Fluturimi MH370 i Malaysia Airlines mund të jetë drejtuar nga dikush brenda kabinës se pilotit drejt kontinentit të Antarktidës.
Ekspertët e aviacionit kanë analizuar të dhënat satelitore nga avioni i humbur i Malajzia Airlines, ku zbuluan se aeroplani fluturoi për orë të tëra pas humbjes së kontaktit.
Shqyrtim i kujdesshëm i provave ka nxjerrë në dritë se MH370 bëri tre rrotullime pas thirrjes së fundit në radio, e para për ta kthyer në të majtë, pastaj dy kthime të tjera duke e çuar avionin në perëndim, pastaj në jug, në drejtim të Antarktidës.
Këto hipoteza të reja, se dikush e ka pilotuar qëllimisht MH370 drejt kontinetit të akullt janë hedhur nga National Geographic, në një dokumentar i cili do të shfaqet muajin që vjen.
Sipas Malcolm Brenner, ekspert kryesor në botë për shkaqet e fatkeqësive në aviacion, ato kthime të avionit janë sugjeruar nga dikush “i fuqishëm” në kabinëne pilotit që e drejtoi MH370 qëllimisht jashtë kursit.
‘Ky aksident ka marrë vëmendjen e botës në një mënyrë, që unë nuk e kam parë në karrierën time dyzet vjeçare në aviacion”, tha Malcolm Brenner.
Në dokumentarin e ri të National Geographic, Brenner dhe një ekip ekspertësh përpiqen të zgjidhin misterin e MH370.
Avioni i Malaysia Airlines, fluturimi MH370 u zhduk më 8 mars 2014, teksa udhëtonte nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit me 239 njerëz në bord.
Kërkimet për MH370 kanë qenë të pafrytshme deri tani, ku fillimisht u mendua se vendi i përplasjes ishte në Detin e Kinës Jugore ose në Gjirin e Tajlandës./J.H
Nuk I lene rehat familjet e te humburve ,duan me çdo kusht te nxjerin perfitime pak rendesi ka se lendojne te tjeret do bejne dokumentar me fantazine ( Si te bejne PARA )