25 vjetori i rrëzimit të diktaturës, Nishani: Momenti për hapjen e dosjeve, do dekretoj ligjin

23 Shkurt 2015, 12:18Politika TEMA

25 vjetori i rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri  është cilësuar nga Presidenti Bujar Nishani si momenti i duhur për hapjen e dosjeve. Por gjithashtu Kreu i Shtetit ka apeluar edhe miratimin e ligjit të Lustracionit, që do të bënte të mundur largimin nga postet publike të personave që do të rezultojnë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Në një komunikim me mediat, Presidenti ka deklaruar se do të dekretonte cdo ligj që ka të bëjë me hapjen e dosjeve, duke vënë theksin në ligjshmërinë e tij.

“Në këtë vit besoj është periudha më e mirë që parlamenti të miratojë një ligj të gjerë dhe të thellë për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të sigurimit të shtetit por edhe të gjithë bashkëpunëtorëve duke qetësuar njëherë e përgjithmonë zemrat e shqiptarëve.

Është vit i përshtatshëm që parlamenti të bëjë ligj lustracioni me eksperiencën e atyre vendeve që e kanë aplikuar.

Sado që të zgjatet në kohë, sado të vonohet ky proces Shqipëria do t’i hapë një ditë dosjet, jam i bindur për këtë. Është moment reflektimi nga të gjithë për të kompensuar kohën e humbur”, u shpreh kreu i shtetit.

“Mund tu them me siguri që pavarësisht dimensionit që do të mbajë, një ligj që do të ketë hapjen e dosjeve do të ketë mbështetjen dhe firmën e presidentit.

Por unë vetëm sugjeroj të jetë i gjerë, është koha që Shqipëria të kërkojë hetim dhe gjykim penal për mekanizimin e sigurimit të shtetit për krimet që ka bërë, por kjo mbetet në vullnetin e ligjvënësit. Do ta mbështesë çdo iniciativë pavarësisht sa do ta ketë në thellësi dhe gjerësi dimensionin e saj”, shtoi Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit kërkoi që Parlamenti që të miratojë një ligj të veçantë për përkujtimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Presidenti kërkoi gjithashtu që në Tiranë të ngrihet një monument në simbol të lëvizjes së dhjetorit, një detyrë kjo të cilën Nishani ia “ngarkoi” Bashkisë së kryeqytetit, por që kërkoi edhe bashkëpunimin e qeverisë dhe ish-të përndjekurve politikë.

“Takimi është për tu njohur me angazhimin tim personal dhe institucional në celebrimin që meriton ky vit si viti i 25-vjetorit të komunizmit. Një përvjetor që vjet u celebrua në dimensionin e merituar në mjaft prej vendeve në ish-kampin komunist, duke filluar me Poloninë, Gjermani, Hungari, Rumani.

Më shumë se çdo vend tjetër Shqipërisë i takon që 25-vjetorin e rënies së komunizmit ta përkujtojë në të gjithë dimensionin që ajo ka pasur.

Duhet kujtuar nga të gjitha institucionet e shtetit, ftesë që të bashkohet qeveria në këto evenimente, kryetari i saj, i parlamentit, i opozitës, të organizohen aktivitete që evidentojnë pasojat e tmerrshme që pati regjimi stalinist në Shqipëri.

Do t’i sugjeroja parlamentit një ligj të veçantë të kishim një datë një ditë, dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Data mund të ishte në diskutim në parlament, mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të intelektualëve të të ashtuquajturës bombë në ish-ambasadën sovjetike, pa proces gjyqësor u ekzekutuan me plumb pas koke. Por mund të jenë dhe data të tjera në kalvarin e gjatë të vuajtjes së komunizmit.

“Lëvizja e Dhjetorit” meriton një monument në Tiranë e cila duhet në bashkëpunim me Bashkinë, qeverinë dhe ish të përndjekur. Presidenti do ofrojë bashkëpunimin maksimal”, tha Nishani. /gj.k/

21 komente në “25 vjetori i rrëzimit të diktaturës, Nishani: Momenti për hapjen e dosjeve, do dekretoj ligjin”

  1. beho says:

    Hapja e dosjeve do te ishte dekreti me i keq ne historine kombetare.Si ishte e mundur qe per dy dekada nuk u u zhvidhua asnje gjyq ndaj ish krimineleve enveriste dhe tani duhet te hapen dosjet se ka kaluar gjate etj.z. President kjo loje politike duhet te mbyllet ,sepse shqiperia ka probleme te tjera me urgjente qe duhet te ndryshohen.Nuk eshte gati populli shqiptar te beje kompromis me te kaluaren ose ta fale ate.

    1. Arseni says:

      50 VJETORI DO TE ISHTE KOHA ME E MIRE ME E PERSHTATSHME PER HAPJEN E DOSJEVE

    2. 007 says:

      Te hapen dosjet se qenin e ngordhur do te gjeni!

    3. Saimiri says:

      Mos i hapni dosjet se do na turperoni spiunet tane te dashur, big brothersat qe moren ne qafe miletin, ha ha ha

  2. topeshternguesi says:

    Pasi te hapesh dosjet,redhen e ka te shkerdhesh nenen tende,ndryshe….Topeshternguesi!

  3. Juria E Brrakes says:

    Ishalla hapen dosjet e spiunave te sigurimit komunist te shtetit shqiptar!
    ishalla dalin emrat e atyre qe kan pas spiunu njeri tjetrin ke sigurimi.
    do shofim masanej sesa burra t mir jan shqiptaret.
    por,ta kene parasysh edhe spiunat qe jan sot ne demokraci qe spiunojn njeri tjetrin ne shik apo policira.
    do vij koha qe edhe dosjet e tyre spiunore do celen,

    1. m says:

      E keqj eshte o Jurria e Brrakes se dosjet e atyre qe jane ne Pd sot jane zhdukur! I ka honger sala per darke cdo nate, si dosjen e vet dhe te bashkepunetoreve te tij. Oh jo te bashkepunetoreve i mban ne nje vend te sigurte se i duhet t’jua tregoje kur i hedhin vickla!

  4. robert says:

    Mos thuaj u rrezua diktatura por shqiptarizma!Ajo diktature me te drejte do t’a kishte bere varrin ty,Saliut e vrasesve,hajduteve e tradhetareve te tjere,kapter qeni!

  5. pse kishe frike nga komunizmi says:

    Sigurimi luftohet per te mbreteruar korrupsioni,vrasjet,vjedhjet etj.etj.Ti funderine,juria e brakes patjeter qe duhet te jesh ndonje udbash Kosove ose ndonje serb qe di shqip qe ke rembyer kazmen per te goditur themelet e shtetit shqiptar,qe do te percash e gajasesh me shqiptaret.Duhen hapur dosjet e politikaneve tane te sotem qe duket fare hapur qe jane vene ne sherbim te shteteve te huaja antishqiptare.Karamanjolla do bjere mbi c’do koke antishqiptare!

  6. Spartaku says:

    Tani i erdhi veza ne bythe Nishanit.Cilat dosje do hapen?Ku ka dosje per te hapur? Dosjet i ka masakruar Sali Berisha me punonjesin e tij Uran Butka.Per mendimin e tim hapja e dosjeve eshte e kote,nuk ka per te dal gje.Saliu i ka rregulluar ato sipas qejfit te tij me banden mafioze,dhe shpeton se keqes,sado qe dihet ai ka qene sherbetor i udheheqjes se PPSH-se sekretar i org.baze te partise.Komunist fanatik.

  7. TNT says:

    Ore ky ishte i fundit komunist qe mbrojti bustin e Enverit dhe kerkon sot si President te hapen dosjet

    1. andromeda says:

      Në një vend ku sundon ende kanuni i Lekë Dukagjinit dhe ligji i gjakmarrjes hapja e dosjeve do të ishte tejet e rrezikëshme.

  8. astrit says:

    E ka urdheruar Saliu, c’faj ka ky.

  9. kris says:

    eshte koha me e mire…kohe me shi….do ti lajme dhe ato pak gjynahe qe kane ngelur…Pastaj syte do ti ngulim ne horizont mos shohim anijen e shpreses.Ja baba Sali,Ja xhaxha Edi!

  10. Zani T. says:

    Kur ta dekretoje ligjin kapterr-kambale sakat gjithandej Nishani ne sfond te zyres se tij per besueshmeri te larte, te vere foton e madhe, me Enverin (bustin) ne kurriz, ne shkollen e Bashkuar, si vullnetar i Enverit. Ta kete ne krah edhe TEZEMADHEN e vet akademike, qe rregulloi per bukuri c’pati niper e mbesa!
    Hipokrite.
    Keshtu te ka keshilluar regjisori yt i teatrit te kukullave, SRB-i.
    Kushedi se c’platforme ogurzeze i ka thure dhe po i thure Shqiperise ai diabolik planetar!

  11. beograd says:

    Nje spiun i vendit tend do te ishte nje pushtetar me garanci te larta ndaj atdheut.Te rrezikshem jane ata qe jane vene ne sherbim te te huajit e lozin karten e tij.Keto 25 vjet shkaterim nga te gjitha anet jane bere nga pushtetare spiuna ne sherbim te te huajve.Ketyre jo vetem qe u duhen hapur dosjet por edhe duhen denuar per tradheti.Saliut mos u mundoni t’i hapni dosjen ne sherbim te vendit te tij por ate ne sherbim te te huajit.T’u hapen dosjet atyre qe kane ngrene ngjalen e huaj.

  12. berberi says:

    kush ishin tre ministrat e deklaruar nga a. cani ne emision? di gje njeri? dy lsi dhe nje ps u tha.dy burra e nje gru??

  13. stela says:

    O Jaro, s’po na rruhet shume per ato dosje , qe keni 25 vjet, qe i keni manipulu. Pse kaq idiot e kujtoni akoma popullin, ju o derezinj??? Kaq trashe nuk genjente & mashtronte as “diktatori”, qe e kishte izoluar popullin. Sot shqiptaret shkelin dhe degjohen aty ku ty nuk te qasin as ne dere, o Jaro.

    Mos harxhoni kohen me llafollogjira e gjona pa vlere, po shtroni menderen ne pune!!!!! Zhdukni varferine, rregulloni drejtesine, mjeksine, arsimin, mjedisin……. etj!!!!!! Hajt punoni aty, deficenta!!!!!!

  14. qytetar says:

    Nese hapen dosjet njera nga to thote:
    Bujari u kap me bust ne krah,
    duke e cuar ne qender te Tiranes
    ne vendin ku populli i Tiranes
    shkuli monumentin e sekretarit dhe komandantit te Jarit.

  15. BUJARI JU DEGJON says:

    Me perpara TE ARRESTOHET E TE GJYKOHET SALI BERISHA, krushku LUAN MALLTEZI e kompani,te cilet KANE VJEDHUR E MASAKRUAR DOSJET…
    Deputetet socialiste,pavaresisht se sa “te bere pis” jane tek dosjet,DUHEJ TE KISHIN BURRERI dhe TE KERKONIN HETIM ME KOMISION PARLAMENTAR SHUME KOHE ME PERPARA,qysh kur Krimineli Sali Berisha mburrej ne Parlament se ai “ishte Arkiva”,apo kur i kercenonte se “ua bej fytyren si kepuca!”…
    E gjithe “inisiativa” e Sakatpresidentit nuk eshte vecse Urdheri qe ka marre nga Sali SHQUP-i …
    Tani qe e shikon se eshte I PASHPRESE per t`u rikthyer ,ai kerkon t`u tregoje shqiptareve se sa i “paster” eshte ne krahasim me kundershtaret politike…
    Prandaj,ne kuader te kerkeses qe ben Nishani,do te ishte me vend qe te hapeshin fillimisht procese hetimore per keqadministrimin e Dosjeve…
    Paralelisht le te botoheshin edhe gjyqet e Hysen Shoshorit me shoke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje