
Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen lidhur me përmbajtjen e deklaratës së djeshme (17/10/2015) dhe ndryshimin e papritur të qëndrimit të z. Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infermierit, lidhur me proçesin e vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror në sistemin e kujdesit shëndetësor publik.
Sipas Ministrise z. Skënderi dhe institucioni që ai përfaqëson, UISH, kanë qenë që në krye të herës e në vijim, pjesë e konsultimit të vazhdueshëm të ministrisë së shëndetësisë për organizimin e këtij proçesi vlerësimi.
Në këtë kuadër, të gjitha sugjerimet e z. Skënderi dhe UISH-së janë tashmë pjesë integrale e rregullores për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të personelit infermieror të kujdesit shëndetësor në respekt të plotë të frymës kolegjiale për shtyrjen përpara të kësaj nisme, duke shmangur konfliktin e mundshëm të interesit si rrjedhojë e përfshirjes jolegjitime të kreut të UISH-së në përbërje të grupeve të punës.
Kështu, është pjesë e rregullores sugjerimi i kreut të UISH-së për ngritjen dhe përbërjen e komisionit përgjegjës për hartimin e pyetjeve të vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror në kujdesin shëndetësor.
Po ashtu, është pjesë e kësaj rregulloreje, edhe sugjerimi i z. Skënderi lidhur me përcaktimin e mënyrës së shpërndarjes së fondit të pyetjeve për të gjithë punonjësit që do t’i nënshtrohen proçesit të vlerësimit të njohurive, ku 15% e tyre janë pyetje me karakter të përgjithshëm (etikë, komunikim, njohuri të sistemit shëndetësor, etj.), dhe 85%, pyetje që lidhen me formimin bazë infermieristik, siç është edhe sugjerimi për kohëzgjatjen jo më shumë se 60 minuta të proçesit të testimit, apo edhe ai i ruajtjes së konfidencialitetit në mënyrën e administrimit të përgjigjeve.
Kemi gjithashtu detyrimin për të sqaruar sërish opinionin publik, si edhe trupën e shërbimit infermieror të kujdesit shëndetësor, se ky proçes vlerësimi të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror nuk cënon as marrëdhëniet e punës, dhe as vazhdimin e karrierës së këtyre punonjësve
HIQNI DORE NGA KETO TESTIME LESHI SE E MBUSHET POPULLIN ME STRESE.
DHE MOS THONI SE SKANE TE BEJNE ME PUNEN, PASI KY POPULL NUK E HA ME SAPUNIN PER DJATH.
MJEKET JANE TE IRRITUAR KETO TESTIME KERKOHEN NGA NJE MINISTER ME DIPLOME IT!
DAKORT, LE TE TESTOHET EDHE MINISTRI PER TEST INTELIGJENCE (IQ) DHE TE GJITHE MJEKET DO TE PRANOJNE TE TESTOHEN PER TE TJERAT!!!
C`jane keto testime per mjeke dhe infermiere qe po kryen ministria e xha Beqos?
Kur mjeku dhe infermieri kane marre nje diplome, atehere ka mbaruar puna.
I gjithe ky kontrigjent eshte ne test cdo dite, cdo ore, cdo minute gjate gjithe orarit te punes. Praktika i tregon vlerat dhe njohurite.
Po ministri i shendetesise a do te testohet si i pari i ketij institucioni shendetesor?
Po zv-minsitrja qe eshte mjeke a do te testohet?
Po drejtoresha e QSUT-s do te testohet? Ajo eshte dhe sociologe!
Lexova nje pyetje qe publikoi media dhe vura duart ne koke. Ishte nje pyetje ku filozofia, psikologjia, ndoshta dhe teologjia ishin bashkuar ne nje te vetme. Po a i meson keto nje infermiere shqiptare ne shkollen e saj?
Pra dukej qe ishin pyetje te perkthyera keq nga ndonje vend, por nga cili vend nuk mund ta them.
Di vetem nje gje te them, testimet pas diplomes nuk jane praktike ne vendet qe njoh une. Diploma eshte firmosur dhe vulosur nga Republika qe ta ka dhene dhe ketu ajo merr vlere te pakthyeshme.
Trajnimet vjetore jane gje tjeter. Por diplomen askush nuk mund ta vere ne dyshim.
Veprimet e Beqes duket se jane ne favor te politikave te tyre klienteliste nga ku firma te caktuara perfitojne financiarisht me teste dhe konkurse absurde.
Sistemin kaotik shendetesor nuk mund ta sjellin ne binare testime absurde, por financimet buxhetore.
Si mund te testohen mjeke dhe profesore mjekesie qe kane studiuar ne vitet `70?
Eshte qesharake. Bazat dhe themelet ne specialitetin e tyre i kane te forta, nese u mungojne trajnimet per zhvillimet aktuale ne diagnostikim dhe mjekim, kjo eshte per faj te institucioneve, pra te vete Beqes dhe jo per faj te tyre.
Sa ftesa ka shperndare Beqa per simpoziume dhe konferenca shkencore qe zhvillohen ne Europe dhe bote?
Po mekaniket, elektricistet, inxhinieret e do te testohen?