Nga Eljan Tanini*
Është e thjeshtë dhe e dukshme: Janë marrë vesh të gjithë duke e kthyer atë në vulën e fundit tëkrimit urbanistik dhe njerëzor, apo duke u ribërë dhuna e asaj që dhemb më shumë në hapësirënmë me gjelberim të Tiranës. Këto pretekstet me përralla se do ta prishim Parkun e Liqenit për tëndërtuar një, dy apo tre liqene të reja nuk pijnë e as nuk thajnë më asnjë tokë sepse i patëmprovuar me dogma bashkiake që kurrë nuk u bënë ashtu siç u thanë. As nuk thahen dot në diell, eas nuk harrohen. Unë nuk e dua Liqenin apo Parkun e Tiranës si politika. Është më mirë kështusiç duket sot se pushtimi i gramit të betonit që po e ha çdo dite e nga pak. Nuk dua mëndryshime. Më pyeti kush? Madje nuk dua asnjë pretendim tjetër për të ndërtuar edhe atje kulavazhet lajnë veten dhe bosat që nuk janë as mjaftas e “djothtas”. E kam fjalën për ata mepartinë e lekut që kanë paketuar lejet për pallate me mbi 30 kate. Na patën lajmëruar dikur njëprojekt me një biçim studio nga Hollanda, me disa kulla të ngujuara që shihnin dhe pushtoninLiqenin afer digës. Leja, fjala, dukja, dhe zhdukja nisën në kohën kur vendi qeverisej në njërënanë nga Salistani dhe kryeqendra nga Ramallau. Ndërsa sot, kemi një Bashaliman kaq të thatë saas gjynahet e veta nuk i krahason dot me Liqenin e vyshkur të Tiranës, pasojat e dhunës sëndërtimit po i protestojmë sot. Në të vërtetë po ndërtohet vetëm ajo që na u paralajmërua vite mëparë. Ku janë PS-istat me tangërllëqe qyteti? Ata që sa ishin në opoZitë bënin gam dhe prisninbam për çdo gjë, tani që janë në qeveri me “q” të vogël apo me “q” të madhe, as nuk u shkon nëmendje të reagojnë për Parkun! Ku është Opozita që nuk është?! Ku është drtejtuesi i qeverisë?!Vota e Bardhë, je dënimi i vetëm, ndryshe askush nuk zë mend në këto qeverisje. Pas njëndërprerje punimesh nga EUNUKU INUK, seç patëm ca shkëndija dhe harruam me gëzim sekëta do e nisin sërish punën atje. Tirana nuk ka më asnjë fat për të qenë kryeqytet nëse pranëDigës së Liqenit Artificial do të ndërtohet një kompleks pallatesh i çuditshëm të cilët kanë vetëmnjë qëllim: të thajnë dhe te zhdukin përfundimisht edhe atë pak liqen që na ka mbetur. “PallAti”ose allatet e tjera që do të na lënë peng, tregon se Tirana është vetëm një vend për punë, sepseshtëpitë e tyre i kanë të gjithë jashtë saj. Puna e tyre është vuajtja jonë. Unë nuk dua që kjo udhëtë nisë me protesta dhe zhurmë, të hidhen dy kate e më pas kryeministri me “k” të madhe ose “k”të vogël të nisi drejt e për atje fadromat dhe tritolet për ta shembur. Ndryshe quhet shfrytëzimnjerëzor. Nuk është i njëjti rast me populizmat e armëve kimike. Qytetarët për Parkun duan qëajo të ndalohet tani. Nesër, as vetë fjalia më vonë nuk do të këtë kohë. Nëse ndodh e gjitha kjo,dëmi është bërë. Sepse atje nuk mund të lënë as të thellohet. E kanë rastin e të gjitha fateve që tëkrijojnë një pyll të ri për qytetin, duke u futur edhe vetë në histori. Janë mësuar duke na thënëshpesh herë se gjelbërimi shtohet më shumë kur ka pallate, dhe se ky projekt injorant shfrytëzonvetëm 40 përqind të territorit privat, e ku në përfundim të tij do të kemi një përfitim prej 20 mijëmetra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim. Nuk i kam besim asnjë projekti që është në fotome gjelbërim, ato janë shfrytëzime për të maskuar atë që nuk na thonë. Njësoj me këtohedhurinat e dikurshme kur na mësonin se këtu në X vend siç ishte psh Kinema 17 Nëntori do tëndërtojmë 5 fishin e asaj që prishem. Qytetarët për Parkun. Leja e parë për këtë betonizimështë marrë që në vitin 2011, e mos më herët. Përse të mos ketë një zgjerim të zonës së Parkut tëLiqenit?! Në asnjë vend të botës nuk mund të ndërtohet pranë digave dhe sidomos përballëtyre në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës nuk ka ndërtime nën hapësirën e rrjedhjes së ujit me shtrirje sa vetë diga, ku Artikulli 56 i Ligjit, “International Humanitary Low”, mbështetur mbi Konventën e Gjenevës dhe të Hagës (1899), përcakton parimin e rrezikut të ndërtimit të Digave në zonat e banuara dhe parashikon dëmtimin e objekteve dhe rrezikut që mbartin këto për jetën e popullatës civile. Ky artikull zbatohet në vendet që nuk janë në konflike apo luftra apo rrethana të tjera të rrezikshme. (Ref. – International Humanitary Low). Edhe nëse zona si kjo që nuk duhet të ndërtohen kanë siguripër shitjen e apartementeve, blerësit janë njerëz që janë marrë me pisllëqe, të cilët preferojnë mëshumë që këto para ti bëjnë shtëpi, sepse ndryshe këto para nëpër banka mund të sekuestrohen.Tirana apo Shqipëria nuk janë pronë e asnjë qeverie apo bashkie, dëshira të marra prejVendimeve nga Këshillat e Minjëve. Ku këta të fundit kanë bërë të njëjtat krime që bëri sistemikomunist drejt natyrës njerëzore. Ndërsa këta po e bëjnë kriminn e tyre me Natyra Natyrën. Si është llogaritur siguria e kësaj dige, dhe përse nuk u intereson aspak liqeni? Të ndalojmë këtë betonishte të re, ku nesër do të afrohet edhe më pranë bregut të Liqenit. Në fakt dikur na e kanë parashikuar dhe thënë se çdo pllajë Tirane e hapur do të bëhet një ngricë betoni. Shtëpitë e tyre indërtuan në male, liqenin e kthyen në halLe.
*Qytetarët per Parkun