Atentatet e porositura me tritol, prokurorët tërheqin dosjet e pazbardhura

22 Shkurt 2015, 20:23Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon përfshirjen në hetimet për vrasjet me pagesë edhe 4 dosje ende pa autorë të ndodhura në Shkodër dhe Durrës.

Mësohet se prokurorët që kanë në hetim grupin që vendoste tritol dhe kryente vrasje me pagesë, i janë drejtuar prokurorive Shkodër, Durrës dhe Tiranë për t’i vënë në dispozion dosjet e pazbardhura dhe aktet hetimore të ngjarjeve kriminale që lidhen me këtë grup, raporton Ora News.

Prokurorët thane se bëhet fjalë për katër dosje kriminale ende pa autorë, ku njëra prej të cilave është ajo e vrasjes së Ibrahim Manit në Shkodër, krim i cili u pranua se ishte bërë nga tre të arrestuarit e fundit. Ata pranuan se kanë kryer atentate me eksploziv per kundrejt pagesave nga 20 deri në 25 mijë euro.

Kristi Pine ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke rrëfyer katër krime të vjetra të cilat deri tani ishin pa autor. 24-vjeçari nga Elbasani u arrestua pak ditë më parë sëbashku me Alfred Qefalian dhe Aleksandër Gorean.

Rrëfimet e tij pritet të çojnë prokurorët drejt urdhëruesve të këtyre vrasjeve. 24 vjeçari ka pranuar të rrëfejë krimet që ka kryer ai dhe bashkëpunëtorët, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe i treti, është shpallur në kërkim. Zyrtarisht mësohet se Pine ka treguar, se, së bashku me Qefalinë dhe Aleksandër Gorean, i kanë vendosur dy herë tritol biznesmenit Armando Ceka, dhe në shkurt të 2014-ës, ku mbetën të gjymtuar dy persona.

Në këtë çështje është përfshirë edhe i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili, i cili pritet të merret në pyetje në lidhe me porositë që ai dyshohet se ka bërë për vendosje te tritolit, sipas dëshmive të të dyshuarve të arrestuar.

Kristi Pine dhe Alfred Qefalia u morën në pyetje edhe në lidhje me shpërthimin e një sasie tritoli që shpërtheu në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm javën e kaluar, akuzë të cilën ata e kanë mohuar.

5 komente në “Atentatet e porositura me tritol, prokurorët tërheqin dosjet e pazbardhura”

  1. LORA says:

    E ceshte ky lajm???C’po na thote,qe prokuroret po bejne punen per te cilen marrin rrogen?!?!?
    Une, si taksapaguese korrekte me shtetin tim ,pres produktin perfundimtar te ketij hetimi,jo te me thuhet si lajm se ata po punojne.
    Nuk eshte ne gjendje askush te mase se sa po na u mundokan prokuroret,,,por jemi te gjithe ne gjendje te themi se
    llalle-prokuroria deri tani eshte nje deshtim spektakolar.

    1. Laku says:

      patjeter deshtim i prokurorise…. hajde hajde

  2. kriminel says:

    o gazetar kristalist:
    shkruhet dispozicion “pa J” dhe nuk lexohet dizpozion… ?
    koincidence me prokuleshet:
    sa filluan te kakarisin burgaxhinjte filluan keta te hapin dosjet…

    per sa kohe do te jete llalla and co. ne prokurori per dite do te kete tritol C4 etj. krimi eshte ne prokurori dhe paguan 250 euro/dita

    ” o pulic me matarr” (long live Toma) tek ndertesa perballe ambulances qendrore (nqs quhet akoma keshtu) aty fillo dhe kerko tritol-janet aty eshte borderoja e krimit ….dhe me firma biles… ?

  3. Arben says:

    ME SIGURI QE TI SHESIN FARE SI DOSJE DHE TE BEJNE NDONJE LEK SHPEJT E SHEPJT??!!!!!

    RROFTE ARDIATIK LLALLA.

    ROFSHIM NE.

  4. rudi says:

    KUR NJERZIT HUMBASIN BESIMIN TEK PREKURORIA DHE SIKUR TE DREJTE TE KETE PREKURORI VETE DUHET TE JAPE DOREHEQJE SE DHE TE DREJTE TE KETE NUK E BESON ME NJERI SE KA VERTETUAR NE DISA RASTE QE ESHT PREKUROR QE PUNON DOMOZDOSHMERISHT PER NJE FORCE POLITIKE QOFTE AJO ANTI SHQIPTARE FALEMINDERIT PO KY ESHT RALITETI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje