Flamur Bime paditet penalisht për një pallat 7-katësh (dhe nisin spekulimet)

24 Shkurt 2015, 16:53Politika TEMA

Një tjetër kryebashkiak socialist, pas Shpëtim Gjikës është kallëzuar penalisht për dhënie të lejeve të paligjshme për ndërtim.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit,  ka kallëzuar penalisht kryetarin aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime si dhe disa zyrtare të tjerë.

Vendimi i IKMT ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen “18 shtatori” të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.

Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh.

Vendimet janë dhënë pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit.

IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, shtetasit Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT në Bashkinë Gjirokastër, shtetases Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT në Bashkinë Gjirokastër, si dhe ish anëtarëve të Sekretariatit Teknik të KRRT Bashkia Gjirokastër.
Akuza për të gjithë shtetasit e mësiperm është “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.

Ashtu si në rastin e Shpëtim Gjikës, pas denoncimit të Bimes, kanë nisur edhe spekulimet për padinë ndaj këtij të fundit.

Sipas tyre, Bime është paditur në mënyrë që të “njolloset” dhe të mos rikandidohet në zgjedhjet e 21 qershorit./j.h

 

24 komente në “Flamur Bime paditet penalisht për një pallat 7-katësh (dhe nisin spekulimet)”

  1. mr.t says:

    Hajde me kembe te mbare…Saliu te jete per ne fund ?

    1. erion says:

      Po ca saliu thu ti mer trap. Ku ka bythe ai i gjati. Ai eshte nje hajvan qe sben nena dy, nje frikacak me tendenca diktatoriale.

  2. mira says:

    Stili i sales , i le te ngjyejne gishtat me m…i hap dosjen dhe kur nuk sillen mire ashtu si do partija, tak fak, paditet penalisht.
    Po keta Trimat e Tiranes qe po i vene kazmen edhe asj çik Tirane qe ka mbet kur do paditen ne prokurori.
    A,… prisni pak se 84 vota sikur jane pak per te bere reformen ne drejtesi.
    Ne po presim kur ti varen koqet dashit qe te hame mish.

  3. Benjamin says:

    Ja pra pse dha doreheqjen Artan Shkembi! Kryekari i bashkise se Pogradecit

  4. spirojanaqi says:

    Kush i ka shpikur keto studimet urbanistike pjesore.

  5. popi says:

    Tani rradhen e ka Baftjari se edhe Qazo nuk kerkon me rikandidim.Rrofte LSI.Ja toqi Tavo Bimes me ne fund.I forte si gjithmone Likja Skraparit

  6. Sadiku says:

    Te shkuara muli mos u merzit burgu per bura eshte

  7. Kico says:

    Une se di ca ka thene Berisha per kete Bimen por di qe ai pallat per te cilin behet fjale eshte nje turp i vertete. Eshte prishur lulishtja per te bere pallat dhe nje pallat shume i shemtuar. Gjysma e rrugeve te gjirokastres gjate kohes seketij kryetari nga kalldrem u kthyen ne beton. Iu dha leje kishesh per te ndertuar nje kishe tek lulishtja perballe fushes se vjeter te futbollit. Eshte i vetmi qytet qe nuk ka nje lulishte. Kjo qe ishte u betonizua nga kisha.
    Nese rama ka ndonje inat me te gjithe keta kryetare bashkish ne fund te fundit ajo qe po ben eshte qe thjesht po korigjon gabimin e vet qe i la kaq shume vite ne pushtet keta barkethare qe u bene bajloza

    1. valbona says:

      Flamurit mire ja beren se pandehte se ishte i paprekshem ska lene me njerez te tij pa vene ne poste te larta ikni ne bashki te shikoni sa hallexhinj presin

  8. Xhevahirja nga Kamza says:

    Shum krim i madh me nertu me 7 kate nje shtepi ne Gjirokaster! Ne keteja na Tirona i bajme me 17 Kate dhe mu aty ku Kryeministri ka vu nje si njoll te gjelber tek parku i liqenit dhe kurkush nuk na thot gja. Ka lezet.

  9. Kico says:

    @xhevahirja nga Kamza

    Ne gjirokaster nuk duhen ndertuar as me shume se 5 kate se eshte qytet muze nuk eshte si kamza, fushe futbolli.

  10. altin says:

    tani radhen do ta kete baftjari. poshte diktatura e kocos

  11. Lori says:

    Po patjeter, ky nuk pranoi te jepte doreheqjen keshtu qe shkon me Shpetimin te vendi. Kjo eshte liria qe kane te zgjedhurit vendore, nese nuk largohen pas mesazhit perfundojne te vendi qe u ka caktuar Kocua, Ahmetaj, Tahiri, etj.
    Kjo eshte rilindja qe duam!

  12. Bledi says:

    Bimja ka punuar per Gjirokastren, ndoshta duhej te ikte por jo me keto forma presioni te uleta e te turpshme. Te tall bythen Vangjl Tavo edhe Gligor Gena Shane Tavo me eshte turppppppppppppppppppppppppppppppppppppppp

  13. Gjirokastriti says:

    Ky Flamuri eshte turpi i qytetit, e ka degraduar ne nje lagjje laberie, ka mbushur administraten me injorante shpellare pa asnje pike dashurie per Gjirokastren. Njeri injorant, dinak dhe keqberes sa ska ku shkon me. Miliarder qe tallet me punonjesit e Bashkise duke bertitur si ne kohen e kooperatives bujqesore. Ska per ta futur rilindja ne burg, se i di te gjitha pislleqet e ministrave te zones.

  14. B.Hazis says:

    Ka kontroll shteti per kete Gzim Topciun qe ka siguruar pa asnje biznes vetem me rrogen e bashkiakut nje pasuri perallore?

  15. aleks says:

    flamur bime eshet bere baloz , sillet si sulltan ne gjirokaster,
    cdo vepri biznesi kalon ne doren e tij, njeri u koruptuat ne maksimum, te gjithe gjirokastritet e dine shume mire, vetem ai eshte ne gjirokaster,
    bimja e ka katandisur gjirokastewren si bangladeshi, ndertime pa kriter, ( se firmen e ndertimit ai e zoteron) njeri i pangopur,i keq ne shpirt,
    gjirokastra vetem qytet muze nuk quhet me,

  16. Ardiani cuni Bexhetit says:

    Aman mos fusin ne burg vangjushin, se me ka premtuar per shtes pallati nga fidanishtja! Tani kam gjet dhe 1 goc serioze dhe te vuajtur si puna ime dhe 4 femijet ja mban mami vet.

  17. gjirokastra says:

    Po mire ja bene ketij fshatarit qe e ka bere Gjirokastren si ciflikun e tij dhe te vellezerve te tij debila. Nuk la vend pa betonizuar e shkaterruar ne Gjirokaster. Dava fshatari qe nuk u qyteterua kurre, shikojeni nga surrati qe ka dhe nga koka me cepa. Jo vetem ta fusin brenda po ti marrin dhe gjithe cka ai dhe gjithe soji e sorollopi I Bimajve se I ka te vjedhura nga gjaku dhe djersa e qytetareve te Gjirokastres.

  18. Arben says:

    O FLAMUR, PO DHE DOREHEQJEN SHPETON MIRE,

    NDRYSHE, DHALLA I KA MARE PARATE “ME OFERTE’ PER JU SI GRUP (ULJE CMIMI PER SHUMICE)

    GATI I KA BYRZYLYKET.

    POR, PO DHE DOREHEQJE NUK TE NGACMON NJERI, HE TE KEQEN.

  19. valbona says:

    Po flamurit ti veje na pas dhe vullnet tola ate cobanin qe la kraben e cobanit dhe mori stilolapsin turp

  20. fshataresi.com says:

    Degjoni mor djem: ky eshte kokra e katun\darit qe vesh kostum te zi me corap te bardha ne 2015.Por ka bere miliona euro qe i mbyll gojen gjykates e gjithe te tjereve.
    E beri Gjirokastren si kardhiqi origjinen e vet,

  21. xhoni vellai xhejmsit says:

    Po me zini isarain cdo behet? Se dhe ai duhet te shkoje te shoket bashk me bufin,bimen se u ngatrova.kane dhe ate pallatin e zini bimes te ura e lumit te ndertuar mbi kolektor.te shikoje dhe kete iniku qe tjua qepo mire dosjen.

  22. jugu says:

    hajde I qofte ruga e mbare per ne kafaz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje