Rasti i falimentimit të City Park dhe gremisja e kolosëve tregtarë

24 Shkurt 2015, 09:58Politika TEMA

Falimenti i City Park Tirana, ndjek dështimet e mëparshme nga sektori i shitjeve me pakicë, por gjithsesi më të kufizuara në madhësi dhe në traumat bankare që shkaktuan. Megjithatë, është e qartë se tregu është më i kufizuar sa mendohej dhe se tashmë, jetën nga vdekja e një biznesi të kësaj fushe e ndan aftësia menaxheriale. Ndërkohë, disa dështime kanë qenë të pritshme që në investimin fillestar

 

Nga Ervin Qafmolla, JAVA

 

“Citypark, lider në shopping dhe argëtim”, shkruhet ende në ballinën e faqes së internetit të City Park. Por përveç kësaj, asnjë link nuk funksionon më. Nga kjo javë një nga qendrat tregtare më të mëdha në Shqipëri nuk ekziston më, por në fakt, situata terminale e saj kishte muaj, në mos vite që njihej. Në mediat shqiptare, krahas njoftimeve të tjera të paguara, doli edhe lajmërimi i shitjes së këtij aseti në ankand, duke filluar nga çmimi 24.5 milionë euro. Shoqëria përmbarimore me emrin fatal Executores Litium njoftoi shitjen e godinës më 4 mars. Në këtë mënyrë, City Park Tirana bëhet viktima e radhës e falimenteve në industrinë e tregtisë.

Borxhet e mëdha që kjo qendër tregtare i kishte bankave, janë komentuar si arsyeja kryesore e falimentit. Prej kohësh, City Park kishte kaluar praktikisht nën menaxhimin e Tirana Bank. Ndërkohë kjo bankë ende nuk ka bërë një koment zyrtar mbi këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili aktualisht përfshin thjesht shitjen e godinës prej 13.645 metra katrorë dhe të truallit përreth. Një kolos betoni, mermeri dhe qelqi me dy statuja shqiponjash në hyrje, City Park Tirana u trumbetua si qendra tregtare më e madhe në Ballkan me një investim të deklaruar prej 80 milionë eurosh, në çeljen e tij në fund të vitit 2009.

Në atë kohë Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, e çmoi këtë investim si një simbol të prosperitetit ekonomik të Shqipërisë në kohë krize ndërkombëtare. “Ekonomia shqiptare qëndron në këto vite të një cunami të vërtetë financiar dhe ekonomik për Europën dhe botën, tha ai.

Në rënie të lirë

City Park ishte thjesht viktima e radhës, duke ndjekur të njëjtin fat të hipermarketit Praktiker dhe supermarketeve Mercator. Të gjitha viktimat kanë një të përbashkët. I çelën dyert në kohë krize. Në secilin rast ish-Kryeministri Berisha vuri theksin te ekonomia shqiptare që i bënte ballë krizës. Mercator, një rrjet slloven i shitjes me pakicë që operonte në City Park, u dorëzua në fund të vitit 2012 si pasojë e humbjeve të mëdha, rreth një vit pas Praktiker. Hipermarketi i stilit “bëje vetë” lëshoi grahmat e fundit vetëm dy vjet pas hapjes.

Në inaugurimin e rivalit të tij, Megatek, Sali Berisha vërejti: “Në një hark të shkurtër kohor ne përjetojmë zhvillime të mëdha në tregun e kryeqytetit. Vetëm dy javë më parë dhe qindra metra larg që këtu u inaugurua City Park, qendra më e madhe tregtare dhe e fuqishme e vendit, një nga më të bukurat në rajon. Gjashtë javë më parë u inaugurua Praktiker… të gjitha këto së bashku punësojnë mijëra qytetarë”. Nga të gjitha investimet në fjalë, vetëm Megatek mbijeton ende.

Aksidente dhe… vetëvrasje

Përjashto pjesërisht City Park, një tjetër veçori e përbashkët e këtyre lloj falimentesh, sidomos atyre të drejtuara nga firma me kapital të huaj, është basti mbi një kalë të lodhur, të cilin zgjedhin t’ua shesin vetes si fitimtar. Në kushtet e anonimatit, një operator që kryen studime mbi investime të huaja në tregun shqiptar tha për revistën se shpesh kompanitë e huaja kur duan të investojnë në Shqipëri, kërkojnë të gjejnë te studimet përkatëse, rezultatet që ata duan të shohin: “Për disa prej tyre, realiteti i vërtetë është dytësor; rëndësi kanë objektivat, target e biznesit dhe parametra të tjerë. Edhe kur është e qartë se tregu është i mbingopur, këmbëngulin të investojnë. Pastaj falimentojnë brenda pak vjetësh dhe ikin duke lënë pas ndërtesa e magazina bosh”.

Një arsye e këtyre praktikave lidhet me bindjen e kreditorëve dhe të forcave të tjera financiare se biznesi është në rritje, pastaj edhe pasi sipërmarrja dështon, financat e kanë gjetur rrugën e tyre dhe operacioni i ka shërbyer diçkaje. Praktiker dhe Mercator gjetën rrugën e tyre në Shqipëri, pikërisht në pikun e krizës financiare botërore, në vitin 2009. Në atë kohë, amortizimi i humbjeve dhe mbajtja e parave në qarkullim përmes “investimeve të shëndetshme” që kishin si qëllim diversifikimin e aseteve, vuri në fokus vende që u kishin mbijetuar deri në atë ditë efekteve të krizës financiare, por që në fakt, thjesht do t’i importonin me vonesë.

Lajme të mira?

Ndërsa falimente të tjera mund të jenë duke u përgatitur rrugës, jo kushdo ia del keq. Përveç disa operatorësh supermarketesh që vijojnë të zgjerojnë rrjetet e tyre në Shqipëri, janë të paktën dy qendra tregtare – QTU dhe TEG – që ende zhvillohen dhe përditësojnë shërbimet. Në këtë pikë, arsyet se përse disa zhvillohen, ndërsa të tjerë rrënohen, janë për t’u eksploruar.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria vëren se ekzistojnë disa arsye kryesore që kanë shtyrë te falimenti i disa operatorëve të mëdhenj. “Së pari është madhësia e tregut”, vëren ai, duke shtuar se kjo lidhet ngushtë edhe me kohën e hapjes së një sipërmarrjeje. “Së dyti është e rëndësishme sesi ndërtohen çmimet, duke qenë se disa qendra tregtare ende të suksesshme sot, kanë pasur një politikë çmimesh që ka respektuar ekonomitë e shkallës, ndërsa qendra tregtare që kanë falimentuar kanë pasur një politikë çmimesh më diskrete, të shpërndarë”, thotë Buxhuku. Ai thekson se bëhet fjalë për aftësi dhe politika menaxhimi.

Operatorët e huaj mund të jenë viktima edhe të mosnjohjes së kontekstit lokal. Ndërkaq, disa prej tyre kanë zgjedhur të diktojnë çfarë kanë dashur të dëgjojnë t’u thuhet. Ndërsa biznese të gjunjëzuara me kapital “më shqiptar” kanë vuajtur nga praktika të menaxhimit rural. Një praktikë e përhapur dhe për fat në shuarje e sipër ndër sipërmarrjet shqiptare, nga SME-të deri te ato prej miliona eurosh, është që familjarë e të afërm konjugalë të aksionerëve me dije dhe talente pastërtisht holistike mbi menaxhimin, marketingun, burimet njerëzore dhe gjithçka tjetër që kërkon profesionalizëm, kanë qenë shpesh menaxherë dhe vendimmarrës strategjikë. Këto lloj falimentesh, sipas standardeve të shëndosha të kapitalizmit, konsiderohen të dobishme dhe me impakt pozitiv për të ardhmen e çdo shoqërie të qytetëruar dhe meritokrate. Siç ka thënë Mark Tuejn: “Nuk mora pjesë në funeral, por u çova një letër të këndshme ku shpreha aprovimin tim për të”.

34 komente në “Rasti i falimentimit të City Park dhe gremisja e kolosëve tregtarë”

  1. batokrundja says:

    E megjithatë mbetet mister se çfarë parash janë ato që derdhen lumë në Shqipëri.
    Si dhe kush i derdh…

    1. neda says:

      Eshte e cuditshme se shume njerz shqetesohen se mbetekan mister parat qe derdhen lum ne shqiperi. E cuditshme por eshte realitet qe pjesa injorante e vendit evrete mendjen se ku i gjeti parat qe e ndertoje, ne vend qe te krenohet qe nje shqiptar ka investuar shuma te medha parash per kete kompleks, dikush tjeter thote jane pastrim lekesh etj.etj. qe mendjet injorante pjellin cdo sekonde. Deshtira e shqiptareve eshte ta shohin njeri tjeterin sa me te varfer dhe jo te krenohen me te pasurit, me ata qe investojne. Une nuk mendoje se shqiperine do ta bejne te varferit apo ata qe jane me asistence sociale, shqiperine do ta bejne te pasurit , ata qe invesotjne me guxim dhe marrin parasysh edhe falimentimin, si nje gje krejt normale ne ekonomine e tregut. Vendi menaxhohet keq, vendi ka 25 vjet tranzicion qe ecen ne vend numero dhe kjo sjelle edhe falimentime te tilla, nje vend me qytetar te varfer nuk mund te zhvillohet dhe ky eshte problemi, natyrisht simbas kendveshtrimit tim.

  2. stela says:

    Po ca kolose tregu jane keto o Tema??? Mos na hapni barkun!!! Keto jane vetem pastrim lekesh, jo zhvillim ekonomik. Sa here qe hip nje force politike ne pushtet, falimentojne bizneset VIP te ish forces politike paraardhese.

    Bizneset VIP shqiptare = pastrim lekesh = politikane nga pas

  3. neris says:

    Gremisja e koloseve shqiptare ,artikull per te qarte e qeshur,me nje ekonomi informale dhe pastrimi parash qe eshte shtylla kurizore e te ashtuquajturve biznesmene,ne ate veper thjeshte jane pastruar para,dhe nga informaliteti nuk e ke lluksin te verifikosh gremisje ,ky artikull eshte per zonene e paskuqanit e bathores

  4. oROBO says:

    E paskan pagu Mane me Frangaj e Co dhe kete shkrim…QTU e TEG…hahahaha na mushet mendjen…

    1. Pse eshte partner Frangaj tek QTU dhe TEG?

      Megjithate …si City , si Tegu , si QTU jan SKANDAL FARE . Shesin vetem mallra me cilesi super te dobet , mallra kineze e turke te cilat ne itali shiten shume shume me lire .

      Me kujtohet nje shoqe e imja qe kishte ble nje fustan tek QTU , (130 mije lek te vjetra) . Te njejtin fustan kishte kushurira ime dhe e kishte blere ne itali tek nje dyqan (Terranove) me shifren rekord(minimale) . 9 EURO !!!

      Imagjino se cfare VJEDHJESH bejne me paditurine SHQIPKARE !!!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Po zoteri sali, ekonomia shqiptare qendronte-vegjetonte ne lekun e piset te hashashit dhe trafikut te femrave neper Europe si I vetmi vend pa krize financjare.. C’do bande ne Europe qe kapen ne Angli, Gjermani, Itali, Greqi c’do jave I ka nja 5-6 veta shqiptare. Nuk ka bande qe kapin 5 veta e poshte pa shqiptar. Pyetja eshte p’se pikerisht falimentoj tani ?!?!

  6. tironsi says:

    Artikull tejet joprofesional! Siperfaqesor dhe dashakeq, me tendence glorifikimi te TEG dhe QTU.
    Nje qender tregetare, nje invetim nuk zhbehet. Ajo shitet, rivleresohet (zhvleresohet apo mbivleresohet). Sa here eshte shitur Euromax??? Pse nuk u perdor asnjehere fjala Faliment??

    E mira e ekonomise nuk eshte te ferkoje barkun kur dicka mbyllet, por mundesisht ta ruaje ate, ose me e pakta te nxjerre mesime nga ajo qe ngjet!!

    Aspak konsiderate dhe perbuzje per autorin e shkrimit!!

  7. dajti says:

    Shqiperia nuk ka nevoje per supermarkete pa fund. Ne Tirane duhet 1-2 te tilla. Pjesa tjeter duhet tu lihet tregtareve te vegjel, te cilet ushqejne familjet me bizneset e tyre. Pra, shteti nuk duhet te jape leje pa fund per gjigande te tille, te cilet pasi i marrin buken e gojes biznesit te vogel, falimentojne. Vec kesaj, keta supermarkete nuk ofrojne cmime me te lire se dyqanet e vogla.

  8. ne shkrimin e mesiperm,nuk shoh analize shume te thelle pervec asaj politike,jam dakort me te pjeserisht,e para duhet pare kush jane investitoret dhe burimi i tyre i te ardhurave,sa per falimentin ka disa arsye te cilat jane te ndryshem per segmente te ndryshme,marrim psh rastin e MERCATOR dhe PRAKTIKER,sdi kush beri te mundur ardhjen e tyre ketu po ata ishin jashte realitetit shqiptar dhe e njejta gje me duket dhe me carrefour dhe conad nuk e kuptoj se si ka mundesi qe produktet shqiptare shiten me shtrenjte se ne big market pshnderkohe qe merren ne te njejtin burim dhe nga conad italiante jane terheqe tani eshte prone shqiptare edil al -ehw

    1. Bekimi says:

      Dyqane të standartit Conad dhe Carrefour, në Amerikë dhe Kanada i kanë palestinezët që shesin humus (qyshqek qiqre) dhe grekët ku shesin trahana.
      Ka edhe vietnamezë e kinezë me dyqanet e tyre ku shesin minj të skuqur dhe makarona orizi.

  9. Saliu komunist i pabese dhe serb says:

    Zamir Mane biznesmeni i familjes Berisha blen cdo qeveri, ai vazhdon metoden e vjeter te “cdognimit ” te mallrave, pra pothuajse nuk cdoganon.Cdo mall qe shet ne treg eshte skandaloz ne cilesi, kush e kontrollon, ai vetem rrjep xhepat e qytetareve, plus bizneseve te falura nga ish Kryekrimineli Berishs, si Llotaria Kombetare, ngjyrosja e karburanteve, minierat e kromit ne Bulqize etj, etj. e si do te falimentoje ky biznesmen Antishtet.

  10. plaku dhe deti says:

    Mercator dhe Praktiker me duket nuk ishin pronaret e ketyre qendrave, ata ishin me qera. Nuk ecen biznesi, e mbyllin. Nuk u tha kush ishin financuesit e objektit.

  11. Gary says:

    edhe per kte fajin saliu e paska…

  12. u says:

    me bo analize dhe ervini qe eshte cuni mire po eshte ne boten e vet.

    ervini city park falimentoj se pronari eshte nje pallllllllllllllllllll dhe si puna jote eshte jasht realitit vetem se ti je cun I zjut ai eshte injorant

  13. Kritiku says:

    Tere “shoqerite” e medha te tregut ne Shqiperi, qe u krijuan mbas 1991 jane vetem industri pastrimi parashë, te perfituara ne menyrat me te ndryshme antiligjore, si ne Shqiperi ashtu edhe ne per Bote. Shqiperia eshte mbajtur me dashje nga mafia shqiptare ne mbeshtetje nga ajo nderkombetare, larg zhvillimit ekonomik dhe shoqeror, me qellimin e perbashket qe te krijojne nje shtet rrumpalle qe te behet e mundur pastrimi ne permasa te medha te parave te pista. Eshte pikersisht kjo politike pro-kriminale dhe anti-shqiptare qe e mban akoma Shqiperine larg bashkimit me vendet e BE-se. Jane te qellimshme mbeshtetjet e e te derguarve te BE-se, ne Shqiperi, ndaj forcave kriminale qe e mbajne Shqiperine larg zhvillimit. Nje nga keto mbeshtetje anti-shqiptare eshte dhe ajo ndaj Berishes. Shqiperia eshte kthyer ne nje “lavatriçe” gjigande e pastrimit te parave, duke pare qe sekreteve te bankave zviceriane po i vjen fundi dhe pastrimi i parave po behet gjithnje e me e veshtire.
    Kjo eshte edhe pergjigja qe perse Shqiperia nuk arrin qe te eci ne rrugen e deshiruar nga shumica e shqiptareve, drejt BE-se. Mafija i ka rrenjet shume te thella si ne Shqiperi ashtu edhe ne Europe.
    Mos u genjeni nga shkrime te tilla idioteske qe duan qe tju mbushin mendjen njerezve qe ato qe falimentojne ne Shqiperi e kane shkakun tek kriza ekonomike. Eshte thjeshte pastrim parashe!

  14. Ada says:

    Po hapet RIng tek Zogu i Zi!

  15. altin says:

    Carrefour te TEG tani ka me pak varietet se merkato e Sanijes qe kam poshte pallatit. Une mendoj qe Sanija eshte bere Qender Tregetare por nuk ja ka thene njeri akoma.

  16. arber1468 says:

    Conad nje deshtim total. Shqiptaret tashme i kane mesuar furcat alla italiane te shitjes se produkteve. Bejne oferte ulje per Birra Tirana dhe cmimi perseri me i madh se tek bigmarket. Kesaj i dihej fundi. Ndoshta Merkator mund ta kishte shpetuar City park po sic duket nuk diten ta mbanin. Ideja e qendres tregtare jane cmimet e lira. Prandaj ndertohen ne rrethina ku kosto e tokes eshte e lire.

  17. EDI says:

    Une nuk kam pare njeri te bleje ne ate vend. Dhe nuk mund ti vesh faj, 90 euro per nje bluze??? Aty shumica e njerezve ishin konviktore qe benin xhiro lart e poshte me autobuz falas.

  18. neris says:

    po ne vete shqiptaret cfare jemi,kush jep pergjigje……….???

  19. sokol says:

    Po ca citypark re amani.kam pare ne shitje atje lamborghini.u be shqiperia vendi me I varfer I evropes te shese lamborghini si bicikleta…paradoks.

  20. xha xhan says:

    Nuk eshte shqiperia per investime te tilla si city park. inkurajoni biznesin e vogel. dyqanet e vogla ne cdo qoshe. ato jane per shqiperine. kur isha ne tirane ne dhjetor me thote I shok hajde se do te tregoj teg-un. amon I thash se jam lodh me mall-et edhe supermarketet gjigande ne usa. ma mir preferoj nai qoshe te vogel ke myslym shyri a ke rruga kavajes.

  21. Ema says:

    City nuk falimentin kurre. Banka po e rishet dhe po e ble prape vete. Kini per ta pare pas disa muajsh

  22. kulaku says:

    po nuk deshtove disa here nuk ze mend – njerzit ne 99% te ratseve mesojne nga pesimi personal. Thuaj sa te duash, jepu keshilla sa te duash nuk te degjon njeri ne Shqiperi…

  23. g says:

    Po pse qenka cudi qe kjo sipermarrje falimetoi (pavaresisht nga origjina e kapitalit)??????

    A nuk e dini valle qe po nuk qe standardi i pjeses me te madhe te popullsise i mire, atehere cdo firme dhe sipermarrje do te falimentoje. Kush i suporton keto sipermarrje nqs njerezit nuk shpenzojne?

    Ne Shqiperi duhet te cuditesh nga fakti qe shume biznese mbijetojne ( ka te ngjare qe keto te fundit suportohen nga aktiviteteve te paligjshme)duke ditur nivelin e jeteses se shumices se popullsise.

  24. dritan74 says:

    Ka lidhje me laboratorin e Xibrakes.Sa here te zbulohen “grupe kriminale”do kete “falimentime gjigandesh’

  25. evers says:

    Per dijeni te gjithe lexuesve mund tju them se City Park nuk del ne ankand,te gjitha ato qe shkruhen jane perralla qe servirin mediat.Si eshte e mundur qe permbarimi te bej nje ankand,permbarimi eshte organ ekzekutues.City park do jete ne doren e Tirana Bank,dhe shume shpejt do shikoni ndryshimet ne kete qender,ndoshta edhe nje Luna Park.

    1. Tirana bank vet ka ik per lesh …po shitet tek Raiffaisen!

    2. eni says:

      shume dakord evers .mendoj se shume shpejt do behet qendra me e bukur e argetimit .vertet dua dhe uroj me shpirt qe pavarsisht gabimeve endrra per te bere nje luna park ose ne aqua park te realizohet.

  26. man says:

    Natyrisht qe do te ndodhin falimentime ne sektorin e shitjes se produkteve. Arsyea e thjeshte qe njerzit duhet te kene para per te blere, e keto para vijne nga puna per prodhimin e produkteve e sherbimeve gje e cila mungon ne mase te madhe ne Shqiperi. Te ardhurat kombetare jane nder te tjera nga te ardhurat e refugjateve, veprimeve kriminale e te paligjeshem.

  27. Lori says:

    E po nuk kane bashkepunuar me Zaimirin dhe ja ku perfunduan.
    Duhet qe cdo biznesman te falet te ai, si perpara dhe pas 21 qershorit ai komandon gjithe bizneset ne Shqiperi. Mik i cdo qeverie, i Metes dhe i Rames gjithmone.
    Bravo rilindja!

  28. plaku says:

    a e di kush se cfare mbetjesh kimike kancerogjene janete groposura poshte truallit ku eshte ndertuar citi park.jane rreth 4000 ton mbetje te tilla.beni analizat dhe do te bindeni.shikoni se nje pjese e atyre qe kane punuar ne citi park jane te semure me kancer.kjo eshte arsyeja qe duan ta shesin per te lare duart nga ky krim ambiental

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje