Se bashku me faljen, deputeti Ndoka edhe e justifikoi veprimin e tij.
“Pavarësisht se këto lloj episodesh kanë ndodhur në të gjithë parlamentet e Europës, në të gjitha legjislaturat e Parlamentit shqiptar dhe në Ballkan, dua t’ju kujtoj se deputeti Strazimiri është dhe ka qenë protagonist i disa konflikteve fizikë në ambiente të brendshme të Parlamentit dhe të Kryesisë së Kuvendit me disa deputetë të tjerë”, tha Ndoka.
Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, ndoshta per te treguar profilin e te akuzuarit Ndoka, depozitoi edhe gjendjen e meparshme te tij, ku rezulton si i denuar nga gjykata, vete deputeti e komentoi kete levizje te Prokurorise si te qellimshme, raporton TCH.
“Le të vazhdojnë të përdorin dokumente selektivë, ashtu sikurse kanë përdorur gjatë gjashtë muajve“, tha Ndoka.
Nga ana e tyre deputetet demokrate u shfaqen optimiste ne perfundim te seances per shkak te nje vendimi te ndermjetem qe rrezoi kerkesen e avokateve, per te mos marre ne konsiderate videon, ku shfaqet sulmi fizik nga Ndreu dhe Ndoka kunder Strazimirit.
“Eshtë për t’u përshëndetur fakti që u rrëzua tenativa e avokatëve dhe atyre deputetëve që duan të bëjnë avokatin e asaj ngjarje kriminale që ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, për të fshehur para drejtësisë atë që kanë parë me sytë e tyre gjithë shqiptarët, për të bërë të pamundur që video e regjistruar të mos shfaqet, mos të merret si provë. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë“, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Ne gjyq deshmuan Parid Cara dhe Armando Prenga te cilet goditjen kunder Strazimirit e kishin perceptuar si ‘shtyrje’ dhe jo si rrahje. Ne 16 mars, Gjykata e Larte do te shikoje videon e cila ne fakt nuk eshte e panjohur per te, per shkak te publikimit ne media.
Eshte per te ardhur keq qe deputetet e PD -se merren dhe i kushtojne kaq vemendje zotit Strazimiri qe nga goja e tij vetem shpif, shan me cdo lloj fjalori jo etik deputetet e maxhorances. Mendoj qe me mire ti kushtojne me shume ve,mendje berjes se ligjeve dhe problemeve qe kalon vendi se sa ketyre gjerave qe sigurisht nuk duhet te ndodhin sidomos ne Parlament por qe nuk eshte se ndodh per here te pare…
Eni Zhoga të ka hyrë ndoka më falni dhoga…
mbledhje partie ;Vendimi kerko falje dhe ngel deputet hhahaha prockullat e Edi ENVER Rames PO futen njerez ne burg per 10 mij leke drita
Regjimi I enver rames ka per te marr fund brenda nje viti
zotni Noka duhet te kerkoje falje pse genjeu kur tha se nuk e kam goditur z. Stazimiri.
Pak rendesi ka kush eshte Z.Strazimiri apo Z. Noka si persona, rendesika qe nje deputet i Parlamentit genjeu dhe vjen mbrapa te kerkoje falje pse genjeu.
Zoti deputet Ndoka, për atë që pashë me sytë e mi nuk të lanë as Vardari, thonë ndër ne. Falje kërkoi Strazimirit, e jo opinionit. Kujt t`i besojmë, fotografisë apo fjalëve tua. Edhe pas një konkretizimi me foto të asaj vepre shumë të ulët, gjen fjalë arsyetimi. “Lege te ipsum”, thotë një fjalë e urtë latine, tw cilen do ta kisha komentuar me fjalet: kontrollojeni veten zotëri!
Keta jane ordineret e parlamentit Shqipetar,justifikohen se keto gjera ndodhen dhe ne parlamentet e tjera.
Po zoti Ndoka ordiner dhe kryenec,ndodhin dhe ne Turqi,maqedoni,gjeorgji,nga deputete rrugace si puna jote.
nuk ndodhin ne Greqi,Itali,angli,France,Gjermani se atje nuk ka vend per rrugecer si puna jote.
motra jote kerkon falje publikut ti kokrra e injorantit..po cti bejm na rrofte politika qe sgjedh si puna jote..
Cfare deputetesh jane keta more. Jo te rrihen por dhe te vriten do jete mire. Pse te llapesh si Strazimiri mos eshte ndonje gje e dobishme per demokracine. Te rrihen si gamori ne duhan bile , e kujt po i rruhet .
“Rrofsh” Tema qe hoqe shkrimin!
Ndoka nuk i kerkon falje viktimes,por publikut!!!Po te kishte ndjeshmeri ndaj viktimave,nuk do merrej me prostitucion,krim per te cilin edhe eshte denuar ne Itali.
Asnje fjale ofenduese nuk kishte per gangsterin Arben Ndoka.
Ky eshte strumbullari i syndromes se medias shqiptare,qe merret vetem me
Kryeministrat dhe Presidentet,kurse me gangsterat,jo!
Rezultati!Gangsterat nuk stepen te sulmojn edhe Familien e Ministrit te mbrendeshmen,imagjino sa te sigurte jan qytetaret e thjeshte.
Ne Vitet 90-te nje Deputet vlonjat i PD paralajmeroi:-te marrim masat sa nuk eshte vone,ndryshe do te fuqizohen(financiarisht) deri ne ate pike,sa nuk do te mundemi ti mposhtim kurre.(Dhe doli profecia e tij).Atij deputeti i vune dinamitin ne dere,masa nuk u moren,gangot u trimeruan aq shume,sa guxuan te merren edhe me politike.
Pa problem,blej nje dipllome,blej votat,Depuet,Kryetar Bashkie,Minister,
Polic…etj.Ndoka eshte nje nga ato.Nese kjo e vertete nuk pranohet vetem e vetem sepse Ndoka ka ndihmuar elektoratin e PS,kjo eshte katastrofe per moralin mediatik dhe politik.
“Tung”.
Ju thoni qe ushtroi dhune ndaje atij koke rrjepurit Dakort po sharjet dhe ofendimet qe bene ai psikopati ne parlament nuk jane dhune Ne shqiptaret themi qe gjuha kocka ska por kocka thyen Si ju vjene per mbare disave me mire ti qellojne me pellemb apo ti shajne nga nena e motra Zotrinj ai psikopati ka vrare dhunuar e share gjithe Shqiperine Per cfare e beni kete gjyqe per dhune ndaje nje politikani .Ai psikopati tha nje here para parlamentit se po u more me politike do pergojoesh dhe shahesh Athere perse te mos rrihesh Prandaj ai deputeti te mos ankohet se eshte pjese e punes se tije Ketij populli po i qihet nena dhe po dhunoet perdit kujt i plasi se na u dhunua nje deputet aq me teper qe ne Shqiperi ka qene zakone kjo eshte kultura e deputetve tane Po ti degjoshe si flasin jane turpi i botes dhe gjysma jane per ne burge si hajdute nga te dyja anet
Po kryekrimineli Juan serbo talebani Sa leh Bin Risha vrau ne mes te dites e ne mes te sheshit ne syte e tere botes dhe keta ndyresira edhe sot nuk distancohen nga vrasja e per nje shpulle ketij rrugaci na u be hataja.
kjo nuk justifikon veprmin.megjithate falja eshte e pranueshme deri diku,rendesi ka mos te perseritet,ne te kundert kuvendi duhet te mare masa te rrepta,per cilindo qe perdor dhune fizike .
“Kerkon Ndjese duke deklaruar se ato ndodhin ne te gjith vendet e Europes”?eshte kje ndjese duke u munduar te justifikosh se keto ndodhin ne te gjitha vendet e tjera?Ky bandit dhe si ky mendoj se jane shumica e PS dhe e LSI jane sadiste e kriminele me prejardhje rrugacerie etj.Pendesa e tij eshte hipokrite dhe e pasinqerte etj.duhetfutur ne burg se ka goditur ne Deputet shum te mire te parlamentit tone dhe ka goditur ne qytetar shqiptar pa asnje provokim etj.
Nga Jamarbër Malltezi
Tomi Misha u dhunua nga policët në mes qytetit të urtë, të bukur dhe të qytetëruar të Korçës. U dhunua në mes të ditës, ndërsa qytetarët kalonin aty afër pa ju bërë përshtypje. Ngjarja do të kish kaluar pa gjurmë nëse skenat e turpit nuk do të ishin filmuar rastësisht dhe nëse familjarët nuk do të kishin dhënë alarmin e dhunës shtazarake që vijoi brenda në polici dhe që detyroi shtrimin e menjëhershëm të viktimës në spital.
Dhe megjithëkëtë, Tomi Misha u arrestua, prokurori i trembur nga bërtitjet e Kryeministrit në telefon bëhet shërbyes i Policisë, dhe gjyqtari nën dhunën verbale të Kryeministrit e dënon me arrest në burg pse gërvishti makinën e zv. drejtorit të policisë. Nga ana tjetër, kur filmimi i turpshëm u shfaq në media, autoritetet u mjaftuan me pezullimin e policëve, për të evituar hapjen e çështjes penale për ta, apo arrestimin për ushtrim dhune, prishje të qetësisë publike, shkelje të të drejtave të njeriut etj. Si e bëri gjumin prokurori dhe gjyqtari që dërguan në burg viktimën e dhunës bazuar në gënjeshtrën e dhunuesve?
Turp për Policinë. Turp për Qeverinë. Turp për Prokurorinë. Turp për Gjyqësorin. Në fakt, ky është turp për shoqërinë tonë. Qytetarë të Korçës shihen të kalojnë dhe nuk ndalojnë. Kjo është ose një frikë e tejskajshme dhe e turpshme, ose një nivel rrënimi i moralit tonë si shoqëri, nëse nuk na bën përshtypje një ngjarje e tillë.
Për fat të keq, kjo nuk është as ngjarje e izoluar. Kjo vjen një javë pasi dy policë shajnë dhe godasin një grua në mes Tiranës, dhe veç një ditë pasi u filmuan në Kavajë 4 policë duke rrahur në mënyrë shtazarake një qytetar, që ndërkaq ishte i prangosur. Njësoj si dhe në rastin e parë, policia ia hedh fajin qytetarit, ndërsa kur kapen të filmuar policët pezullohen dhe synohet që çështja të harrohet.
Dhuna ndaj Tomi Mishës nuk u ndal me aq, por u rrah edhe brenda në polici, ku i nxorën shpatullën dhe u detyruan ta çojnë në spital. Shtazë me uniformë që mbrohen nga sivëllezërit me imunitet.
Do dalin menjëherë papagajtë bajatë, që do thonë që policët ishin të njëjtët që ishin edhe në qeverisjen e PD, ndaj njëlloj jemi. Pa dyshim që mund të jenë të njëjtë policët, por dallimi është shumë i madh… Së pari, këta 18 muajt e fundit shefa dhe drejtorë të Policisë u bënë pa asnjë ligj apo rregull ish-krerët e Sigurimit, që nuk dinë asnjë gjuhë tjetër, veç dhunës, që nuk dinë çfarë janë të drejtat e njeriut; edhe më e rëndë bëhet çështja kur ata që emëruan këta shefa, deklaruan se “Ligji është një teknikalitet i parëndësishëm”!!! Së dyti, deri para 18 muajsh nuk kishim asnjë rast të vërtetuar që një drejtor Policie dhe ca më pak ministër të telefononte prokurorin apo gjyqtarin për të kërkuar që X person të arrestohej dhe të dënohej me burg. Për fat të keq, gjatë vitit të fundit kemi dhjetëra raste ku jo drejtori i Policisë, por vetë Kryeministri i telefonon prokurorët dhe gjyqtarët dhe i hakërrehet pse keni dënuar aq pak me burg dikë! Kjo është shumë e rëndë, pasi është ndërhyrje direkte në Gjyqësor, gjë që nuk kish ndodhur në Shqipëri qysh në kohën e komunizmit. Kjo rrënon dhe e kthen në farsë konceptin e shtetit të së drejtës, ndarjes së pushteteve dhe balancës midis pushteteve të pavarura. Natyrisht situata kthen në lolo edhe prokurorët e gjyqtarët dhe rrënon nga themelet gjithë sistemin e Drejtësisë. Nuk ia vlen të ndalem këtu edhe te manipulimi i mediave nga kreu i qeverisë, qoftë përmes reklamave, kërcënimit të tatimeve, kasetave të gatshme, dhe telefonatat.
Ku kemi mbërritur si shoqëri? Këta që janë në pushtet vijnë të gjithë nga fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”. Po rastet e renditura me lart a janë shembuj të një shoqërie të hapur?
Situata e rendit është përkeqësuar shumë e, me sa duket, nga varfëria e tejskajshme. Vetëm në dy javët e fundit kemi dhjetëra grabitje, si Union Bank në Tiranë, supermarketi në Kamzë, pika e karburantit në Pogradec, vjedhje me armë në Lezhë, Vlorë, Novoselë etj. Na janë shtuar tritolet gjithkund dhe sërish dëgjojmë nga ministri që situata e rendit qenkësh përmirësuar ndjeshëm! A kemi mbërritur në këtë pikë si shoqëri që qeveria mund të na gënjejë kaq haptas dhe të na marrë për budallenj?
Pas aferës qindramilionëshe me CEZ, po kërkohet që paratë të mblidhen nga qytetarët me masa shpesh antiligjore dhe ndonjëherë edhe çnjerëzore. Kjo çoi deri në arrestimet e fëmijëve, në vetëvrasjet në burg të Qamil Zelës, në vetëvrasjen e Llazi Nasit, por për fat të keq veç opozita dhe Altin Goxhaj protestoi, ndërsa ato qindra OJQ që marrin paratë e donatorëve nuk u ndjenë. Nuk u ndje as Avokati i Popullit, që paguhet me paratë e taksave tona për të na mbrojtur të drejtat.
Llazi Nasi la në dhimbje gruan dhe 3 vajza dhe u vetëvra se nuk kish të paguante 800 dollarë për energjinë elektrike, që doli se e kishin faturuar gabim. Qamil Zela u vetëvra pasi prokurorët dhe gjyqtarët nën urdhrat dhe britmat e çmendura të Ramës e dënuan me burg për më shumë se 2 muaj për vetëm 30 dollarë detyrim energjie. Ndërkaq, me dhjetëra familje jetojnë në skamje dhe nën qiell të hapur në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Kaq keq kemi përfunduar, saqë i heqim njerëzit si kafshë nga shtëpitë dhe i lëmë në mes të rrugës me premtime të ulëta për kompensime qesharake? Mos na ka humbur filli dhe vlerësimi për jetën e njeriut?
Por, edhe nëse do përpiqemi të gjejmë ndopak drejtësi apo respekt për njeriun në tempullin e demokracisë, aty do zhgënjehemi keq. Tri gra deputete u tërhoqën nga lista e PS së Lezhës për t’i lënë vendin një burri. PD deklaroi se gratë ishin kërcënuar me jetë dhe njërës i ishte marrë peng djali që të dorëhiqej nga mandati i deputetes. Burri që hyri si deputet ishte person i dënuar për trafiqe dhe rrëmbim personi në Itali dhe dha prova se mund ta përsëriste. Për fat të keq, në vend që të dënohej rasti, PS preferoi ta fshihte dhe të mbante heshtje. Asnjë shoqatë grash (nga ato që dalin si miza për të kërkuar fonde për cenimin e të drejtave të grave) nuk u ndje.
Farsa shkon më tej dhe deputetja në gjyq tërhoqi dëshminë e dhënë në Prokurori. Ndonëse kish deklaruar se si z. Noka edhe Pjerin Ndreu (i shkarkuar nga policia për lidhje me krimin nga vetë PS para 2005) goditi në mënyrë shtazarake deputetin Strazimiri, me sa duket u rikujtua për famën e Ndreut dhe tërhoqi dëshminë. Krimi ka mbërritur aq lart, saqë kërcënon edhe deputetet!!! Po a do të mundet më kjo grua të pretendojë se do ndihmojë ndonjë hallexhi kur ajo vetë përthyhet para krimit, që kreu i saj e ka futur në Parlament?
Në kushtet kur Policia është nën urdhra politikë, Gjyqësori shantazhohet me telefonata nga z. Rama, Parlamenti është strehë e personave me precedentë penalë dhe ku vetë deputetët e shumicës kanë frikë të jenë njerëz, ku mundet që shoqëria Shqiptare të gjejë piketat për t’u mbështetur?
Në këta 18 muaj është arrestuar 3 herë Altin Goxhaj. Arrestohet Goxhaj dhe lihet i lirë Shullazi. Ky është niveli ku kemi përfunduar? Të arrestojmë aktivistët e shoqërisë civile sikur janë kriminelë? Dhe a e dini se cila është arma e shoqërisë civile? Një celular me të cilin regjistron rastet e dhunimit të të drejtave të njeriut dhe i komunikon me gjithë shoqërinë përmes rrjeteve sociale si facebook. Për qeverinë, filmimet me celular dhe publikimi i fakteve ne facebook qenkan më të rrezikshme se armët e zjarrit? Kaq mendjengushtë jemi kthyer, saqë në vend që të dënojmë dhunimin e të drejtave të njeriut dënojmë njerëzit që i faktojnë këto dhunime?
Këto janë disa reflektime mbi nivelin e moralit në shoqërinë shqiptare 25 vjet pas rënies së komunizmit. A jemi vërtet njerëz të lirë? Ku është standardi ynë i lirisë? Cilat janë standardet morale dhe vlerat tona si shoqëri dhe si njerëz?
shume kohe te ka marr ta shkruash kete koment por qe eshte nje thirrje imperative per te gjithe shqiptaret e ndershem!
Ku po shkojme? A kemi nje te ardheme per femijet apo do te jen municion per klasen e inkriminuar antihumane qe vetem gjake kerkon? Zgjohuni shqiptare pre gjumit zgjohuni dhe te gjithe si vllazen nje force bashkohuni duke hedhur poshte te gjitha ngjyrat politike (PD, PS, LSI etj.) se jeta e femijeve eshte me e shtrenjt se e kesaj klase politike!!!