Montimi i eksplozivit ne farmacinë e Bashkim Tahirit është i ngjashëm me atë në dy bombat që nuk shpërthyen në Tiranë. Eksplozivi i gjetur në nje stacion autobusi dhe ai qe nuk shpertheu në nje biçikletë, prane shkolles Petro Nini Luarasi kanë të njejtin gabim. Mendohet se atentatoret, qëllimisht nuk i lidhen si duhet telat qarkut elektrik me kapsollen e montuar në lëndë plasëse. Në të dy rastet, dyshohet se është lënë enkas për të mos shpërthyer, por vetem për të dërguar një mesazh.
Hetuesit arriten te zbardhin emrat e pronarëve të kartave të telefonit dhe aparatit celular që ishte lidhur me 1 kg eksploziv të përzier me sfera dhe gozhdë, në afërsi të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
ABC ka mësuar se dy kartat SIM, janë të kompanisë “Eagle”. Nga verifikimi i kryer, rezultojnë se pronarët e këtyre numrave janë persona që nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe vet ata nuk e dinin që kishin të regjistruar në emër të tyre këto numra telefoni. Edhe aparati celular i montuar në lëndën plasëse është blerë në tregun e zi dhe ende nuk është zbardhur shitësi apo blerësi i fundit që mendohet se e ka përdor për shpërthimin.
Nga ana tjetër, hetuesit thonë se kanë zbuluar me ndihmën e qelizave të telefonit zonën nga ku është bërë thirrja në 4:22 të mëngjesit të datës 12 shkurt në kryeqytet.
jam kurjoz ta di se ku i marrin kaq shpejte dhe sakte keto te dhena gazetaret, sikur punojne bashke me policine. E cuditeshme. Dhe pastaj thone se u doli sekreti dhe u dalin videot, dhe emrat. E cuditeshme.
sakte ….me pare del media me deklarata se vete prokuroria..dhe pastaj deshtojne operacionet
SHIK duhet te jape pergjigje per paaftesine ne hetime qe ka ne te tilla raste . . . ose te pakten te na thoje per cfare mutin i perdor ato servera qe ka prane AMC VOD EAGLE dhe PLUS.
Kur edhe trajektoret i bejne punonjesit perkates dhe jo vete ekspertet e tyre, pasi ekspert shiku ska . . . i ka qorra te patrajnuar qe sdine te heqin nje tuf drejtezash per te bere lokacionin.
Njerez qe e marrin rrogen kot.