Një histori heroizmi në Tiranë, që ia vlen të rikujtohet

3 Shkurt 2015, 20:34Kulturë TEMA

Vetëm pak muaj më parë, aktori Pandi Toçe ndërroi jetë në mënyrë heroike, duke u përpjekur t’i shpëtonte jetën një fëmije 13-vjeçar që po mbytej në Liqenin Artificial në Tiranë.

Ngjarja atëherë u raportua shumë thatë nga mediet, të cilat e raportuan si një mbytje të një 50-vjeçari.

Top Channel e ka rimarrë sërish historinë e tij sot, duke intervistuar babain e djalit që shpëtoi aktori, i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar 13-vjeçarin.

Ishte mëngjes, rreth orës 6 apo 6 e 30, kur unë mora një telefonatë nga im vëlla, të cilin e kishte lajmëruar vajza e vetë, nëpërmjet së cilës më thanë se Ervisi kishte rënë në liqen, por nuk kishte asnjë gjë për t’u shqetësuar. Për momentin, ashtu siç isha përgjumësh, nuk e kuptova çfarë kishte ndodhur dhe ika me vrap në vendngjarje me makinë.

Aty kishte shkuar im vëlla më parë, por ku u gjenda atje pashë shumë policë dhe një ‘skenë krimi’ të vendosur prej tyre. Për momentin u shokova sepse mendova më të keqen, thirra menjëherë emrin e djalit, kur papritur e shoh atë të ishte shëndoshë e mirë.

Ndërkohë, policët më njoftuan se nuk kishte asnjë problem për djalin, sepse një tjetër person kishte humbur jetën për të shpëtuar tim bir. Mbeta pa fjalë, edhe pse e shihja djalin që e kisha përpara syve, nuk më besohej. Isha shumë i shokuar”, thotë ai.

Djali e ka përjetuar shumë rëndë ngjarjen. Ende edhe sot, nëse e hapim këtë bisedë dhe flasim për të sesi ndodhi ngjarja, ai përsëri preket shpirtërisht. E shikoj si prind që ai nuk ka dëshirë t’i përmendet fjala ‘Liqeni’, apo xhirot përreth tij, madje edhe ‘plazhin’ apo ‘detin’. Është ende i prekur edhe ai, për shkak të moshës, është ende fëmijë. Fjalët e para që tha ishin: Ç’desha unë që shkova poshtë liqenit, doja të rrëshqisja, ishte faji im. E ndien veten sikur është ai fajtor për ngjarjen, por faktikisht nuk është kështu, ai ishte duke bërë xhiro dhe rrëshqiti”, vijon më tej ai.

Dervishi thotë se do i jetë përjetë mirënjohës aktorit të pajetë dhe familjes së tij.

Mesazhi ynë është Zoti u dhënë kurajo dhe falenderime për atë njeri. Ai njeri për ne është hero, është një njeri shumë i nderuar dhe shumë i lartë për ne. Nuk janë të gjithë njerëzit në kohët e sotme që mund të bëjnë një veprim të atillë, një xhest human.

Kushdo të jetë sot vështirë ta përsërisë atë veprim heroik të Pandit. Nuk besoj se ndonjë do të mund të hynte në Liqen në 6 të mëngjesit për të shpëtuar një tjetër person të rrezikuar. Është për t’u përmendur dhe nuk do ta harrojmë kurrë”, e mbyll ai./b.l

26 komente në “Një histori heroizmi në Tiranë, që ia vlen të rikujtohet”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Ne USA te ndjerin Pandi do e kishin bere HERO, familjes do i kishin lidhur pension te vecante, do kishin bere efhe film!
    Ndersa ne Shqiperi bejne hero Azem Hajdarin, Ahmet Zogun … qe punuan e luftuan vetem per veten e tyre.
    P.S. FEVZO, BEJ DHE NJE LIBER PER SALI BERISHEN!

    1. tironsi says:

      @gopisti
      je i modh fare!
      ke bo komentin me te papame!!

    2. demokrati says:

      Jetoje ne Amerike dhe i mbeshtes 100% fjalet e tua Gopisti i NSHRAK-ut.Problemi eshte se Shqiperia edhe tani pas 25 vjet gjoja demokraci ka ngel peng i sistemit komunist.

  2. MAJAKOVSKI says:

    Dibranet ndjehen krenar qe e paten Pandin midis tyre per disa vite.Akti i tij i larte duhet nderuar.

    1. Torollaku Rilindas says:

      Ta kam thene edhe me pare mor burre, ti sikur kishe vrare vehten nje here apo jo?

  3. albani says:

    Jemi krenare edbe ne qe e kemi pas shok banke ne vitet studentore’81-’84

  4. Tami says:

    Shume pak njerez te tille gjen sot, eshte per te ardhur keq, por realitet. I nderuar te jete kujtimi i tij.

  5. MAJAKOVSKI says:

    Ti o Tarallak shko e merr nje Patllak

  6. Drini says:

    Ne Tirane po te jesh kriminel,,,te permend cdo i ri,,,shife ky robi eshte i forte,,,,ky robi ka leke,,,ky robi ka bmw e fundit fare,,,,ndersa Pandi qe beri gjithe ate veper qe i kushtoi me jete duke shpetuar nje kalama nuk e permend njeri,,,ky eshte absurdi tek ne shqiptaret,,,asnjehere nuk vlersojme ata qe jane per tu vleresuar,,,po vleresojme kriminelet dhe goret e Bllokut,,,,Pushoft ne paqe dhe u kujtoft perhere…

  7. MAJAKOVSKI says:

    Ti o Tarallak shko e merr nje Patllak

    Se Majakovski nuk vritet ore alabak

  8. BERTO says:

    e vetmja gazete qe shkruajti per kete ngjarje ,ishte gazeta TELEGRAF.ndersa gazetat e tjera brrockullisnin nga mengjesi e deri ne darke vetem per politike.lehu sala e pordhi rama.

  9. "BALASHI" says:

    I mrekullueshmi Pandi Toçi! NJERI. Ti e kishe zemren e mendjen per te tjeret. I paharruar do te mbetesh si njeri e artist. Familjes ngushullime e te jete krenarr per te .

  10. shkolla e partise says:

    c esht ky prind femija i te cilit ne 6 te mengjesit esht per “xhiro nga liqeni”??
    aman o zot

  11. human says:

    e kam nxjerr edhe tek faqja e fcb kete akt human qe nuk pershkruhet me fjale pasi ato e deformojne, u preht ne paqe shpirti i tij!!!

  12. petroninsi says:

    Pandi DUHET NDERUAR dhe gjesti i tij duhet te bente lajm. Ky lajm do ti bente nder cdo televizioni po trajtonte ashtu sic duhej.

    te tjeret vetem fjale,fjale,fjale……… mjaft se na lodhen

    Pandi, vetem vepra,vepra,vepra……. do mbahesh mend si NJERI

  13. Arben says:

    RESPEKT TE MADH PER VEPRIMIN E KETIJ NJERIU.

  14. shqip hesapi says:

    Ne cdo rrethane akti i Aktorit duhet nderuar.

  15. z/k says:

    Shpetimtari duhet nderuar per sakrifikimin e jetes se vet.Dhe djali dhe familjaret te jen mirnjohes me konsiderat te thelle.
    Une, ju merreni si te doni.Isha ne moshen 11 vjec kur kam shpetuar shokun e klases duke e nxjerre nga rrenjet e shelqeve ne zall te Kirit.Heren e dyte kam shpetuar nji tjeter i cili per pak sa nuk me fundosi dhe mua.Nuk me linte te notojshem me kishte shterngua ne bel nga mbrapa dhe detyrohesha te ecja ne kame mbi shtratin e lumit plot me ranen me zhavor te Kirit e po te mos ishte nji kusheri i tije qe e godiste me shqelma drejt bregut per kete rast gjithnji e kam kujtuar dhe e kujtoj te frigshme.
    Nji tjeter tek stomet ne zall te Kirit.Kercej nga stomi,shoket me thane u mbyt dhe rrija e shikoja nga siper thellsia ishte rreth 3,5-4m.Uji kristal i paster.Filloj te dalin flluska ajrit mbi siperfaqe.U holla dhe e nxora pa veshtiresi.Nji tjeter tek ura e Bunes(Moloja).Femijet talleshin dhe kedo qe gjindesh ne cimento pran ujit i hudhnin brenda.Une nuk i kam pas qefe lojnat te pa kendeshme me ujin.Me hodhen edhe mue.Nga ky rast hodha njerin qe ishte ulur ne cimento.Ai nuk dinte not dhe vellai i ti.Virri.Me myte vellan.E mora per loje.Ne fakt ai turbullonte ne uje.U shtriva barkas mbi cimento.shtriva doren ne thellesi te ujit.E kapa dhe me kapi.E nxorra sikur nxirret kova prej pusit.
    Nji tjeter ne Shiroke.Ky po u fute ne uje.Mirpo lemashku qe ishte ne cimento nga pakujdesia rreshqet dhe pergjak koken.E perfundon ne liqe.Aty kishte vetem grat e familjes se tije.Ato lemeriten si per njeriun e vet kuptohet.Une hyna deri ne gju dhe e nxorra te zverdhun mga uji.Ndersa te fundit ne Shengjin ishin dy motra te shokut te tim vellait ato nuk dinin note por ashtu llapaqiteshin.Nga pakujdesia njera humbi kontrollin.Per fat isha aty dhe pa kurfare mundimit nga qe ishin femi te vegjel i nxorra jasht.Ato prinderit me falnderonin kushedi se cfare kisha ba.Une e mbaja siper ujit derisa u normalizue.
    Pasioni im gjithe jeten ka ken futbolli,Kiri,Buna,Drini,liqeni.Zhytin e kam pas shume qef shkojsha 50-60 m pa sforco.Kete e bajshem ma shume ne liqe ku nuk ka rrjedhe.Per me dit saktesisht aftesin pa ndihmen e ujit.Ndersa ne Kiri dhe Dri pelqeja notimin kundra rrjedhjes.Kishte raste te ecja po ma shume rrezitoja ne vend per disa minuta e mandje me vinte rrejdha para.
    Ndoshta nuk tregohem modest.Por jane episode te verteta.

  16. Avokati says:

    Bashkia e Tiranes duhet ti jape Shetitores se Diges se Liqenit emrin e te nderuarit Pandi Toçe. Ky emer do te jete kuptimplote sot dhe ne cdo kohe.
    Humanizmin e tij eshte njerezore dhe morale qe keshilltaret e Tiranes ta vlersojne edhe si “Qytetar Nderi”.
    Çfare nderi me te madh mund te bej nje njeri se sa te jape jeten e tij qe te jetoj nje tjeter ?

  17. skifteri says:

    dashuria do shpetoi boten jo urrejtja per njeri tjetrin e qone ne gremine,dhe rasti I artistit madhe qe dha jeten per te shpetuar jeten e nje femije eshe nje akte njerzor me vlera te mdha humane shpirtrore ,simbol I te qenit njeri.Kjo ngjarje meriton nje perulje ,nje respekt brez pas brezi si nje shembull qe duhet te ndriçoi me nje shkelqim te prhershem ne shoqerine tone ,te mbuluar nga egoizmi, indiferentizmi, korrupsioni,vetmia,pasuria dhe kane harruar jeten e njeriun e kane lene ne hije bashke me vlerat qe mere.rasti I vetmohimit kur me ndergjegje u hodhe ne rrezik per hire te mirsise dhe shperoi jeten e nje femije pa ju friksuar rrezikut,eshte akte I larte burreror,fisnik,krenare per njerez te tille qe ka shqipria.

  18. Siguria says:

    Gopisti e ka vulosur!Ketu ben emer ndonje pordhac si puna e stresit qe ja fut vrapit nga komisariati dhe behet lajm nje jave rresht.Mos tju vije keq po gazetaria ka rene ne nivel shume te ulet.

  19. mama says:

    Une nuk e kuptoj se cfare deshte ne 6 te mengjesit ky kalama i poshter ne liqen. Gjithashtu ky prind i papergjegjshem qe nuk e di fare ku e ka femijen 13 vjecar ne pike te mengjesit dhe na thote qe ska faj se ka rreshqitur femija. Po si nuk paskeni faj ju more derdimen. Prinder te papergjegjshem. Ai djali jot ben mire te punoje dhe mos bredhi kot rrugeve, se shoket e tij po mbajne familjet me buke qe 12 vjec, dhe gjysmen e rroges gjate gjithe jetes se tij t’ja jape familjes se te Ndjerit Z.Toce, ne shenje mirenjohje .

  20. Lida says:

    mama!!!!!! mama!!!!!!!! what is wrong with you mama!!!!!!. Ca dreq droge ke mare qe mengjez e ste ka dale akoma

  21. neri says:

    Demokraci me shqiptare ???shikoni endra me sy hapur kur ka ndodhur kjo qe ta kemi sot,vetem kerbac e vrasje,klane ,lufte ,civile shoqeri e pozicionuar ne dy krahe,hapni syte e mos pretendoni asgje,zoti ju ruajt gjalle…….

  22. Pelasgian says:

    Po si ta vleresojne kta plehra Pandin . Kta edhe pak edhe do i fusin nje bust mu ne mes qytetit me emrin Sali Berisha aka Skenderbeu ||.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje