Vdekje gjatë xhirimeve të filmit "Silence", Martin Scorsese në zi

29 Janar 2015, 20:02Kulturë TEMA
Vdekje gjatë xhirimeve të filmit "Silence", Martin Scorsese

Regjisori i famshëm Martin Scorsese ka mbetur i shokuar dhe në trishtim të thellë, pas një aksidenti fatal në skenën e xhirimit të filmit të tij të ri “Silence”

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën kur një tavan shemb mbi punëtorët e ndërtimit tajvanez,   gjatë para-xhirimeve në Chinese Culture dhe Movie Center.

Kontraktorët e pavarur ishin punësuar për të “bërë të sigurt”  ndërtesën,  ishte konsiderua si e paqëndrueshme.  Gjatë këtij procesi ka ndodhur dhe aksidenti, sipas zëdhënëses së filmit.

” Të gjithë jemi të tronditur dhe në dhimbje  të thellë.  Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e personit që vdiq dhe  të atyre u plagosën“, thuhej në deklaratën e bërë.

Liam NeesonAdam Driver dhe Andrew Garfield janë yjet që do të luajnë në dramën historike mbi jezuitët portugezë të përndjekur zonat e izoluara  të Japonisë së shekullit të 17-të.

Filmi është një përshtatje e romanit me të njëjtin emër i autorit japonez Shusaku Endo, botuar në vitin 1966./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje