Pas vendimit të Artan Shkëmbit nisin spekulimet. Me dorëheqjen i hapi rrugë LSI-së?

23 Shkurt 2015, 16:59Politika TEMA

Pas dorëheqjes së kryebashiakut të Pogradecit, Artan Shkëmbi, kanë nisur spekulimet mbi vendimin e tij.

Shkëmbi është dorëhequr tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, duke thënë se nuk mund të jetë përjetë kryetar.

Ai ka qenë për tre mandate kryebashkiak i Pogradecit dhe gëzonte vlerësimin e Ramës.

Por, sipas spekulimeve, PS dhe LSI kanë rënë dakord që kandidati për këtë Bashki në zgjedhjet e 21 qershorit, të jetë pikërisht nga partia e drejtuar nga Ilir Meta.

Për këtë arsye, Shkëmbi duket se i ka paraprirë këtij vendimi dhe ka deklaruar dorëheqjen para se PS dhe LSI të zyrtarizojnë ndarjen e zonave elektorale.

Emri më i përfolur si kandidat i mundshëm nga LSI-ja për Bashkinë e Pogradecit, është Roshi Tollozhani, që aktualisht është kryetar i komunës së Buçimasit./b.l

4 komente në “Pas vendimit të Artan Shkëmbit nisin spekulimet. Me dorëheqjen i hapi rrugë LSI-së?”

  1. arber says:

    LSI eshte e vetmia parti qe po ritet, keto kohe, me gjithe mendimin negativ per te.

  2. kurreshtari says:

    Ky stan kete bylmet ka

  3. VL says:

    Jo per ti hapur rruge LSI-se jo,por per ti hapur rruge edhe Baftjarit,Dakos,Gjikes,Sejdinit qe te largohen se boll vodhen prej 3 mandatesh.

  4. Gezimi says:

    Mendoj se mund te jete pune nen rrogoz e LSI! Dihet qe kjo parti ben ligjin kudo! Mjere ne ku kemi rene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje