Ministria e Jashtme është kundër devijimit të Lumit Vjosa nga pala greke . Kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Glevin Dervishi në një intervistë për “Tema TV” . Ai tha se Ministria e Jashtme ka qenë dhe është në konsulta të vazhdueshme me palën greke dhe sqaroi se nuk bëhet fjalë për një projekt , por për një projekt-ide të hedhur nga një kompani greke. Dervishi deklaroi se çështja është në proces gjyqësor në Greqi, por edhe nëse gjykata do t’i japin OK këtij projekti Ministria e Jashtme shqiptare i ka bërë të qartë palës greke se duhet të konsultohet me palën shqiptare siç kërkojnë të gjitha konventat në fuqi.
Pala greke pretendon të devijojë ujin e lumit Vjosa duke sjellë pasoja për banorët që jetojnë në jug të vendit. Çfarë po bën Ministria e Jashtme? Janë ndërrmarrë hapa për të sqaruar këtë çështje që qëndrton më shumë se 31 vite pezull?
Së pari duhet të sqaroj opininion publik se nuk bëhet fjalë për një projekt, por për një projekt- ide, jo me një projekt të mirefilltë që ka filluar të implementohet në terren. Bëhet fjalë për një projekt -ide të paraqitur nga një kompani private greke e cila kërkon që të bëjë një devijm të një prej degëve të lumit Vjosa nga rrjedha natyrale në drejtim të liqenit të Janinës.Ministria e Jashtme është vënë në dijeni në lidhje me këtë çështjeqë në fillim në marrëdhëniet e para dypalëshe që ka pasur ministri Bushati (duke pasur parasysh edhe një lloj ftohje në marrdhëniet midis dy vendeve që nga marrëveshja e detit) kemi kërkuar nga takimet e përbashkëta që ka pasur ministri Bushati me homologun Venizellos, me insistim të palës shqiptare ngritjen e komisionit për Menaxhimin e Ujrave të Përbashkëta Ndërkufitare , pra ujrave të ëmbla. Pas ringritjes së këtij komisioni takimi i parë i tij ishte më 9 janar të vitit 2015. Pala shqiptare i ka bërë me dije palës greke të gjithë shqetësimin , i kemi bërë me dije nevojën për informim në lidhje me projekt idenë . Jemi në dijeni që çështja ka shkuar në Këshillin e Lartë të shtetit në Greqi. Është duke u kryer një proces midis shtetasve që janë grekë dhe gjyqi kryehet brenda territorit të Greqisë. Jemi në pritje të daljes së rezultatit dhe në rast se rezultati i jep OK këtij projekt- ideje pala shqiptare i ka bërë të qartë palës greke se duhet të konsultohet me palën shqiptare siç kërkojnë të gjitha konventat në fuqi.Gjitahshtu në komision nga pala greke kemi marrë nga Këshilli i Lartë i Shtetit gatishmërinë dhe natyrisht njohin fuqinë e konventave dhe obligimet ndërkomëtre për ta trajtuar këtë cështje në nivele të tjera.
Ministria e Jashtme është e vendosur të kundërshtojë këtë projekt?
Po ne jemi të vendosur për mosdevijimin e lumit nga pala greke. Nëse do kemi një projekt të mirëfilltë ne e kemi bërë të qartë dhe kemi marrë vendimin që nuk do të ketë asnjë devijim pa konsultime me palën shqiptare. Do të shohim si do të eci çështja hap pas hapi.
Çfarë masash ka marrë Ministria e Jashtme për tu mbrojtur në rast se ndodh e kundërta?
Në gjyqin që po zhvillohet aktualisht në Greqi janë disa shoqata ambjentaliste dhe bashki të e zonës që lagen nga rrjedha ku kalon lumi Vjosë , të cilin e kanë çuar cështjen në Këshillin e Lartë të Shtetit. Ata kanë një avokat të vetin, i cili është kontaktuar edhe nga pala shqiptare dhe e ka ndjekur çështjen hap pas hapi edhe në gjyq ka parqitur shqetësimet e palës shqiptare edhe kërkesat që ky është një projekt që në rast se do të kalojë kërkohet edhe mendimi i palës shqiptare sepse është një projekt që kalon në kufij shtetëror. Dhe përveç kësaj ne kemi ndjekur edhe në rrugë zyrtare çështjen kemi dërguar edhe nota diplomatike pranë Athinës për të kërkuar informacion dhe për të bërë të ditur pozicionin tonë në lidhje me çështjen.
Sot para dite është zhvilluar një protestë para Ministrisë së Jashtme në lidhje me çështjen “Radika”. Ministri Bushati u takua me një përfaqësi të këtyre protestuesve . Çfarë u diskutua në takim?
I referohem fjalës së zotit Guri; kjo nuk ishte një protesë por një organizim konsultues. Ministri Bushati u takua vetë me një përfaqësi të shoqrisë civile ku është marrë mendimi edhe i shoqatave ambientaliste në lidhur me këtë çështje. Ministria e Jashtme fton të gjithë përfaqësitë e shoqërisë civile të japin kontributin e tyre pranëMinistrisë së Jashtme. Është fushë specifike dheMinistria së Jashtme i duhet zëri i ekspertëve që njohin fushën .Kemi rëndë dakord që të kemi konsulta të vazhdueshme , takimi ishte i sukseshëm për parktikën që duam të krijojmë midis shoqërisë civile dhe institucionit. Dëshiroj të ndalem në faktin se çështje të tilla kanë një sensitet të madh sepse bëhen shpesh edhe subjekt i keqkuptimeve që nuk janë të nevojshem dhe meritojnë të shmangen.
nuk eshte projekt ide e nje firme greke,duhet qe te gjallerohet liqeni janines se po vdes dhe do cojne 70 milion metro kub ne vite kaq sa per info
Nje pjese e ujit devijohet prej vitesh kush eshte roli i qeverise shqiptare ne kete devijim???
Nuk mund te devijohet “pa konsultim” me palen sbqiptare ????
Pra, egziston mundesia. Mbas “konsultimit” me palen shqiptare…edhe
mund te lejohet devijimi…