“Virgjëresha e betuar” Hana, rrëmben vëmendjen në Berlinale, çmimet ndahen në 15 shkurt

13 Shkurt 2015, 15:14Kulturë TEMA
“Virgjëresha e betuar” Hana, rrëmben vëmendjen

“Virgjëreshat shqiptare” kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
“Burrneshat” me regji dhe skenar të regjisores italiane Laura Bispuri dhe Francesca Manierit u shfaq mbremjen e së enjtes në Berlinale.

Filmi ka arritur pritshmëritë, pasi është vlerësuar maksimalisht nga publiku duke rrëmbyer duartrokitje të gjata pas shfaqjes. Ai ishte vlerësuar si një ndër 12 filmat më të pritur të Berlinales.
Filmi ‘Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana”. Në fokus është historia e Hanës, e cila vendos të braktisë fatin që e pret si grua nën ligjet e Kanunit dhe zgjedh të kthehet në një virgjëreshë të betuar, për të gëzuar të njëjtat të drejta dhe liri që gëzon një burrë.
Por pasi ka fituar lirinë Hana zbulon se ka humbur veten dhe identitetin e saj, ndaj vendosë t’i rikthejë vetes kënaqësinë e të qenit femër.
Filmi është pretendent për çmimin prestigjoz “Ariu i Artë”. Ceremonia e Ndarjes së çmimeve do të mbahet më 15 shkurt në Berlin.

Filmi “Burrneshat” (Sworn Virgin) është prodhim i  Erafilm production,  Vivo Film, Rai Cinema dhe Colorado Film. Në film marrin pjesë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku dhe ata kosovarë Luan Jaha, Ilire Çelaj. /j.h

7 komente në ““Virgjëresha e betuar” Hana, rrëmben vëmendjen në Berlinale, çmimet ndahen në 15 shkurt”

  1. K. F says:

    Mesa duket skenari i ketij filmi eshte plagjiature. Autorja e pare dhe e vertete e Virgjereshave te betuara shqiptare eshte studiuesja britanike Prof. Dr. Antonia Young. Tani keta na promovojne personazhe te tjera. Kaq i papergjegjshem eshte ky vend!

  2. Dardan says:

    Dr. Young ka bere nje analize te fenomenit te ketyre vajzave qe luanin rolin e burrit ne shtepite e Malesise pa burra. Dhe jo vetem Young. Fenomeni ka kapur dhe veshtrimin e vete Durham. Nderkohe roman (fiksion) dhe me shume vlere ka shkruar Elvira Dones.Regjisorja Laura Bispuri i eshte referuar romanit te Donesit per skenar dhe i ka ruajtur titullin “Virgjerashat e Betuara”. Pra eshte Elvira Dones qe meriton nje bravo nga bashkeshqiptaret e saj.

  3. Zen Kutruvja says:

    Rendesi ka realizimi i nje filmi te mire.

  4. agamemnoni helen says:

    virgjnesha esht objekt i mir per nji film me t qime t betueme!

  5. faro says:

    Si ka mundesi xhanem, qe perpara se te ndjehet krenar si shqiptar, e ngacmon rrembimthi instikti feminor, por shume primitiv per nje te rritur, ai i xhelozit. E kam fjalen per nje pergjigje te dhene me siper. Madje pergezoj autoren, qe pikerisht regjija zgjodhi kete roman dhe jo te tjeret, qe qenkan shume, gjithenje sipas autorit.
    Pergezime Z.Done!

  6. faro says:

    Po na ha te gjalle – xhelozia-. Sa shume pune ka shkolla qe edhe ne shqiptaret te behemi shoqeri kooperuese dhe jo xheloze!

  7. Asgje s’te befason ne ate vend !
    As temat e njeriut primitiv ,
    as menyra e konceptimit te botes se filmit ,
    tematikes apo nervit te kohes qe sot shoqeria europiane perplaset ,
    as komentet jo & pro te absurdit shqipo,
    as te fixuarit dhe inspiruarit e shkrimtareve apo te ashtuquajturit kineasteve DILETANT ,ne sagat e nji “ishshoqerie primitive” e cila nuk i thot asgje ,
    nuk ka asgje te perbashket me ate qe eshte shtylla e shoqerise europiane VLERAT Njerezore ,apo dicka qe perben nji shqetesim per civilizimin ,perkundrazi(….).
    Shkurt se s’do desha te zgjatem ne asgje e me anji “mendim” te asaj Bote ;
    Bota e Art-it konsiston ne kritike ,pa te cilen s’mundet te ket Art !!!
    Shqip()aret ne cdo rast kercejn perpjet ,kur “nji film” ,”nji roman ” nji i ashtuquajtur shkrimtar , merr shuplaka kritike .Kjo s’eshte Bota e Art-it as koncepti mbi ate .
    Natyrishte qe me kte koment nuk tentoj te ndryshoj shkembin ne nji peme elastike ,qe perkulet nga era e perseri merr pozicionin e drejt ,sepse me mungojn aftesite alkimi-ste ? per tja arritur atij procesi,as te debatoj me asnji ,sepse ne ate Bote gjithcka eshte e ndertuar mbi absurditet .Mendohet mbi nji platform absurde , komunikohet mbi nji siperfaqe po absurde mendimi ,koncepte anbsurde, faqe absurde te diskutuarit te kultures Art-it -Filmit ,pra ku gjithcka eshte e mbeshtjen hermetikisht nga nji guacke absurde e cila nuk lejon ,pra ben te pamundur jo vetem komunikimin por edhe diskutimin ,celsat e te ciles i mbajne po tru absurde. Provoni njiher te hapeni perball ksaj Bote ,te shikoni veten kush jeni vet e kush eshte Bota perball , pra pa frik nga ndonji humbje te madhe, guxoni te ndroni celsat me njeri tjetrin ,nqs doni ti perkisni civilizimit te ksaj Bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje