Ilacet/Qeveria miraton marzhet e tregtimit dhe fabrikimit të barnave

18 Shkurt 2015, 18:00Sociale TEMA

Qeveria miraton marzhet e tregtimit dhe fabrikimit të barnave.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i prodhimit të barnave nga fabrikuesit vendas caktohet duke shtuar 20 (njëzet) për qind mbi koston e fabrikimit.

Çmimi maksimal i tregtimit me shumicë të barnave nga importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë caktohet duke shtuar 11 (njëmbëdhjetë) për qind mbi çmimin CIF të importit të barit dhe të EXË të prodhimit vendas, e konvertuar në lekë sipas kursit mesatar të njoftuar nga Banka e Shqipërisë, për çdo 6-mujor.

Marzhi 11 (njëmbëdhjetë) për qind ndahet ndërmjet importuesit dhe shpërndarësit, përkatësisht, 8 (tetë) për qind dhe 3 (tre) për qind.

Çmimi maksimal i tregtimit me pakicë të barnave caktohet duke shtuar 25 (njëzet e pesë) për qind mbi çmimin e blerjes nga shpërndarësi farmaceutik.

Për barnat e listës, që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zbatohen marzhe të diferencuara, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për barnat që blihen nga institucionet shëndetësore publike, çmimi maksimal i tregtimit dhe marzhi i fitimit, që do të zbatohen mbi çmimin CIF ose EXË, do të jetë sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Për barnat që nuk janë përfshirë në listën bashkëlidhur do të zbatohet një marzh fitimi 8 (tetë) për qind. Vendimi nr.53, datë 5.2.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave”, shfuqizohet.  /gj.k/

1 komente në “Ilacet/Qeveria miraton marzhet e tregtimit dhe fabrikimit të barnave”

  1. profesionisti says:

    Hiqini marzhet fare dhe ktheini ne farmaci shteterore sepse keshtu si po veproni shkohet drejt falimentimit te tyre. A kini pyrtyr ndonjehere per profesionin e farmacistit qe dini ta fuyni dhe ta poshteroni duke i bere presion ekonomik qe te mbyllin gojen per shkaterrimin e sistemit farmaceutik. Pas kesaj e ka radhen testimi per te kryer edhe seleksionin artificial se natyralin ja bete. Bravo ju qiftee… rilindjeee…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje