Devijimi i mundshëm i lumit Vjosë, nuk do të kthehet në çështje problematike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një dalje për mediat në përfundim të samitit të SEECP.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se gjatë takimit me zv.ministrin e Jashtëm grek Niko Hundis në Tiranë, është biseduar ndër të tjera, edhe në lidhje me projektin grek për devijimin e mundshëm të lumit Vjosa.
Bushati theksoi se është përsëritur qëndrimi i qeverisë shqiptare, që çështjet të mos shtohen, por të adresohen në frymën e së drejtës ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, kreu i diplomacisë shqiptare, tha se ashtu si me qeverinë e Samaras, edhe me atë të Tsipras, zgjidhja e çështjeve të tilla do të bëhet duke respektuar dokumentet dhe konventat ekzistuese ndërkombëtare.
“Çdo ministerial, krijon mundësi për të zhvilluar edhe takime dypalëshe.
Kam takuar pothuaj të gjithë përfaqësuesit. Kemi diskutuar për të gjithë progresin e shënuar nga shtatori 2013 dhe natyrisht duke iu referuar çështjes jo thjesht të Vjosës më është dhënë mundësia të ritheksoj atë qëndrim që qeveria shqiptare ka mbajtur, që ato çështje problematike nuk duhet të shtohen, por të adresohen në frymën e së drejtës ndërkombëtare.
Siç kemi bërë me qeverinë e Samaras, besoj se e njëjta frymë do të vazhdojë me qeverinë e re lidhur me çështje që kërkojnë zgjidhje, bazuar mbi dokumentat ekzistues, që janë detyrues për dy vendet tona”, tha Bushati. /gj.k/
Bravo ministrit qe nuk i lejon keto e nuk ben pazare ne kurriz te shqipetareve sic ishte ne mode dikur.
Minister qe flet ne baze te Ligjit dhe Konventave.
Ju kujtohet Basha kur ja bente me sy asaj Grekes se gjate, Ministre e Jashtme?
Ajo i mori firmen per Detin e Sarandes, Varrezat, Gjuhen Greke, dhe nuk i foli me me goje.
Greket jane mashtruesit me te medhenj, kete po bejne akoma me Evropen.
Shiko,se nuk po thote asgje,po thote vetem fjale bosh.
Nuk thote; do behet a z’do behet devijimi i Vjoses,por; si u be, si nuk u be, do behet simbas konventave nderkombetare. Dmth,eshte ne bisedime,”qe po u be”…
Kete ta thote edhe qeveria greke.(“Devijim, simbas konventave nderkombetare”)
nuk me pelqen kur thua nuk do kete problem
kur deklaron nje gje te tille eshte e barabarte me do i hap rruge vetem keshtu mund te shpjegohet kjo deklerate kaq e sigurte sepse edhe me detin i kemi treguar konventat nderkombtare por problemi qendron sepse duan ta zgjidhin ne menyre dypaleshe ku mund te manovrojne me korrupsion etjer
@@ Ne Europe jane dy Kombe qe nuk njohin Marrveshjet:keto jane Serbia dhe Greqia, te dyja keto Shtete kane PERFITUAR nga Copetimi i Trojeve shqipetare,propaganda Serbe nuk Pushone duke Penalizuar c´do Nisme apo inisjative per Bashkimin Kombetare , me terma Shqiperi-e Madhe,ku per fatin e keq tonin Politika Shqipetare si ne Kosove dhe Shqiperi, nuk kane Bythe tu thone Serbeve:NE JEMI NJE KOMBE, dhe nuk ju Pjerdhim juve shume se c´do te bejme…
Eksodi Masive nga Kosova, eshte NXITUR nga UDB_ja Serbe,nje akte “Lufte” psikollogjike qe po shfrytezohet mire nga serbet..
Greqia asnjehere nuk Vleresone Marrveshjet me Shqiperine, perkundrazi u kundervihet atyre me Arrogance, Faktikisht Greqia dhe Shqiperia jane ne GJENDJE LUFTE, ne baze te ligjit Greke te 1940-tes…shiko se c´fare “Partneresh” Strategjike qe kemi????
Vetem BASHKIMI KOMBETARE Do ta beje Shqiperine nje Shtete me te forte dhe me Peshe Gjeostrategjike ne Ballkane..lol