Tosket kuptojne gjithe gjuhet e botes prandaj edhe perkthyset ne Europe jane toske me te shumtet!

      1. Rrahmani says:

        Per at qenke bo gamor ti paske kuptuar dhe gjuhen e kerricit,shkoni mor zgjebarake

        1. GAMORI says:

          UNE E DASHUROJ DHE E DI PERMENC LAHUTEN MORE NJERI DHE E DSHUROJ GJUHEN GEGE GHUHEN E BYLBYLIT DHE TE KERRICIT QE FLET SHQYP

    2. Opinionisti says:

      Nuk ka vështirësi një tosk që do ta lexojë, por një shqiptar i zakonshëm, geg a tosk, të garantoj se do të lodhet që tek vargu i dytë dhe do ta lerë. Kështu ka për të humbur dhe ka për tu lexuar vetëm nga ndonjë prift që i ka qejf librat se këta te sotmit jane ku te therret qameti. Edhe ndonje që do të bëjë doktoraturë.
      Ndoshta e kam gabim.

  10. Thone se sharlatanet, jane nji produkt i nji krash-i spermotoidesh brenda boleve pra nji aksident ne bole . Ky lloj karambolazhi brenda boleve eshte quajtur , tupe.

  11. Gjini says:

    Ik more trap! Ne se shqiptaret mesokan kaq shume gjuhe te hueja,pse ato nuk mbrrinjne me mesue Gegnishten e Fishtes?O Tupe ,po Fishten e MADH kane veshtiresi me e lexue edhe Geget qi kane ne te folmen e tyne jo ma shume se 1000 fjale ne perdorim,ndersa Fishta ne vepren e vet ka ne perdorim ma shume fjale se çdo shkrimtar shqiptar dhe njerz medioker qi ne shqip vetem belbezojne,nuk ka se si qi ta kuptojne Atë.Asht detyrë e shkolles qi per te lexue Fishten duhet me patjeter qi me u mesue nxanësve kuptimin e fjaleve te vjetra shqipe qi janë ne Vepren e Fishtes,keshtu ato fjale te bukura te gjuhes sone te rihyne ne pasunine e saj leksikore.A dìn ti se perkthimi I Iliades ne gjuhen letrare po prej te Madhit Helenist Gjon Shllaku rezulton mbi 300 vargje ma e gjate se ne Gegnisht,ç’ka tregon forcen e madhe shprehese te gegnishtes!Mos u merr me Fishten ,kur nuk mbrrin me e lexue,me e kuptue dhe me shijue,lene ne “shejtnine e Vet” se ka kush e lexon,kupton,shijon dhe vlereson.

  12. kaurri realist says:

    Dreqi e hangert shqipen e qyteteve! Qytetaret ne daç te flasin italo-english e ne daç shqipo-italo-english. Gegnishtja e Fishtes asht per ata qi e shijojne edhe ja dine vleren.

    Per te tjeret…chi se ne frega!

  13. Zef Kallami says:

    Te shkruash Kryevepren e Fishtes ne toskenisht don te thote ta shuash perfundimisht ate kryeveper.
    Po ku ka force vargu i tosknishtes me vargun dhe rrimen e dialektit Gege.Figuar e vargut ne poezi te gegnishtes jane te paarritshme ne asnji gjuhe te botes.
    Te ndjekim Naimin e Beut qe i ka kendue gjuhes Shqipe.

    Gjuha shqipe
    sa e ambel,
    sa e vlere,
    sa e bukur.
    Me fal te dhjefsha ne dere.
    Keto figura letrare thuhet edhe nga njerez rendomet,fare ordiner qe nuk kane haberr letersine.Shkurt qe jane byk ne kete zhaner poezie.Ku asht “figura” letrare.Kjo nisoj sikur je duke ba inventarin e fjalorit te shqipes.
    Mos more fisi i toskes,na prishet gjuhen,po mos na vorrosni edhe kryeveprat homerike fishtijane.
    Gjuha shqipes e Fishtes:

    Porsi kanga e zogut te veres
    qi vallzon n’blerim te prillit
    Porsi i ambli fllad i eres
    qe lmon gjit e drandafillit
    Porsi vala e bregut t’detit
    porsi gjama e rrefes shgjetare
    Porsi ushtima e nji termetit
    njashtu a gjuha e jone shqyptare.

    Ah!po;a’e ambelfjala e saj
    porsi gjumi m’nji kerthi
    porsi drita plot uzdaje
    porsi gazi i pamashtri
    edhe ndihet tue kumbue
    porsi fleta e kerubimit
    ka’i bien qiellve tue kumbue
    n’t’zjarrtat valle t’amshimit.

    Kush mund te gjeje figura letrare ma te bukur se ka gjete Fishta.Keto tashti ti kthejme ne toskenishte.Kurren e kurres.Po Fishta ka ne vargun e vet fjale shqipe qe dhe geget sot nuk ia gjene domethanien te pershtatuna aq bukur edhe ne kuptimin.Ta ktheshe ne tosknishte don te thote ta vorfnoshe e ta varrosish vepren bashk me Fisheten edhe gjithe gegenin.
    Po asht nji dicka ne kete mes.Zotnia Tupe pa dasht tregon veten se nuk ia thot aspak vlerave letrare.E merr inisiativen sikur don te zbatoj direktivat e Partise shtet.Asht difekti 50 vjecar i monizmit qe burgosi Fishten per hater te politikes te pa sukseshme me Jugosllavet.Te cilet e kishin armikun numer nji Fishten.
    Edhe Kadare qe ka ironizue dikur Fishten me poezin e Marash Uci.
    Marash uci i Uc mehmetit trananana tranana.Ka gjet frymezim nga vargu i Fishtes e na polli poemen e PPSH.
    Perse mendohen keto male.
    Nuk asht e pa vlere por nuk i farohet Fishtes.
    8 vargjet e para te poezise .Gjuha shqipe.4 vargjet e pare ,tregojne nji gjuhe te nji popullit te edukuem i dashtun i sjellshem i urte me mend qe e njeh gezimin e jetes me dashamiret te shoqerise,pranon miqesi me cdo popull te huej. Njashtu sic asht e dashur stina e pranveres ne largim te dimnit te acart e te merzitshe.Ka zgjelle pranveren ku cdo gje e jetes mer vegjetim per tu pertri..
    4 vargjet e dyte,tregon forcen e pamposhtur e vitale te popullit nese dikush tenton apo i shkon mendja ti vejne pushken kombit shqiptare.Fishta i difton se nuk asht pune me luejt me fist te shqiptarit.Dhe e shtjellon amel avash si vala e detit(pa marr turr)e si te vijne punet i meshon forcen ne rritje gradualisht po si gjamen e rrefes shgjetare qe nuk mbete njeri pa u dridh e tmerrue prej friget jo vetem femija prush per tok tmerrohet po dhe ma trimi ban kryq e i lutet zotit ne qiell na mbro,shpeto,nga gjamet e rrefes e drita verbuese plot vezullim.Mirpo forca e gjuhes nuk ka te ndalun ajo bahet (bishe)porsi ushtim e termetit e eger per cdo pushtues per te mos iu nenshtrue.Gja qe e ka perjetue ne vitin 1997.
    Keto figura te shprehuna me kaq force e bukuri nuk mund ta kene edhe ne dialektin Toske.Mos na impononi.Po letrarja e shqipes asht origjinal letrare e tosknishtes dhe nuk e luan dreqi as topi.
    Ne fund te fundit nuk lejohet nderhyrje dhe ne ndryshim pa autorizimine vete AUTORIT.
    Kaq a din me kuptue z.Tupe.

    1. Gjergji says:

      Zef, ju faleminderit per komentin.

    2. IRENA says:

      Shurran Kostrica, cfare lidhje ka koka pa floke e edmond Tupes me mendimin qe jep ai per gjuhen shqipe qe po bastardohet dhe per te gjetur nje rruge te pershtashme qe Lahuta e Malcis te behet me e kuptueshme per shqipfolesit e gjithe krahinave?
      Nese nuk je i nje mendjeje me te, thuaje mendimin tend te kundert dhe mbeshtete me argumente shkencore ( nese ke te tilla). Kjo eshte burreri. Kur merresh me floket e profesor Tupes, tregon qe je ashtu sic ke emrin apo pseudonimin te cilin e ke zgjedhur vete. Me sa duket ke ndonje arsye te forte qe e ke zgjedhur ashtu si e ke zgjedhur.

      1. SHURRAN KOSTRECI says:

        PER DASHNOREN E TUPALECIT

        Irena n’ball tan brena
        Mrend n’hund
        Kacidhe e fenda
        Xen e rreket per pak kasht
        Flen per toke
        Me t’mrapmet jasht

        Kur fillun me i dhimt vesht
        Me kercu u kru pa gjas
        Pa mendu e turfullu
        Asht e hirshme njajo Irena
        Ka n’tru veç plehna
        Ndrron vedin me Helena

        Asht e shkurt si mut gjirizi
        Blehet veç me pare inglizi
        Me shtat’ birat n’pashllek
        Ja nep qejve, aty n’Bushtric
        E dan pergjys njenen cice
        Ske ç’me i thirr veç gomaric.

        Me bere te humb kohe tipe e degjeneruar te te spjegoj me gjuhen e Fishtes, sa vlen irritimi yt per Tupe-parruken qe te ngroh dhe e ngroh vetem per ate cope leter te quajtur dipllome.
        Nick-u name i te ardhmes te premtoj se do jete Tupe-parrukja qimerene, se ky i tanishme eshte ne nder te sat’eme qe ka kohe qe nuk e mban dot, pasi i pelqen te ece pa breke per te krijuar nje kontakt direkt me ajrin dhe per ti terhequr hamshoret me eren hundjegese te shurres se saj.

  14. Gega says:

    Fol per vete,,neve e kuptojme shume mire.

    1. albcan says:

      Ti Gega nuk e ke lexuar fare Fishten, vetem sa ben tifozllek per gegerishten

  15. Gjergji says:

    Qe esht idjot noterik Tupe, kete shume vete e kane te qarte, por qe i punon truri per ngaterresa, kete nuk e dija.

  16. Star says:

    Gjergj Fishta eshte cilesuar nga te huajt si homeri shqiptar. Ju qe nuk e kuptoni ate nuk e keni se ajo eshte e shkruar ne gegnisht por nga injoraca qe keni. Duhet qe ne shkolla te mesohet kuptimi i fjaleve qe perdor ky kollos i letrave shqipe.Perkthimi ne gjuhen letrare apo ne toskerisht eshte naivitet ,sepse vetem ne gegnisht ajo tingullon si simfonite e Bethovenit. Mallkue kjofte ai bir shqiptari – Qe kete gjuhe te Perendise. – Trashigim qe i’ la i pari. – Trashigim s’ja len ai femise. E ju thafte po atij goja – Qe e perbuz kete gjuhe hynjore – E ne gjuhe te huej kur s’eshte nevoja – Flet e te veten len mbas dore. Nje perle e vertete dedikuar gjuhes shqipe nga ky patriot i madh i kombit tone.

  17. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Me sa kuptova,z.Edmond Tupja nuk po shprehet kunder vepres origjinale te Fishtes,as per zhdukjen e saj,as per menjanimin e saj,perkundrazi kerkon te popullarizohet ne masen e te gjithe popullit,sidomos ne juge.’Perkthimi’ apo pershtatja ne gjuhen letrare te sotme,do ndikonte ne njohjen e vepres dhe te gjuhes se perdorur.Eshte e kote t’u kundervihesh me fyerje,komentuesve te nxituar qe e kruajne me z. Tupja,jo per gje, ai eshte i zoti t’u pergjigjet me humor te holle kujdo, e kedo qe e fut ne shenjestren e tij.

  18. joel shkodra says:

    Ka nje hendek te madh, rreth 50 vjeçar, qe Fishta nuk u studjua ne shkollat e universitetet (gjuhesi-letersi) tona. Prandaj, per t’u studjuar (se pari nga vete profesoret e mesueset)botimet shkollore, por edhe per publikun, duhet te dalin me shpjegimet e duhura te fjaleve e te shprehjeve te perdorura. Kjo gje duhet te behet sa me shpejt, sepse brezat e rinj nuk do ta njohin e nuk do ta shijojne dot Fishten. E keshtu ai do te mbetet gjithnje “ne erresire” siç deshen gjate diktatures e siç u pelqen akoma disave brenda e rreth Shqiperise. P.sh. ka shekuj qe “Komedia hyjnore” ne shkollat e per publikun del gjithmone me shenime e komente. Askujt nuk i shkon mendja qe ta ktheje “Komedine hyjnore” ne gjuhen e sotme italiane.E kjo vlen per te gjitha kryeveprat.

  19. aristidhopulosvarijarin says:

    Gegërishtja eshte pjese integrale e Shqipes. Nuk mund t’i kerkohet gjithkujt te kuptoje vargjet e Fishtës. Por gjuha shqipe do pasurohej teper nese do i fuste termat e Gegërishtes ne fjalorin standart. Natyrisht duke ia nenshtruar rregullave te gramatikes standarte. Fundja, keshtu pasurohen gjuhët.

  20. millosh kopiliqi says:

    Interesi yne eshte ta bejme shqipen me te fuqishme se: greqishtja serrbishtja, kroatishtja…..

  21. astrit says:

    Te perkthehet nga shqip ne shqip sepse Tupja ( gege?) nuk e pelqen.Poetet e shkrimtaret qe shkruajne ne dialektin e tyre duhet te lexohen e shijohen ne gjuhen qe kane perdorur. Tupja si mjeshter perkthimi e ka shume te qarte se perkthimi nuk eshte kurre si origjinali.Poezine e lexojne dhe e pelqejne nje pjese e popullsise me shije te veçanta artistike ka disa qe duan te perfaqesojne tosket dhe nuk na e pelqejne dialektin gege, kujt i behet vone.Ne jemi keto qe jemi doni te komunikoni me korpusin tone kulturor e shpirteror jeni te mirpritur nuk na doni ju qofte rruga e mbare ne jemi mire me dashamiresit tane dhe do vazhdojme te jeni perseri mire me mosdashamiresit tane.

    1. lloqe lloqe says:

      me llogjiken “o gegnisht o rash e vdica” As Homeri as Shekspiri nuk do ishin ne Greqiashten standarte e anglishten satandarte.

      A e ka provu njeri nga ju geget qe di anglisht me e lexu Shekspirin ne menyren si ai ka shkruar? Adptimni I Shespirit ne anglishten standarte eshte qe vepra te mos vdesi e te perdoret nga te tere.
      Edhe Fishta krahas botomit original ne gegnisht duhet te pershtatet ne shqipen standarte.
      xhelozite e krenarite boshe krijojne vetem ndjenje inferioriteti e superioriteti pa lidhje te nje grupi shqipfolesish ndaj nje grupi tjeter shqipfolesish.
      Genishtja eshte -SHQIP
      Toskerishtja eshte – SHQIP
      Shqipja stnadarte eshte – SHQIP
      kush perjahton njeren perjashton te teren.
      Fishta duhet te bucase ne te 3-ja format nese ne shqiptaret kemi bythe.
      perkthim, pershtatje, I nje vepre origjinale uk mohon origjinalin, perkundrzi I hap rrafshe te reja origjinalit per tu ballafaquar me individe qe ndryshe nuk do te mundeshin ta njihnin.

      hajde pra sh’net e byth t’forta te tanvet

      1. joel shkodra says:

        Me sa duket nuk e njeh Fishten. Po i bie shkurt. Nuk mund te kthehet ne gjuhen standarte.

        1. lloqe lloqe says:

          veprat letrare jane perkthyer ndermjet gjuheve qe nukl kane as ngjashmeri e jo me te pershtatesh nga nje dialect ne tjetrin apo nga dialect ne standart brenda nje gjuhe te njejte.
          Qartazi origjinali eshte superior jo vetem ne rastin eFishtes por ne cdo veper qe perkthehet apo pershtatet, por kjo nuk ndalon perkthimin dhe pershtatjen.

          per informacion; Fishten e njoh e ajo qe me pelqen me shume tek ai eshte aftesi-gjenia e tij per te krijuar nje univers.
          Kur lexon Fishten ai ka aftesine ti japi lexuesit edhe nje teleskop edhe nje mikroskop per te pare boten shqiptare.
          Fishta eshte shume I rendesishem per thurrjen e ndergjegjes shqiptare, prandaj duhet pershttur (me gjithe mangesite e pershtatjes) qe edhe nje femije qe eshte lindur ne Sarande apo ne Korce te mundet ta lexoje e kuptoje lksionin Fishtian.

      2. Gjergji says:

        Gjuha “standarte” shqipe u vendos me dhune nga rregjimi komunist. Dhe si çdo gje qe vendoset me force, kjo gjuhe “standarte” ka perjashtuar nga fondi i gjuhes shqipe nje dialekt qe eshte shume me i pasur e me shprehës se dialekti tosk. Nje shembull i thjeshte i bukurise se gjuhes shqipe: kerkoni kenget e vjetra te kenduara nga Vaçe Zela, te cilat jane ne dialektin Gegerisht, do te kuptoni se sa bukur tingellojne vargjet e kenges.

        Te dy dilektet, jane te bukur dhe perbejne pasurine kombetare: Gjuhen shqipe, dhe ne duhet ta ruajme e mesojme femijeve tane, pse jo edhe miqve kudo qe jetojme jashte trojeve. Krahasimet: e imja eshte me e bukur se jotja; vlonjatet jane me te zgjuar se lushnjaret, jane mendesi kalamanjsh, qe vetem perçajne. Fundja kete percarje e kane dashur dhe duan fqinjet tane.

  22. Mjaft me me vjedhjen e thesarit qe ditet ta fshehni ne bankat jasht Shqiperise! Mos prekni thesaret e kultures shqiptare per loklizem. Ato duhen ruajtur ashtu sic jane shkruar pa as nje diskutim.

  23. Lab says:

    Do ishte krim prekja e “Lahutes se Malcis”. Ajo eshte e shkelqyer ashtu sic eshte, ne origjinalin gegerisht. Une jam lab, por “Lahuten e Malcis” jo vetem e kam shijuar ne gegerisht, por edhe kam konstatuar me kenaqesi se disa fjale nga dialekti i Fishtes jane te njejta me disa fjale te vjetra te dialektit lab. Ajo qe mund te behet, eshte te pasurohen botimet e “Lahutes” me shpjegim te fjaleve ne fund te seciles Kenge, sic veprojne italianet me “Komedine Hyjnore” te Dantes.

    1. Sadik Elshani says:

      Pajtohem plotesisht me mendimin tuaj, i nderuar Lab.

  24. Fufi says:

    Tupja do te flusim turqiqishte se eshte kunder kultures tupja=erdogan gazetar legen

  25. Zef says:

    ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE IDEJA “aristidhopulosvarijarin” TE PASUROHET GJUHA SHQIPE.

  26. Billy says:

    Po ne e kemi patur qe ne kohen e Italise, te foluren italo shqip.
    Parafango=pritsebalte.
    Paracolpo= pritsegoditjesh.
    Parapetta= pritsesterkalash.
    Prapagali,( perbagali)= permallra.
    Stopa= kufizues, ndalues.
    Biciklete=dyrrotesh.
    Sediglie=ndenjese
    etj.

  27. Akilis says:

    Zoti Billy po per keto si do ja besh?
    Buatiful=Bukur
    Fllug=Flamur
    Priest=Prift
    Deth=Vdes
    Barry=varr
    See=Syri
    Moscito=Mushkonje
    Meraviliosa=Miracle=Mrekulli.
    Maunt=Mal
    Ere=Aeras.
    Fisai=Fryn.
    Kapito=Katalavenis=Kupton
    hanger=ha.
    Pino=Pi.
    Uoter=Uje
    Nihta-Night-Note=Night
    Dite=Day
    Pligi=Plage.
    Fight-Lufte.
    Adhuri=Dashuri.
    Road=Ruge.
    Sick=Semur
    Doctor=doktor
    etj,etj,etj,etj,skam kohe tani=tora

  28. Tili says:

    Un jam nga Vlora dhe Fishta më pëlqen në orgjinal

  29. joel shkodra says:

    Merrni shembull nga komentet e labit dhe vlonjatit se si e shijojne Fishten ne origjinal dhe nxirrni perfundimet e duhura.

  30. Jugori says:

    Tili , ka dhene komentin me korrekt .
    Vepra e te Madhit Gjergj Fishta mundet te kuptohet vetem ne versionin e tij te shkrimit .Tipa si ky sharlatani epokes se lulezimit te boleve intelektuale aty ne Shqiperi ,duhet me pastru mir gojen ,vec tja marrin ne goje emrin te Madherishmit te letrave Shqiptare Gjergj Fishtes ,e jo pastaj , te guxojn e diskutojn mbi vepren e tij .
    Eshte tipike ne ate bote sharlatenesh ,ku te tille tipa godasin Figurat e medha te Kombit Shqiptare per te terhequr vemendjen e opinionit ,duke abuzuar ne menyren me qesharake me termin Intelektual .
    Eshte epoka e pseudokaragjozave ,sternipave te nastradinit ,
    eshte e koha e kenges se Gomareve te Babaliut kompozue prej byrishit pri vicdoli

  31. Zani Burimi says:

    Prof. Tupe eshte perkthyes dhe shkrimtar. Me pelqen se ka dhe dell komediani, i thote ca te verteta ashiqare, por ama teper te thekura. Sharjet qe beni ndaj Tij, tregojne veçse injorance. Pjesa e pare per llangosjen e gjuhes me barbarizma anglisht dhe te gjuheve neolatine, eshte nje shqetesim shume i drejte dhe per kete duhet te punohet ne nje front te perbashket: shkolla, dijetaret, gjuhetaret, shkrimtaret, pse jo edhe shteti. Ndonjeri do te pyese:”Po shteti ç’te beje?” Po ja, te beje ate qe ben francezi: Po ta kesh tabelen e dyqanit a lokalit ne anglisht, te gjobit aq sa te falimentosh!Kush nuk merr vesh me urti, te marre dajakun vitheve!
    Sa per ate qe thote z. Tupe per pershtatjen e Lahutes, secili ka mendimet e veta dhe nuk ka nevoje per sharje. Une per vete e shijoj Fishten ne origjinal, por ama jam geg dhe kam pergatitjen e duhur per kete. Duke lexuar verejtjet se nuk mund te pershtatet Fishta, me shkon nder mend nje fakt i njohur nga te gjithe: sikur te mos ishin pershtatur poetet arbereshe, sa shume do te kishim humbur ne shqiptaret ne trojet tona!Pra, mire eshte te pershtatet ne standart me lezet e me shije nga ndonje shume i zoti.
    Me falni se u zgjata, por bej dhe nje sugjerim: Mos shkruani gjera qe nuk i dini, si p. sh.:gaboni kur e sillni Fishten pas vitit 1940, se ai kishte vdekur ne kohen e monizmit si dhe gabime me brire per shume fakte historike dhe letrare.
    Pershendetje, profesor Tupe! A do te shkruash ndonje roman tjeter per injorancen?

  32. Gjergji says:

    Ne vend qe te perkthehet ne Standard Lahuta behet mire me u mesue toskeve rregullat baze te gegnishtes… Eshte me produktive.

  33. As says:

    O shoku Elpiniqiqiqi(burre je a grua s’merret vesh, po prapashtesen qiqi e paske te goditur e te merituar) e more vesh tani se si eshte puna e Homerit shqiptar? Besoj shume komentues te nderuar te ndihmuan! Sa per ate fjalen idiot ktheje ne sumt se dukesh nga emri! yyyt fare grrreku dukesh!!!

  34. Zef Kallami says:

    Disa pjese nga vepra e Fishtes,”Lahuta e Malcise”.

    O ato te lumet qe e dhane jeten
    O ato te lumet qe e shkrine jeten
    lehte u kjofte mbi vorr ledina
    bute u kjofshin moti e stina
    e der t’kendojne ne mal ndoj zane
    dersa te shendrisin diell e hane
    ato kurr mos u harrojshin
    n’kange e valle por u kendojshin.
    e njaj gjak qi kane ndikue
    ban o Zot qi t’jet tue vlue
    per me ia nxe zemren shqyptarit
    per ka vendi e gjuha e t’parit.
    tjeter:

    Por po i lam na tash keto fjale
    ne vranin qe une jame tue dal
    cubat kenjazit me ja ndal
    vec ti lypi une dyzet vete
    dyzet vete po djem te lehte
    qi te vdesin ku t’zatesin
    e po t’ap besen e Zotit
    se pa u djeg n’flake t’barotit
    s’ka me’u lshue per t’gjalle Vranina
    etj,etj.
    Nja mbas nja po i bijne pazarit
    si ajo re qi prej Tivarit
    ngjitet zi terthoreve tona
    per me shkrep ndo kah te vona
    edhe kapen m’at breg Bunet
    ku m’nji lunder u rreshtuen
    vend m’at lunder gjithekush zune
    edhe nis asht porsi re
    tue ca valen per Liqe
    tue ca valen ka Vranina.
    Ti oh Zot kur na jane cue
    mbathe e z’dathe si kane qillue
    e’i kane rrokun armet shqiptare
    njata Ltina Xheverdare
    njata t’bardha n’za breshana
    e’i kane njite njata tagana
    e’i kane vue njato Calina
    sec ushtime ka marr Vranina
    njashtu turr per dere t’kaushes
    djemt e Oses rrajne drejt fushes
    shoqi shoqin nuk po e pritka
    po sejcili vrap po ngitka
    thue’se t’parit qi do veka
    petkut cohet do ti preka
    e jo ma se po e pret deka.
    djemt e Oses njashtu ngasin
    vec me cubat qi mund t’hasin
    si kerset Vranina e shkrete
    sot qi biejn shqiptaret e lehte
    vrap tue nga te poshte e perpjete
    thuese kameve u kane vue flete.
    Krisi pushka at’here batare
    krisi Ltina e Xheverdare
    edhe ushtoj duhma e Breshanes
    me’u dridhe femija n’zemer t’nanes
    sepse trimi n’trim si te hase
    e n’lok zanash si t’kersase
    si te kersase pushka o vlla
    rradhe pa gjak se mujne m’u da
    A ke ndonjihere per seri
    se sikur tu bijne skyfteri
    ikin pulat neper kacuba
    njashtu ate bote iken ato cuba
    kush te poshte kush kah perpjeta
    ku e ka Osja at Kerren Gilen
    qi s’jau da kurr karajfilen
    ndoshta sot po i dhimbet jeta
    rrin mshef nder shkorre mbreta
    nuk asht mshefe jo Kern Zagorja
    Kerrn Zagorja re mizorja
    cubit n’shpinde por si bisha
    iu leshue Kerrni neper plisha
    neper plisha t’bregut t’ujt
    n’karantine n’to tue gjuejt
    n’to tue gjuejt vec per ane
    gjalle me dore donte me zane
    kur ja behi qi n’at fushore
    Oso kukai rrfe mizore
    ka po kthej asajt’am shpi
    e dy oke e me dhi
    Oson Kerri tue e pa
    disi marre ate bote i ra
    qi hala s’kish pa armikun
    prandaj conte rrept celikun
    fill per gjyse tham ke tue e pre
    por jete gjate cubi kish le
    se tagant nermjet ia qiti
    edhe vdekjen me to e priti
    kur taganat jane zatet
    fort shunglloi Vranina e shkrete
    edhe u keputen lik permjedisit
    si t’in kene dy krande lisit.

  35. Zef Kallami says:

    na falni per gabimet,korigjimi si ma poshte

    A ke (ndie) ndonjihere per seri

    Kur po kthehej asjt’am (shpinde)
    me dy oke e me dhi
    Oson (kerrni) tue e pa.

  36. ermal gjoni says:

    AS, je nje nje idiot noterik. Dialektet jane ashtu sic jane dhe nuk mund ti injorosh dhe nuk mund ti mbivleresosh njeren kundrejt tjetres, Te gjtha gjuhet moderne te botes se qyteteruar jane vendosur me nje vendim te nje diktatori (lexo si eshte vendosur gjuha e njehesuar letrare frenge, italiane) dhe shume te tjera. Por ti nuk di me shume se jashte katundit tende. Si te duken keto gjuhe sote (Italiane, Frenge) gjuhe gabelesh?! E kupton kush je? Shko ne bibloteke hap librat dhe mos bridh kafeneve dhe merresh me gjera bajate.
    Emigranti,
    US

  37. Fatmir says:

    Nje lufte e pakuptimte gegesh e toskesh.Te them te drejten, pershtatja ne gjuhen standarde me tingelloi shume bukur.

    1. joel shkodra says:

      Le ta provoje vete profesori qe e ka hedhur kete ide per ta kthyer ne gjuhen standarte e te shohim ç’do te dale.

  38. drita bashaj says:

    Turp per ty Tupe dhe per te gjithe qe mendojne si ty. Ne se keni mesuar nja 3-4 gjuhe, si shpjegohet qe nuk e mesokeni dot gegerishten te shijoni Fishten, Mjedjen, si nuk e mesoni arberishten qe te lexoni poetet arberesh? Shekspiri nuk eshte kthyer ne anglishten e sotme, po lexohet me nje list me fjale te veshtira dhe shenime historike dhe informuese. Poetet tane te medhenj nuk masakrohen qe t’i lexojne injorantet se ata nuk kane shkruajtur per injorante me diploma si jeni ju. Pas aq fyerjesh qe ju bene Fishtes, kjo eshte me e ndyra. Nuk e di se c’pedagoge jeni juve dhe ku do perfundoje Shqiperia me keta disintelektuale!!!!!

  39. stilian says:

    Lahuten e ka shjelle ne proze per femije shkrimtari i shquar e i paharruar Odhise Kristo Grillo. Ne parathenie ai kujton mesuesin e tij Pandeliun ne fshatin e bukur te Vunoit i cili i kerkonte nxenesve te tij te mesonin permendesh vargjet e Lahutes. Lexojeni kete sprove letrare te Grillos, i cili me shume modesti thote se e ka sjelle per femije. Ne fakt, ngjyrat e bregut e pershkojne prozen e tij poetike gjer ne fund. Eshte e kendshme, e rrjedhshme dhe tregon forcen prozaike te letrares si nje gjuhe prej te njejtit taban me ate te Fishtes.

  40. Zef Kallami says:

    Nji albanolog shqiptaro-francez lindur ne France (Nana nga Permeti dhe i ati nga Franca).Qe ne vogeli i beni pershtypje fjalet e nanes se vet te shprehura ne shqip.Kjo i ishte ngulitur,dhe kur u shkollue pervec diplomes ushtroi dhe zellin per ta njohur dhe krahsue shqipen me gjuhe te tjera.Ne perfundim keshilloj qe gjuha shqipe duhet te zhvilloje paralel te dy dialektet si nji pasuri e jashtzakonshme per gjuhen shqipe.
    Ne kete drejtim na adhurojne shume albanolog dhe te huaj.Ne nuk ia dim nderin vetvetes.

  41. shitsi i bulmetit says:

    Une personalisht e kam lexuar Fishten para vitit 90.
    Ti Tupe, Tope, a si dreqin e ke emrin, shko ruaj dhite sepse nuk ke as mundesine e as kopetencat te prekesh “Lahuten e Malcis”.
    Lahuta eshte e shenjte sepse eshte Iliada per shqiptaret ndersa At Gjergj Fishta eshte Homeri shqiptar.

  42. Zef Kallami says:

    opinjonist.

    Deridiku ke te drejt.Kjo vjen se per 50 vjet shqiperia foli tosknishten e xhaxhit.
    Tjetra vjen se xhaxhi nuk e lejoj te bante pjese ne programin arsimor.
    Sot vazhdon te mos jete pjese e programit arsimore.Kjo asht interresi per Fishten.Tashti na del z.Tupe dhe na kerkon ta perdrellim ne tosknishten letrare.
    Kur mora botimin e pare te Fishtes ne fillimet e demokracise.Ia lexova Nanes time e pa shkolle.Ajo ne vend mu pergjigj:
    -Keto jane vjerrshat tona qe i kena mesue femije.Fishta ka do te tjera.Dhe dinte permendesh nji dyzine te pa fundme te vargjeve te Fishtes dhe i mbante per krijimtari popullore.Kaq thelle jetonte Fishta ne shpritin dhe zemren e popullit.Tashti a mundesh te na bindesh se Fishten nuk dine ta lexojne te shkolluemit dhe te mos e kuptojne persri te shkolluemit nese futet ne program arsimor sic i ka te gjitha vlerat dhe mbi vlerat se nuk asht asnji shkrimtar qe te jetojne shpritnish ne zemren e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje