Ardian Olldashi: Sokoli vdiq si demokrat, të tjerë duan të bëhen me pahir

23 Shkurt 2015, 08:57Politika TEMA

Vëllai i Sokol Olldashit, Ardiani, ka sqaruar postimin e tij të dy ditëve më parë, duke deklaruar se Sokoli vdiq si demokrat, siç ishte që në embrion, ndryshe nga disa që duan të bëhen me pahir.

Ardian Olldashi thekson se ai personalisht nuk ka shfaqur kurrë qëndrime politike dhe nuk ka përfituar asgjë në mënyrë të padrejtë, siç do të kishin bërë shumë të tjerë nëse do të kishin qenë në atë pozicion.

Lidhur me pjesëmarrjen e çiftit Rama në ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Sokoll Olldashi, Ardiani shprehet:

Sa për çiftin Rama dhe mijëra e mijëra qytetarë të tjerë, jam mirënjohës për njërzillëkun e tyre, për empatinë e tyre, për aftësinë e të ndjerit sado pak dhimbjen tonë në zemrat e tyre”.

Komenti i plotë i Ardian Olldashit:

Të nderuar bashkëkomentues, pasi vura në faqen time të FB këtë fjalim të fundit të tim vëllai, në formë private dhe vetëm për miqtë, jam sulmuar dhe ofenduar nga një palo opozita.com. Opozita.com kishte vënë një artikull me foto timen në momentin që çifti Rama më ngushëllon gjatë ceremonisë funebre. Lajthit vëllai i Sokol Olldashi: “Kush po i zhduk videot e heroizmave të Kolit nga You-Tube”, ky ishte titulli.

Doja, gjithmonë nëse më lejoni të sqaroja nja dy pika. Së pari është vjedhje informatike të futesh e të marrësh informacione në faqet e të tjerëve. Por kush e humbi turpin që ta gjejnë ata. E dyta, qëllimisht është vënë një foto ku jam unë duke marrë ngushëllimet njerëzore të çiftit Rama. Përse? Për t’i dhënë të kuptojnë palo financuesve të këtij siti pacavure, “shikoni vëllain e Olldashit me çiftin Rama. Ore aq demokrat ndoshta nuk ishte”.

Por im vëlla vdiq si demokrat, demokrat në embrion, në qelizë, ata duan të behen me pahir. Bëhet kërrici kalë? Unë personalisht nuk kam shfaqur kurrë qëndrime politike. Në tetë vite poste qeveritare të tim vëllai nuk ma dinte njeri fytyrën. Kam fituar dhe fitoj me djersë bukën e përditshme, ndërkohë që dikush tjetër do ishte përlyer deri në grykë me allishverishe në vendin tim. Sa për çiftin Rama dhe mijëra e mijëra qytetarë të tjerë, jam mirënjohës për njerzillëkun e tyre, për empatinë e tyre, për aftësinë e të ndjerit sado pak dhimbjen tonë në zemrat e tyre.

A jam dakord me ta politikisht? S’ka çi duhet njeriu. Ne jemi shqiptarë dhe respektojmë këdo që na vjen në të mira e të këqija. Por e keqja, e cila mendoj se është një pemë e frikshme i paska rrënjët në zemra të zeza kafshësh me fytyra njeriu, kriminelë me kostum, maskarenj me autoritet, derra me njëzet flamure. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju mora.

15 komente në “Ardian Olldashi: Sokoli vdiq si demokrat, të tjerë duan të bëhen me pahir”

  1. racionali says:

    Me mire te jetosh nje dite si luan,se sa 100 dite si lepur.Sokoli jetoj dhe nde
    roj jete si dinjitoz.Ne kohen dhe vendin e duhur,tha dhe beri gjerat e duhura.Koha i vlerson njerzit.Sokoli ishte nje i tille.

    1. Majlinda says:

      Cifti Rama jane dy njerez me se te zakonshem, dhe ne rastin ne fjale nuk kishin bere ndonje prapaskene ne lidhje me te ndjerin Sokol.
      Prapaskenat u bene nga ata fytyra kriminelesh te veshur me kostum dhe pushtet mafioz, sic thote Adriani, te cilet te vrasin naten dhe te qajne diten. keta nuk mund te ishin njerez normal per te ngushelluar familjen Olldashi, nuk kishin si ta ngushellonin kur i morren jeten.

      1. Pilo Lala says:

        Cfare intelektualesh jane keta?
        Sokoli ishte mbase 45 vjec, dhe njesoj si Babai shpirteror Saliu, nuk kishte shkruar dy rrjeshta leter gjithe jeten.
        Keta coheshin ne mengjez, i fusnin nja 2-3 dopjo me Ristanin, Paloken, dhe ziheshin me ke tu dilte perpara.

    2. Argita_B says:

      Nuk e kemi per zakon te flasim per ata qe kane nderruar jete po mos na hapni barkun me legjenda! Si mund te thuash qe jetoj e vdiq si demokrat kur me nje rroge prej 1500€ ne muaj i ndjeri udhetonte me veture mbi 100 mije euro!!
      Shqiperia eshte e vogel dhe njerezit dhe çfare bejne dihen shpejt.

  2. Petro says:

    Racioinal, sigurisht qe nuk je.O zot me c mase i vleresojne njerezit ne Shqiperi?!Duhet te jesh bagabond, te bredhesh neper motele, te besh para me thase pa djerse, te perkrahesh njerez injorant, vetem se te duartrokasin qe te jesh i nderuar.O racional, I ndjeri nuk ishte ndrysha nga figurat e tjera te ketij tranzicioni te sterzgjatur e te mundimshem qe menduan 95% per vete dhe 5% per vendin.Kjo tregon se ti je me iracional se kurre.

  3. Zig Zag Man says:

    Te jesh burre, nuk ben filozofira neper gazeta, po shkon i merr hakun vellait, qe ja perplasen vrasesit e Saliut ne timon, derisa dha shpirt!

  4. Aleksander says:

    Ardian i nderuar,eshte e vertete gjithe sa shkruan ti per tet vella ashtu siç eshte e vertete qe edhe s’ta njihnim fytyren per sa kohe Sokoli ishte ne jete.Ti si djale qytetar, mos e ul veten te krahasohesh e aq me teper te vihesh ne te njejtin kandar me PLEHRA TE TILLA ,me ata horra e derra qe deri dje i LEPIHESHIN tet vellai,e sot po lepijne kocken e rradhes qe…dihet se kush ua hedh.

  5. mesila says:

    Sokoli ishte bandit megaloman e nje figure antipopullore.Si politikan ishte i mire per interesat e tij e pa asnje lidhje me njerezit e thjeshte.Me vjen keq qe nuk vuri mend ne internim.

  6. Spartaku says:

    Jame dakord me te vellan e Sokolit.Dihet dhe eshte e qarte se sokolin e vrau politika.Populli eshte i mençem dhe e di se kushe e ka vrare Sokolin.Kurse per ate lloje komentuesi qe ka krtikuar Ardian Olldashin,eshte vete dora e Saliut,ose nga ata qe lepijne b…n e Saliut.Olldashi vdiq vertet si demokrate.Kurse viziten e Edi Rames me bashkeshorten per ngushellim ne familjen e Sokol Olldashit, eshte nje veprim njerezor dhe qytetare.Por keta te pd-ke si kafshe qe jane,e quajne gabim,pasi ata jane per ndarje dhe perçarje te shqipetareve.Ata nuk din çeshte nderi,jane kriminel,dhe kriminelet nuk ngopen me gjake.

  7. shqiptar says:

    vdiq edhe si milioner me euro sigurisht me parate e popullit

  8. emigranti says:

    Kur njeriu nderron jete nuk eshte mire te pergojohet pasi i ka marre me vete te mirat dhe te ligat qe ka bere.Ne vitet e demokracise nuk ka dale qofte edhe nje individ qe te jete i paster.Ishin te tjere burra ata qe shkrine pasurine e tyre per te miren e vendit.Eshte e vertete qe Sokoli ,Azemi etj,perkrahen nje force te djathte politike por asnje veprim i tyre nuk perfaqesoj ose ndihmoj ish pronaret apo te burgosurit politik.Keta i shikoje vetem neper fushata me rrugace dhe me ne krye cubin Sali dhe ku ka shkelur kemba e tyre as bari nuk mbin me.Shikoni sa eshte diferencimi i nje punetori me pushtetaret. E ky deferencim nuk krijohet me rroge por vetem duke vjedhur.

  9. Delli USA says:

    Sokoli ishte nje politikan I ekstremisht I eger,fodull,mendjemadh etj etj,por fakti qe ne fund denoj vjedhjen e votive nga pd-eja, tregon se humbja katastrofike e Qershorit 2013 kishte bere qe te reflektonte,gje qe nuk I pelqeu bandes se saliut.

  10. spary says:

    Per mua vone i ndjeri u kujtua si politkan ,t’i shohe gjerat ne sy.Megjithate me mire vone se kurre.Uroj qe zoti ta kete pre ne parajse.Dhe te afermve zoti ti jape shendet e kuraje.

  11. Richy Walters says:

    Emri im janë z Richy Walters jam nga qyteti i Teksasit në SHBA. i duan të ndajnë me botën si Dr Yaro ndihmoi mua kurë HIV / Aids time me barishte e tij unë nuk besoj se do të punojë për shkak se i ishte futur atij nga shoku im i cili ishte kurimin e HIV / AIDS nga Dr Yaro. kështu që unë do t’ju them se të gjithë ata që është në kërkim për një kurë për HIV / AIDS e tyre, ai mori kërkime para se më në fund mund të merrni zgjidhje për të. E falënderoj Perëndinë sot jam një përfitues të këtyre shërim dhe unë u ktheva në spital pas tre (3) muajve nga marrja e barishte dhe i ishte negative, dhe ai gjithashtu kuruar çdo lloj kanceri pa ndonjë surgrey dhe ai shërohet me barishte natyrore. ju lutem unë ju bëjë thirrje për të kontaktuar atë tani përmes addrress tij email: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje