Rruga e Serbisë për në BE ndeshet në Murin e Berlinit

20 Shkurt 2015, 10:27Rajoni TEMA

Kapitulli i parë negociues i BE-së me Serbinë mund të hapet në vjeshtë, me kusht që deri më atëherë të përmbushen të gjitha pikat e Marrëveshjes së Brukselit.

Është e sigurt se marrëveshja për drejtësi, arritur në rundin e fundit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nuk do të hapë kapitujt negociues të Serbisë me BE-në, shkruan n sot gazeta “Novosti” e Beogradit duke u bazuar në burime të veta, transmeton koha.net.

Sipas kësaj gazete, autoriteteve serbe u është bërë me dije se kjo çështje nuk do të vihet në rend dite në Këshillin Europian përderisa të mos zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselit.

Derisa për shumicën e vendeve të Bashkimit Europian negociata mund të fillojnë me përmbushjen e të paktën tri kushteve – heqjen e barrikadës nga Ura e Ibrit, lejimin e administrimit të hidrocentralit “Gazivoda” dhe të trafos “Valaça” nga Prishtina dhe arritja e kodit telefonik për Kosovën, Gjermania këmbëngul në përmbushjen e plotë të të gjitha pikave t e Marrëveshjes së Brukselit.

1 komente në “Rruga e Serbisë për në BE ndeshet në Murin e Berlinit”

  1. Tuna says:

    Se mos fillon “të tundë pak bishtin” me Rusinë, Serbia…pa do të shikoni si do ta fusin “me vrap” në BE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje