Kush është spiunia e Mossad që zbulon videot e ISIS dhe arrin gjithmonë t’i ketë ato ekskluzive?

22 Shkurt 2015, 18:23Politika TEMA

E lindur në Irak nga një familje hebreje, i ati i saj u var brutalisht nga Sadam Huseini me akuzat “spiunazh për llogari të Izraelit”.

Sot, shkruan “Italia Oggi”, Rita Katz jeton në Amerikë dhe me faqen e saj monitoron xhihadin global.

Pjesa më e madhe e videove të prodhuara nga ISIS dhe shpërndarja e tyre nga mediat botërore, shfaq  haptazi një shkrim me germa blu dhe portokalli: “Faqja për Kërkimin Ndërkombëtar të subjekteve terroriste.

Faqja është krijimi i Rita Katz, 52-vjeçe me të shkuar spiunazhi.

Ashtu siç shkruan dhe “Italia Oggi”, pasuritë e familjes u konfiskuan dhe Rita, bashkë me nënën e saj u zhvendos në Izrael, ku studioi në Universitetin e Tel Avivit dhe shërbeu në Forcat e Mbrojtjes Izraelite.

Në vitin 1997 ajo u transferua në Amerikë dhe filloi të bashkëpunojë me FBI, duke ia dalë të depërtojë në disa grupe të mëdha terroriste në vend. Katz duket se ka ekskluzivitetin mbi çdo gjë që vjen nga bota e terrorizmit.

Ashtu siç e pohon dhe “Italia Oggi”, në 2007 ishte Katz ajo që dërgoi në Shtëpinë e Bardhë videon e fundit të Osama Bin Laden, si dhe një video të zëvendës kreut të Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri, e cila u lejua në faqe më herët se të publikohej në faqet e internetit të militantëve”.

Faqja elektronike me të drejtë që këtë punë nuk e bën pa para.

Lindur si një shoqatë jo për fitim, shkruan “Italia Oggi”, ka ndryshuar dhe statusi i financimit të saj tashmë nga shërbimet inteligjente amerikane dhe nga grupe private.

Ka nga ata që e akuzojnë Katz se krijon alarme të panevojshme në mesin e perëndimorëve.

Por sipas “Italia Oggi” tingëllon e çuditshme që “një spiun i Mossad, paguar nga SHBA, të jetë burimi i vetëm mediatik për ISIS, për më tepër në kohërat e politikës botërore kundër terrorizmit”.

http://respublica.al/artikuj/2015/02/22/kush-eshte-spiunia-qe-zbulon-videot-e-isis-dhe-arrin-gjithmone-ti-kete-ato-eksklu

19 komente në “Kush është spiunia e Mossad që zbulon videot e ISIS dhe arrin gjithmonë t’i ketë ato ekskluzive?”

  1. adi says:

    Mosad-i asnjehere nuk i nxjerr hapur emrat e agjenteve te tij, sidomos nese ata jane ne sherbim aktiv, si mund te krijohet pershtypja per zonjen Katz.

    mire qe jepni njoftime po ti jepni te sakta te pakten

    1. i says:

      Ka pas qene thote deri ne 1997

    2. Dardan says:

      Mossad dhe Cia e kan krijuar ket monstren Isis ket e kam then para nje viti.

      1. anticensurë 11 says:

        dardan
        unë nuk kam pas nderin ta lexoj këtë shkrim ndriçues tëndin!do të më bëje një nder po të më sqatoje përse e kanë krijuar këta,CIA dhe Mosad??
        më pas do të të bëja një tjetër pyetje!pas leximit të arsyeve që ti jep!!

        1. Asgani says:

          Po kaq naiv je sa nuk e kupton perse e kane krijuar!!!
          Per te krijuar vatra lufte.
          Nuk i ben nje pyetje vetes nga i gjejne armet dhe si mundet te hyjne e dalin lirisht gjithe keto grupe terroriste.
          Tani beja pyetjen Dardanit

          1. anticensurë 11 says:

            o asgan a e kupton ndryshimin me dardan??
            pyetjen ja drejtova atij e jo ty!!
            pasi të më përgjigjet ai do të të përgjigjem dhe ty!!

            1. Edhe kur u rrezuan Kullat Binjake kam degjuar sikur nuk ka pasur asnje viktime Ebreu,dmth organizata segrete Mossad mud te jete mbrapa keyre akteve terroriste per te larguar vemendjen nga Izraeli.Dhe dicka tjeter ne Atentatin ne Parisit ate Policin (origjine Algjerijane) qe u vra nga bresherite e kallashnikovit tek tortuari ne vidjo nuk duket gjak’k nga plumbat e marre dhe ne koke sipas Gazetarve,mos eshte dhe ky akt terroris i organizuar nga Cia,Mossad ??,
              me duket qe ne Amerke ,Izrael terrorizmi eshte larguar dhe ne vende te ndryshme te Botes po hane koken njeri -tjetrit .

            2. Mos te pelqeje vetja o 11,ka te drejte Asgani,
              mos u trego Filozof pa e studjuar ate.

              1. anticensurë 11 says:

                o toni
                nuk po tregohem fillozof,por po shtroj një pyetje!!nuk e di a e kupton ndryshimin??
                tjetra ti përse tregohesh budall!!kujton se të shkon për shtat apo thejsht je??

                dhe për këtë azganin
                ke të drejtë!mos humb kohë lërja dardanit ta humbë sepse unë atij i jam drejtuar!!
                PS:këtë radhë e shkruajta me të madhe “postscriptum”sepse mendoj se jeni që të tre i njëjti person!!
                dardan,toni dhe azgani!!
                mos vallë dhe për këtë trefishësi “personaliteti” e ka fajin amerika dhe mosadi??
                dhe njëherë dua përgjigje nga personi me pseudonimin dardan dhe jo nga pseudonime të tjerë!!nëse kuk ka kohë a dëshirë,pa problem!seicili të tijën!!

            3. Asgani says:

              qenka humbje kohe te merresh me ty…

  2. kaurri realist says:

    Rita Katz perkthehet Rita Mìca(Macja)hahahahahah

    https://sp.yimg.com/ib/th?id=HN.607989055433412423&pid=15.1&P=0

  3. adi says:

    katz eshrte derivim i mbiemrit Cohen

  4. shtepia me gjethe says:

    Mosasdi duhet te hape dosjet!

  5. ISIS- eshte krijese e MOSSAD . Eshte shume e thjeshte per tu kuptuar .

    Qe kur kan zaptu token e Palestines kan bere cmos per ti bere “Muslimanet” si TERRORISTE para syve te botes .

    Kan fuqine dhe ja arrijne …bankat , mediat , qeverite e shume shteteve etj etj .

    1. anticensurë 11 says:

      ?????

  6. kuq e zi says:

    derivim??????
    apo nuk flitet shqip ketu nqs kam gabuar kerkoj falje

  7. nini says:

    cohen+cedek = sherbetor i zotit + drejtesi ky eshte kuptimi i mbiemrit Katz

  8. Edhe kur u rrezuan Kullat Binjake kam degjuar sikur nuk ka pasur asnje viktime Ebreu,dmth organizata segrete Mossad mud te jete mbrapa keyre akteve terroriste per te larguar vemendjen nga Izraeli.Dhe dicka tjeter ne Atentatin ne Parisit ate Policin (origjine Algjerijane) qe u vra nga bresherite e kallashnikovit tek tortuari ne vidjo nuk duket gjak’k nga plumbat e marre dhe ne koke sipas Gazetarve,mos eshte dhe ky akt terroris i organizuar nga Cia,Mossad ??,
    me duket qe ne Amerke ,Izrael terrorizmi eshte larguar dhe ne vende te ndryshme te Botes po hane koken njeri -tjetrit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje