300 milionë USD, vepra e Paul Gauguin thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë në botë

7 Shkurt 2015, 11:26Kulturë TEMA
300 milionë USD, vepra e Paul Gauguin thyen rekordin e pikturës

Një pikturë e artistit të njohur francez,  post-impresionist Paul Gauguin ka thyer rekordin si vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

Piktura, e cila trregon dy vajza tahitiane është shitur për 300 milionë dollarë.

Vepra mendohet se është blerë nga një muze në Arabi për shumën marramendëse. Burimet për The Times thanë se    Muzeu i Katarit është blerësi.

Katari  ka vendosur edhe më parë një rekord për veprën e artit të Paul Cezanne, The Players Card, e cila është blerë nga shteti i pasur për 259 milionë dollarë.

Vepra e Gaugin ishte në pronësi nga Rudolf Staechelin dhe kishte qenë në Basel Kunstmuseum për 60 vjet, por Staechelin vendosi ta shesë pikturën pasi institucioni i tij falimentoi.

Rudolf Staechelin posedonte pikturën bashkë me pjesën tjetër të koleksionit të tij të veprave të artit, pasi e kishte trashëgimi nga gjyshi, një tregtar zviceran që i kishte mbledhur piktuar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe në vazhdim.

Rudolf u shpreh  i pikëlluar pasi falimentimi i institutit të tij dhe kredia që i detyrohej shtetit e detyroi  që ta shesë pikturën./j.h

14 komente në “300 milionë USD, vepra e Paul Gauguin thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë në botë”

  1. human says:

    Ky eshte kapitalizmi dhe kjo eshte te tallesh me varferin afrikane dhe jo vetem!

    1. joel shkodra says:

      Nese e ke per pikturen, Tahiti nuk eshte ne Afrike.

  2. Paul G, i zhgenjyer nga jeta ne europe e konkretisht ne Franc gjeti ngyshellim ne Tahiti ,ne kte oaz erotik ,ku jetoj si i cmendur pasionin e tij per sexin exzotik Hai..an-(Es geht immer um sex..sex..sex..und immer SEX ? )

  3. karaman karajani says:

    nji cop lecke me bojna dhe kushto aq shum!
    keshedi sesa do kushtoj ky hajdari jem po ta nxjerr n treg!
    esht “piktur bio” dhe bojen e ka pa kimikate. nuk demton shendetin e te tjerve pra por vec ja rregullon.

  4. asdf says:

    clidhje ka tallja ktu? kshu duhet te funksionoi bota, leku qarkullon, smund te jen te gjith te pasur ose te varfer

  5. kolaqi says:

    dhe te mendosh se Gogeni i shkrete vdiq i alkolizuar nga absenti dhe pa nje kacille ne xhep

  6. dori says:

    Ky eshte art…

  7. Shaqua says:

    Natyrisht, mund t’me quajne te marre dhe kjo per faktin se behet fjale per 300 million $, por jam i bindur se vlera e piktures eshte e pamundur te percaktohet. Me thoni, ju lutem, nese atyre qe e kane blere do t’u kerkoheshin 320 million dollare dhe do ta blenin, ku qendron ndryshimi midis 300 dhe 320 million dollareve? Kjo eshte thjesht marrezi. Vec faktit qe bleresi do te tregoje se ne cilin nivel ekonomik eshte, ku qendron ketu vlera e vepres? Vlera e ketyre pikturave percakton vetem nje gje, shkallen e marrezise dhe injorances se atij qe e blen.

    1. landi1 says:

      o shaqo mavria

      ky jevgu i shkretetires ka kuptuar nje gje shume te thjeshte

      ARTI KULTURA DHE SHKENCA E EUROPIANEVE ESHTE PASURI E PACMUAR DHE QE NUK ZHVLEFTOSOHET KURRE!!!!

      MBAS 200 VJETESH SHTEPIA E KETIJ JEVGUT NE SHKRETETIRE DO VLEJE VETEM 2 KOKRA RERE NDERSA KJO PIKTURE DO VLEJE PO KAQ PO ME KURSIN E KOHES.

      O SHAQO MAVRIA

  8. Albann says:

    ky eshtetransferim kapitalesh..apo e pastrim parash..Piktura eshte njesoj me “realizmin socialist”…me 300 mil $ ble 300 milione te tilla.

  9. shitsi i bulmetit says:

    Vari Turkofagot-sin (fagot eshte instrument muzikor) si atij qe e shiti por edhe atij qe e bleu.

  10. Brug says:

    Paul Gauguin lindur ne Paris ne 1848 dhe i shuar ne Atuona,Hiva oa iles Marquises! Piktor francez i konsideruar si me i madhi i shekullit 19. Jeta e ketij piktori ka qene nje drame e papershkrueshme!Si fillim ai njihet me babain e impresionizmit C.Pissarro me 1874! Femijerine e tij e kalon me familjen e tij jashte Frances ne Lima ku i jati ishte larguar nga regjimi i Napolonit te trete. Mbas shuarjes se babait ne moshen 7 vjecare kthehet ne France ku edhe fillon studimet ne Orleans ne nje lice!Mbas luftes ne 1970 ku edhe kishte graden si nje oficer ai me vone i ndrit fati ku martohet me nje borgjeze daneze Sophie Gad .Ne 1885 me familjen e tij ku ai jetonte punet shkuan keq dhe ai detyrohet te braktisi familjen dhe te shkoje ne Paris ! Ne 1886 njihet me Emil Bernard dhe ne te njejtin vit edhe me V.van Gogh !Me 1891 i shternguar nga falimentimi detyrohet perfundimisht ta leshoje Francen ku jetonte ne nje hotel ne Paris dhe nga shitja e dy pikturave te tij ai perfundimisht niset per ne Polinezi ku instalohet ne Tahiti!Nje nga pikturat e tij me vaj e quajtur (Nga vijme ne,Kush jemi ne,ku shkojme ne) nga kritiket e artit eshte quajtur si nje lenie e nje testamenti!Puna e tij madhore ne stilin e post-impresionizmit ku forca e tij titaneske progresoi edhe mbi mjeshtrat e kohes si Camille Pissarro dhe Emil Bernard dy figura te medhaja te impresionizmit dhe ndricoi apo influencoi nga madheshtia e punes se tij Picasson,Henri Matisse dhe Eduard Munch! Paul Gauguin eshte i konsideruar nga kritiket e artit si mjeshteri me i madh i prodhimit te alchimie (pigmentit qe prodhohet perfundimisht) te ngjyrave si nje rezultat delirant apo endrrimtar kurre njeriu i artit apo i zakonshem ndodhet perpara punimeve te P.Gauguin qe habisin emocionalisht pa dyshim cdo amator arti intelektual apo art-dashes!

  11. Pelasgian says:

    Kjo tregon FUQINE e Katarit . Thjesht kte e asgje tjeter ,,,ne vitet 80 kto blerje marramendese i benin Japonezet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje