Terroristët tani përdorin edhe fëmijët/ Vajza 7-vjeçare kryen sulm vetëvrasës në Nigeri

22 Shkurt 2015, 21:15Politika TEMA

Aktivistët dhe dëshmitarët okularë thonë se një sulmuese vetëvrasëse ka vrarë pesë njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në një postbllok të sigurisë, në qytetin Potiskum në Nigeri.

Disa dëshmitarë thonë se sulmuesja ka qenë rreth 7 vjeçe.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ky sulm vjen një javë pasi një tjetër sulmuese vetëvrasëse ka hedhur veten në erë në një stacion të populluar autobusësh në verilindje të Nigerisë, duke vrarë pesë njerëz dhe plagosur 30 të tjerë, raporton REL.

Grupi islamist i Boko Haramit fajësohet gjithnjë e më shumë për përdorimin e grave dhe vajzave si sulmuese vetëvrasëse.

3 komente në “Terroristët tani përdorin edhe fëmijët/ Vajza 7-vjeçare kryen sulm vetëvrasës në Nigeri”

  1. tfgs says:

    Mero djali,mjaft me me shperthimet neper Nigeri,Pakistan,Syria ,Libya etj,por shikoni njethundraket leshqene ne vatan,te cilet nuk kane asnje ndryshim nga birazeret e tyre arabe…..
    Boko harami,ndodhet mes nesh ketu e 25vjt ku shperthimet me dinamiti,kalaznikov,hasisi,prostitucioni etj jane prezent 24 ore non stop………

  2. e verteta says:

    me se e vertete.

  3. mira says:

    Kesaj rradhe ke te drejte tfgs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje