Ministria Kulturës e kenaqur me vendimin e ri konsesual per Komanin

4 Shkurt 2015, 11:22Kulturë TEMA


Ministria e Kulturës ka bërë publik qëndrimin e saj ndaj zones së mbrojtur arkeologjike të Komanit, respektivisht zonave A dhe B, dhe të vendimit lidhur  me projektin me rëndësi strategjike kombëtare të linjës së transmetimit 400kv Shqipëri Kosovë.
Ministria thotë se pas disa tryezash debati me institucionet përgjegjëse , nga ana e ekspertëve të  OST është bërë një propozim i cili ka të bëjë me zhvendosjen pjesërisht të një segmenti të linjës jashtë zonës B tëpropozuar, propozim i pranuar nga IA(Misioni arkeologjik Shqiptaro -Francez).
Ministria është e kënaqur që vendimarrja e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë e dt. 12.12.2014 ka qenë dhe mbetet vendimi i duhur profesionalisht, teknikisht dhe ligjërisht.
Ky vendim  mbetet në fuqi edhe sot në lidhje me shtyllat që vazhdojnë të jenë Brenda zonës B, në propozimin e ri të pranuar plotësisht nga palët.
Nërkohë Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë do të jetë në pritje për një shqyrtim të propozimit të ri të OST për ato shtylla që mund të vendosen përtej zonës B, sipas procedurave të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për çdo instalim të ri në territorin e Republikës.

5 komente në “Ministria Kulturës e kenaqur me vendimin e ri konsesual per Komanin”

  1. altini says:

    MIrela Kumbaro te dale dhe te kerkoje falje per papergjeshmerine e vendosjes se shtyllave ne KOman

    1. shih shih says:

      Gjithe FUNDERRINAT qe luajne rolin e “patriotit dashamires” do dalin e do flasin kunder qeverise e ministrise! Pse!? Sepse jane FUNDERRINA,e asgje tjeter s’u intereson ! ?

  2. Gjergji says:

    E dhjere, por krenare ministrja ?

  3. Risena says:

    E dhjere, por defiçente. Perkthysja me e mire nder ministrat. Tek qeveria e Saliut do te ishte me e pershtatshme.

  4. Kult says:

    Fyçke zhgenjyese qe e ka bere Min Kultures nje ATM pa pin per Ben Kumbaron dhe kunatin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje