Dy deputetët socialistë parid Cara dhe Armando Prenga janë shprehur se nuk kanë parë që kolegu i tyre socialist Pjerin Ndreuy të ketë goditur deputetin demokrat Genti Strazimiri në konfliktin e ndodhur në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë në muajin korrik 2014.
Dy ligjvënësit socialistë dëshmuan para Gjykatës së Lartë ku ka nisr gjykimi ndaj dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët sipas organit të Prokurorisë kanë goditur pë shkak të detyrës deputetin genti Strazimiri.
Prenga dhe Cara , të cilët munguan në seancën e kaluar, kanë treguar përpara togave të zeza ngjarjen e dhunës në Kuvend, duke u shprehur se deputeti i akuzuar Pjerin Ndreu nuk e ka goditur kolegun e tij demokrat Strazimiri, por vetëm ka pasur fyerje e sharje mes tyre.
Deputeti Prengaështë shprehur se gjuha e deputetit demokrat në Kuvend është fyese për të gjithë kolegët e tij, duke krijuar edhe rritim. Sipas Prengës, ai së bashku me Ndreun kanë qenë në kafe pas fjalimit irritues të Strazimirit, dhe kur janë rikthyer në Kuvend, ka dëgjuar deputetin e PD duke sharë dhe ofenduar në korridor.
Të njëjtën gjë sipas Prengës, Strazimiri bëri edhe me Ndreun duke sjellë edhe shkëmbim fyerjesh mes tyre. Prenga tha se nuk ka parë që kolegu i tij i PS të ketë goditur deputetin demokrat.
“Deputeti Strazimiri shpesh në fjalimet që mban irriton jo vetëm deputetë por edhe dëgjuesit. Fjalimi i tij ishte fyes për të gjithë deputetët e Kuvendit.
Fjalimi i Strazimirit u përgojua në sallë. 30 min pas fjalimit dolëm në kafe me Pjerinin dhe pastaj në korridor dëgjova Strazimirin që shante e bërtiste.
Në ate moment Strazimiri e fyen, dhe Pjerini u afrua në shkëmbim fjalësh e fyerjesh mes tyre. Nuk kam parë që Strazimirin ta ketë qëlluar Pjerini dhe vetëm sharje e fyerje mes tyre kishte”, tha Prenga.
Për deputetin Cara, ka qenë Strazimiri i cili ka ofenduar Pjerin Ndreun duke e quajtur kriminel, ndërsa mes tyre nuk ka pasur goditje por vetëm shtyrje.
“Kam qenë në sallën e Kuvendit, ku Strazimiri po fliste në podium dhe akuzonte deputetët e mazhorancës se disa janë të dënuar dhe me precedentë penale.
Në korridor pamë që po ndodhte një sherr dhe dolëm për të parë. Kishte përplasje mes deputetit Strazimiri dhe Ndoka se unë isha në sallë.
Duke u afruar në drejtim të kafes, Strazimiri iu dejtua Pjerinit duke i thënë je kriminel, ndërsa Pjerini nuk pashë që kishte ndonjë goditje por vetëm shtyrje” , ka treguar deputeti Cara
Dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri. Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. /gj.k/
nuk shkruhet: sharre por share… cfr gazetaresh jeni akoma sdini shkrim e kendim…edhe neper perkthime filmash apo lajmesh i shkruani sikur po komunikoni me qytetin apo fshatin tuaj—zhargonshe
Kriminelat e Rilindjes Komuniste!!!
kur shpetoi Meta, keta e kane kollaj!
.Per ate fjalor qe perdor strazua eshte ivetmi ne lloin e tij.Ai eshte i porositur nga berisha qe vetem te provokoje,te shpifete dizinformoje per te terhequr opoziten qe te ndermarre veprime te tilla d konfliktuale.
Jane te pa harruara veprimet etij me nje grup deputetesh te PD-se si Doda, Patozi
etj.qe sajonin varre masive te diktatures ne qese plasmasi,eshte e disata here qe ky person rrihet se keshtun i ka marre detyrat,ndryshe nuk mund te bente kariere.E rrahura e tij ishte caktuar per alibine e daljes nga kuvendi te opozite.
Kjo eshte me se e qarte.Gent Strazimiri,ka bertitur e ofenduar qellimisht,pasi ka patur qellim qe dikush nga deputetet e ps-te te reagonte ashper,dhe ne kete moment ai ja ka aritur qellimit te tij provokues.Pra incidenti eshte provokuar nga Strazimiri(deputet i keq).Keshtu e ka porositur Sali Berisha,dhe ai ja plotesoi deshiren.Saliu dhe Luli,e kane planifikuar daljen nga parlamenti patjter.Por per te bere kete duhej nje shkak.Dhe shkaku doli dhe beri pasojen.Atehere Saliu e Liuli shpallen nepermjet gagaçi Paloka,daljen nga parlamenti.Pra,faji nuk eshte i deputeteve te ps-te,por te pd-ke si provokator te medhenj qe jane.Ata nuk e din se i bejne keq partise,dhe largojne elektoratin nga vehtja e tyre,me keto gjera te shemtura qe bejne.
Qe njeriu te bjeri kaq poshte nuk me ben me pershtypje,por me vjen keq qe edhe Parid Cara nje bashke qytetar im ka rene ne kete nivel te Rilindasve te Bllokut te kuq.Nuk e di si mund te genjenje njeriu ne kete mynyre, e pa besushme,mjafton te klikosh ne youtub per te pare si ka rrjedhur ngjarja, vetem kaq.Paturpersia nuk paska cak ne kete vend.