Islanda "ringjall"mitologjinë! Ndërton tempullin e parë të Zotave pas 1000 vjetësh

3 Shkurt 2015, 20:09Kulturë TEMA
Islanda "ringjall"mitologjinë! Ndërton tempullin e parë

Islanda është  gati që të ndërtojë tempullin e saj të parë perëndive skandinave që nga koha Vikingëve.

Një variacion modern mbi paganizmin skandinav ka lulëzuar  vitet e fundit, jo sepse njerëzit besojnë tregimet e mbinatyrshme, por sepse ata i shohin tregimet mitologjike të saj si një ‘metaforë’ për jetën.

Unë nuk besoj se dikush beson ende në një njeri me një sy, i cili i hipën një kali me tetë këmbë“, – tha Hilmar Örn Hilmarsson, kryeprifti i Ásatrúarfélagið.

Ne i shohim tregimet si metafora poetike dhe një manifestim i forcave të natyrës dhe psikologjisë njerëzore“, theksoi ai.

Anëtarët tani do të jetë në gjendje që t’i luten Thorit, Odinit dhe Friggut publikisht në tempull. Tempulli i mitologjisë skadinave, ndryshe e njohur si Norse do të jetë rrethor dhe  me kube, i vendosur në një kodër me pamje nga kryeqyteti islandez, Rejkjavik.

Paganizmi skandinav është lënë mënjanë nga krishterimi një mijë vjet më parë, por antarët e Ásatrúarfélagiðs  janë trefishuar dekadën e fundit dhe tani numërojnë  nga 2400 deri  në 330,000  të popullsisë së vendit.

Në tempulli do të bëhen ceremoni martesore dhe  funerale dhe  do të respektohet “Blot”,  një rit tradicional në të cilin njerëzi pijnë  për perënditë duke përdorur një bri para se të zhvillojnë një festë.

Ata kanë vendosur të mos praktikojnë therjen e kafshëve, ose “kurbanin”  të njohur ndryshe, sepse  thjesht sjell shumë probleme. /J.H

 

 

 

13 komente në “Islanda “ringjall”mitologjinë! Ndërton tempullin e parë të Zotave pas 1000 vjetësh”

  1. Shqipo says:

    Bravo. Une mendoj se ka ardhur koha qe dhe ne shqiptaret te ringjallim mitologjine pellazge qe par ata qe e njohin sadopak eshte e mrekullueshme dhe jashtezakonisht e pasur, me zoter, me ore, perri dhe djaj. Me fuqi te pamata te natus, te malit, te pyllit, te bjeshkeve etj., me superheronj qe ndihmohen nga keto qenie te mbinatyrshme dhe mbrojne vendin e tyre dhe shkaterrojne armiqte e tyre. Me perendi qe perkulen dhe tremben nga njrezit dhe me njerez qe nderojne dhe mbrojne perendite.

    Eshte momenti me i pershtatshem qe ne si shqiptare ti rikthehemi besimeve tona origjinale dhe karakteristike dhe te leme menjane fete e imponuara qe na percajne. Te leme menjane krishterimin me nje zot te vuajtur dhe hakmarres, te paparishikueshem dhe qe as vete nuk e di cfare do nga njerezit, te leme menjane dhe myslimanizmin me nje zot dhe profet me shpate ne dore qe nuk do as fqinjet as familjen as kombin dhe asgje qe nuk bie dakord me te, madje u kerkon ndjekesve qe te ndyejne duart me gjak nese nuk eshte i fese te tyre.

    Kjo eshte koha per tu bashkuar, pjesa e pare u takon historianeve dhe arkeologeve te hedhin drite mbi detajet e fese tone te vjeter dhe ne si shqiptare do ta njohim fene e origjines tone dhe do ta ndjekim patjeter.

    1. mono says:

      Krishterimi nder shqiptaret nuk eshte fe e imponuar, por e perqafuar ne menyre te vullnetshme. Qytetet ilirike dhe ato te Epirit kane qene nder te parat qe paten komunitete te krishtera. Durresi ishte nder te paret qe ne vitin 58, shek I, ne nje kohe kur te krishteret persekutoheshin nga perandoria pagane romake.

      Eshte qesharake ne fakt qe disa mburren me paganizmin dhe per me teper per paganizmin si identitet i shqiptareve. Ne historine e shqiptareve (ilireve/arberve/epirotasve) krishterimi ka qene feja me te cilen ne jemi identifikuar, qe kemi kontribuar dhe qe ka lene me teper gjurme tek ne. Heronjte tane kombetare jane dy te krishtere dhe te lidhur fort me krishterimin Skenderbeu dhe Nene Tereza. Trashegimia jone kulturore perfshin me se shumti kisha dhe manastire, I kemi dhene disa papa Krishterimit, prifterinjte shqiptar na ben te mundur te shkruajme gjuhen shqipe dhe ta kemi te dokumentuar, ne kishen ortodokse ne Rumani u kendua per here te pare himni i flamurit, shkolla e pare shqipe u hap nga te krishteret protestant etj.

      Jezu Krishti eshte i vuajtur per tu identifikuar me dhimbjen njerzore dhe per ti shpetuar njerzit nga thelbi i dhimbjes njerzore qe eshte mekati. Por ai nuk eshte perjetesisht i vujatur, ai eshte triumfues mbi vdekjen dhe kete gje ua ofron dhe ndejkesve te tij.

      Dhe se fundmi nje vezhgim mbi artikullin. Ky prifti islandez i paganeve
      eshte shume qesharak. Ne nje kohe qe nuk i beson as vete legjendave te paganeve, i fton islandezet ti luten zotave si Tor etj. Si ka mundesi ti lutesh dickaje qe ti je i bindur qe s’ekziston???!!! Ky eshte mjerim shpirteror!

      1. melo says:

        Njerezit po i luten bythes se Kardashianit ti thu si ka mundesi ti lutesh Thorit. Ai prifti Islandez ka kapur nje fenomen shume interesant, por aresyeja pse eshte qesharak ose mund te duket i tille nuk ka te bej aspak me cfare ai po mundohet te bej, por me faktin se jane bere qesharak dhe komik ata qe ai po mundohet te ndryshoj, e ne kete aspekt, ne demokraci fiton masa, edhe sikur ajo te jete krejtsisht idiote. Ti smund te kuptosh dot se cfare ben kulti, pse eshte krijuar, pse po vazhdon. Madje sot njeriu as nuk e kupton dot qe po perjeton ne nje proces zevendesimi kultesh dhe zhvendosje identiteti. Islandezet nuk jane rrota. Edhe ne Greqi ka grupe te tilla qe meren me kete pune, por jane ceremoniale sepse qe te ri-institucionalizohet si fe i pari qe do dilte kunder do ishte jo detyrimisht Kisha, por shteti te cilit i cenohet autoriteti.

  2. Moskopoliti says:

    Shume mire! Kete gje duhet ta bejme edhe ne shqiptaret, se na hengren fete e shkretetires!

  3. Joni says:

    Ne kemi Dodonen perendine tone dhe do ishte shume e bukur dhe me vlere qe kjo t’u tregohej dhe femijeve ne shkolla, se na prishen nga mendte fete e botes.

  4. Akilis says:

    Ketu deshtuan Italianet te krijonin Mithollogji jo keta bashibozuke Varvaros.
    Nuk ndertohet Mitthollogjia ne zili,urrejtj edhe me aksion.
    Duhen shekuj,dije,liri respekt.
    P.sh italianet nuk kane Mithollogji,u perpoqen kopjuan Origjinalen Greken d.m.th edhe Tonen se Ilyret ishin pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke.
    Mithollogjia eshte nje Greke nuk ka mithollogji Romake,Gjermane,Italiane,Franceze.
    Ne fund te fundit si do ta quajne keta qe nuk kane respekt ata que ndricuan kete Europe Mithollogji?
    Mithos dhe Llogos eshte Greke!
    Apo lagadaramba!
    Pse ju vjen turp atyre sic moren Demokracine,Teatron,Lojerat Olimpike,Shkencen,Filozofine pse nuk ndertojne edhe ndonje Parthenon?
    Sa per te Krishtere dhe Myslimane keta kudo qe shkuan dhe kush doli kunder tyre u dogj,kaq e thjeshte.
    Zoti mono me larte,a nuk shkuan pas pushtuesit dhe kolonizatoreve te Krishteret ne Ameriken e Veriut dhe te Jugut?
    A nuk e dogjen Galileon?
    Ku e kupton yi se cfare kane bere ata te krishtere po myslimane?
    Vete Kostandini i “Madh”vrau me mijera kush nuk behej i Krishtere.

    1. mono says:

      Zoti Akilis,

      Duhet te ndajme praktikimin e fese nga lidhja me pushtetin. Ne fillimet e saj krishterimi u perhaps nga misionaret e krishtere, nga njerez si Shen Pali qe ka qene deri ne Ilir na thuhet ne Bibel.

      Ne kohen e Konstandinit, ai e beri fe zyrtare pas shekujsh persekutime. Ne periudha te ndryshme ne histori ka patur abuzime ne emer te fese, ashtu sic ka patur abuzime ne emer te shume idealeve te mira.

      Por abuzimi nga disa nuk e ben qe besimi te hidhet poshte. Ne personin e Jezu Krishtit nuk mund te gjendet asnje difekt qe mund te kritikohet.

  5. Ylli polar says:

    asnje fe nuk perqafohet me deshire.te gjitha jane imponuar me dhune dhe cfarosje popullatash te tera.rasti me ifresket eshte Amerika.po njerezit jane te trashe dhe harrojne shpejta ose duan te harrojne dhe pershtaten me sistemin e ri qe krijohet?????????

  6. CANI says:

    Ase nje fe nuke pranohet me dhune ,pore me deshire ,se askushe smundet asgje me te dhane me dhune pore me te marre me dhune po .Feja pagane ska asnje vlere ju besone statujav ata i gdhendin vet ata zotrat e tyre edhe atyre ju besone ,e une po ju theme paganve pse spo ju lutni qatyre zotnav tuaj qe te mose vdisn ne qofte se ata zotnat tuaj munden me ju ndihmue. Pore lerni kito prralla se vetem nje ZOT eshte per kret njerzimin .

    1. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

      O cani sa per Kulture e dije ne fene pagane nuk ju lutej statujave,por perendive te tokes dhe detrave qe ishin ZEUSI dhe AFERTDITA.
      Kurse urrejtjen dhe shume fe i krijoje mendja djallezore e njerezve te lgje qe nuk duan t’ja dine as familje e popull dhe as per atdhe,atdheu i tyre jane leket e pista dhe pushteti pa kufi brenda djallit,punoni per mua cirrej berisha me shoke me paturpesi neper mitingje duke mashtruar,grabitiur e vrare shqiptaret ne vite,kurse nano-rama dhe meta me shoke cirreshn e vazhdojne te cirren se do bejne drejtesi brenda dajalit nen moton,”mos beni si beje ne po beni si ju themi ne”dhe vazhdojne e kakarisin si gjela siper plehut te tyre per ndershmeri njerezores,sa turp aq dhe pergjegjesi penale bashke kur bashkejeton e punon me djallin duke mos ndeshkuar krimin.
      Mjaft me,me lora fjalesh Zoti krijoe gjithesine,dhe ushqeu dashurine,dhe koha ka vertetuar katerciperisht se
      pa dashuri nuk ka jete e progress njerezo,o njerez.

    2. i says:

      Po ai zoti jot si po te ndihmon ty??

  7. vang says:

    z.AKILIS :Pamvaresisht se si mund te emertohet ,te gjithe popujt e kesaje bote kane mitologjine e tyre .Asnje nuk e mohon madheshtine e mitologjise greke edhe pse ne brendesine e saje ka elemente te perziere pellazge,egjyptiane,etj,sejcili popull sado modest ka historine dhe mitologjine e tije dhe nuk eshte e mundur te jete ndryshe.

  8. I_Krishteri says:

    Nuk eshte rastesi se Krishterimi fitoi 3 here ne Europe: Njehere ne kohen e perandorit Kostandin pas 3 shekujsh persekutimesh dhe njehere tjeter pas sulmeve barbare ne qe fundosen Perandorine Romake te perendimit dhe serisht pas sulmeve islamike ne Spanje dhe me pas atyre otomane ne Ballkan.

    Nuk eshte rastesi qe Europa e braktisi paganizmin. Nuk eshte vetem faktori dhune ketu. Sigurisht ka pasur dhe dhune nga shtetet ne emer te fese, por dhuna nuk i mbijeton kohes. Qytetari europian e pa barbarine ne paganizem dhe driten ne Jezu Krishtin. Mendoni vetem kete se romaket pagane defrenin duke para te krishteret qe digjeshin, kryqezoheshin dhe u hidheshin luaneve dhe nderkohe keta te fundit nuk kishin ndjenja hakmarrejeje ndaj tyre. Si mund te mos e braktisnin paganizmin? Gjithashtu kuptoi shthurrjen, ligesine, poshtersinin e “perendive” pagane, se si Zeusi lufton me te atin, me femijet e vete, se si perendite futeshin mes njerezve per t’i ngaterruar dhe shkaterruar keta nga frika se mos u zinin vendin, apo rivalitetet mes “perendive” pagane etj…. Edhe 1000 here te ringjallet paganizmi, 1000 here te tjera do te vdese, se eshte nje gje e vdekur, pa jete, pa drite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje