Pas deklaratës së Lorencit se kandidatja e PS-së për Tiranën do të jetë një grua bionde, Kunati i hyri punës të bëjë listën e mundshme të biondeve të PS-së, për të kuptuar se kush do ishte rivalja e mundshme.
Në krye të listës vuri Linditën.
Bionde natyrale, shënoi në cep.
-Nëse vendosin këtë, ne vendosim Majlindën, tha me vete. Dhe ajo bionde natyrale.
Të dytën në listë vendosi Mimin. Edhe ajo bionde natyrale.
-Përballë saj po vendosim Albanën, tha, se dhe ajo bionde natyrale.
Tek biondja e tretë ngeci dhe po mendohej.
-Kush mund të ishte biondja e tretë? Po lodhem kot më duket, tha me vete. Të bëj më mirë gjithë listën e femrave të mundshme të PS-së, se flokët i lyejnë ato po të duhen bionde.
Dhe vazhdoi …Manushaqja e INUK…
-Kjo po, tha. Po vunë këtë, do t’i vëmë Tabakun, tha, se ajo ka përvojë bashkie.
Pastaj mori gjithë listën e drejtoreshave të Ramës. Për ngjyrën e flokëve nuk pyeti, se ato i bëjnë flokët ngjyra-ngjyra. Kështu që i konsideroi bionde dhe vuri përballë gjithë listën e drejtoreshave të Lulit. Deri këtu u kënaq. Për çdo drejtoreshë të Ramës, gjeti një drejtoreshë të Lulit. Rivaliteti dhëmb për dhëmb.
Kaloi më tej tek partia. Mori gjithë listën e kryesisë së PS-së dhe gjithë grave të tyre u gjeti një kundërkandidate nga koordinatoret e Lulit.
Edhe këtu rivaliteti ishte mbresëlënës.
Në fund u dorëzua se i mbaruan kandidatet femra të Ramës.
Ia shpjegoi Rulit gjithë mundimin e tij për të gjetur femrën bionde që do kandidonte dhe mekanizmin që kishte përdorur.
-Qenke lodh kot, i tha Ruli. Kështu si i ke bërë listat dhe çiftet rivale ti, do të t’i hedhë poshtë Doktori, se duket sikur Rama ka rival Lulin dhe njerëzit e tij do luftojnë me njerëzit e Lulit. Duhet të vësh patjetër njerëz të Doktorit, i tha, se ndryshe ta hodhi poshtë listën.
-Po Doktori vetëm një kandidat ka, tha Kunati. Ai do vetëm Lulin, po Luli nuk bëhet dot biond.
-S’ka problem. Boll mos të lyejë flokët dhe bëhet me thinja, i tha Ruli, dhe e ndërron Rama pastaj, vë Majkon. E ka gati.
Po sikur Rama te sjelle nje bjonde nga Franca cfare do beje Berisha?
kunati haroi te vere dhe bjonden e perveluar te PD, KACIN qe po sherben me aq devotshmeri RUSPISE BERISHA E KOPILIT LULUSH