Vdekja e 7 vjeçares Pamela Jahja/ Babai ka shitur dy apartamente, ka refuzuar të tretin dhe vendin e punës

23 Shkurt 2015, 17:52Politika TEMA
Vdekja e 7 vjeçares Pamela Jahja/ Babai ka shitur dy apartamente, ka

Jonida Hitoveizi 

Babai i vajzës 7 vjeçare,  që vdiq javën e shkuar ka qenë pronar i dy banesave në qytetin e Laçit, të cilat i ka shitur si dhe ka refuzuar punët e ofruar nga Zyra e Punës në kërkim të një pune më të mirë. Gazeta Tema, e cila nisi të verifkonte rastin e bërë publik në media nga disa veprimtarë të shoqërisë civile ka ndeshur në të dhëna befasuese që  flasin më shumë për një prind të papërgjegjshëm se sa për një mungesë vëmendjeje të shoqërisë ndaj tij.

Babai ka shitur dy banesa në Laç

Sipas Bashkisë Laç, Sadik Jahja ka pasur në pronësi 2 Apartamente në qytetin e Laçit dhe të dyja i ka shitur. – I pari ka qenë në adresën “Lagja 1, Pallati 2, Kati i (parë)”, Laç
Apartamenti tjeter i shitur nga z. Sadik Jahja, është: Lagja 1, tek tre katëshet (kështu e njohin) Laç. Megjithatë familja gëzon statusin e të pastrehut dhe është përfshirë në skemën e kredive lehtësuese. Banka nuk ia ka aprovuar kredinë bazuar në kriteret që ajo aplikon.

Pas kësaj, atij i është ofruar një ambient banimi i përshtatshëm për familjen. Zotit Jahja më datën 18 shkurt i është ofruar ky ambient ndërkohë që qeraja dhe mobilimi do të mundësohej nga Këshilli Bashkiak dhe shoqata “Reago”.

Në këtë takim z. Jahja ka pranuar mbështetjen (bashkangjitur minutat e takimit të firmosura prej tij).

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e datës 19 shkurt ka miratuar shumën prej 20.000 Lekë për të mbështetur familjen për qeranë e shtëpisë.

Deklarata ku Jahja refuzon banesen e ofruar

Në datën 20 shkurt z. Jahja është paraqitur në zyrat e Bashkisë ku përmes një deklarate ka refuzuar çdo ndihmë të ofruar.

Pra kemi dëshminë e qartë të një refuzimi nga ana e tij për tu strehuar në kushtet e ofruara, pasi ka shitur dy banesa për arsye familjare, divorce etj.

 

Ndihma të tjera

Sadik Jahja është mbështetur sistematikisht jo vetëm përmes skemës së mbrojtjes sociale, nga shteti, por edhe përmes organizatave joqeveritare lokale.

Kjo familje trajtohej sistematikisht me ndihmë ekonomike në masën 4600 lëkë/muaj e cila jepet nga shteti. Familja po ashtu ështe ndihmuar me pako ushqimore në dhjetor 2013 gjatë nismës “Shqipëria Dhuron”. Në dhjetor të 2014-ës është referuar tek Bashkia Laç (ku ka dhe vendbanimin) dhe është mbështetur nga Kryetari i Bashkisë, përveç ndihmave të dhëna vazhdimisht nga organizata lokale.

Në aspektin e vëmendjes së shoqërisë, por edhe shtetit ndaj tij nuk  ka pasur braktisje, por sigurisht që ndihmat nuk janë e vetmja zgjidhje për një familje që vendosë të jetojë në rrugë.

 

Mbështetja përmes punësimit

Ajo që e bën dhe më interesante dramën e kësaj famlje është ofrimi i një vendi pune për kryefamiljarin dhe refuzimin nga ana e tij.

Në prill 2014, nga Zyra e Punës Laç i është ofruar punë si roje, të cilën e ka refuzuar. Në Janar 2014, sërish është referuar tek Zyra e Punës, por kërkesa e vazhdueshme e tij është që të punojë elektriçist në ndërmarrjen shtetërore, ndërkohë kjo kërkesë nuk mund të plotësohej mbi të gjitha, sepse ai nuk ka asnjë kualifikim për tu punësuar në një ndërmarrje të tillë.

Në 18 shkurt 2015, gjatë mbledhjes së grupit multidisiplinar iu ofrua punë për bashkëshorten (në fabrikën e këpucëve). Më datën 20 shkurt është paraqitur tek Zyra e Punës Laç dhe ka refuzuar punësimin e bashkëshortes.
Po ashtu gjatë mbledhjes së grupit multidisiplinar të datës 18 shkurt i është lënë detyrë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve të Bashkisë Laç monitorimi periodik mujor i familjes specifikisht i vajzës 7 vjeçare të familjes dhe raportimi në Shërbimin Social Shtetëror mbi situatën e fëmijës.  Për shkak të një sëmundjeje që mund të ketë ardhur edhe prej kushteve të këqija të jetesës, vajza ka shkuar me probleme të rënda në spital dhe ka ndërruar jetë.

Nderkohe Zyra e Punes neLaç e ka rikontaktuar swrisht pas fatkeqesise ku i eshte ofruar pune si Roje ne nje kompani private. Kjo oferte i eshte bere ne prezence te administratorit te kompanise, duke e siguruar Sadikun qe do te ishte nje pune e perballueshme per te, duke konsideruar edhe moshen e tij.

Permes nje deklarate qe eshte bashkengjitur kwtu e ka refuzuar kete mundesi punesimi.

Deklarata e refuzimit te punesimit edhe pas fatkeqesise

Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social nw Laç eshte duke monituruar rastin, specifikisht situaten e vajzes tjeter, ne menyre qe te parandalojme ndonje abuzim me femijen, duke konsideruar papergjegjshmeria e ketij individi dhe shfrytezimi qe u ben familjareve.

Pas vdekjes së saj, situata u paraqit sikur në një cep rruge në Laç ishte lënë një foshnjë të vdiste rrugëve. Por, nëse shikojmë gjithë kronologjinë e ndihmës së ofruar, shihet se kemi të bëjmë me një familje fatkeqe dhe të paaftë për tu integruar në kushtet që ofron kjo shoqëri, por nuk kemi një familje të braktisur as nga shoqëria dhe as nga shteti.Nderkohe, nga verifikimet qe beme, ai nuk ka dosje ai ish i perndjekur as te Ministria e Financave dhe as te drejtesia. Nuk perjashtohet mundesia qe te kete bere burg, por dosje si ish i perndjekur nuk ka.

Në Shqipëri ka plot familje të varfëra pa banesë dhe punë, të cilat shfrytëzojnë çdo shans për të mbiejtuar. Në rastin konkret kemi një prind që ka ka shitur dy herë banesën e vet, ka refuzuar të tretën, ka refuzuar vende pune që i janë ofruar për shkak të keqkualifkimit të tij dhe ka pretenduar vende pune që ai mendon se i zgjidhin problemet ekonomike, por për të cilat  nuk plotëson kriteret. Ky pastaj është problem i familjes jo i shoqërisë.

Vendimi per ta risistemuar ne pune, banese dhe lidhjen e dritave me 18 shkurt

 

 

 

 

40 komente në “Vdekja e 7 vjeçares Pamela Jahja/ Babai ka shitur dy apartamente, ka refuzuar të tretin dhe vendin e punës”

  1. viktoria says:

    Nderkohe, ne te tjeret paguajme kestet e kredise per shtepi, bejme pune qe edhe mund te mos na pelqeje, paguajme kurset e femijeve, shlyejme faturat dhe taksat, qe nga keto te fundit te falen borxhet e hajduteve qe as nder mend nuk ju bie se nje mall i konsumuar (korenti dhe uji) duhen paguar dhe
    ” ndihmohen ” te papergjegjshmit vetem per te mbyllur gojen e opozites dhe mediave!

    1. fieraku4u says:

      @VIKTORIA

      100% DAKORT ME TY…NE TE TJERET PUNOJM FORT, PAGUAJM KESTET E INTERESIT PER SHTEPIN QE KEMI BLERE, PAGUAJM TAKSA PA FUND, PAGUAJM PER FEMIJET TANE TE SHKOJN NEPET AKTIVITETE, PAGUAJM UJIN, DRITAT NE MENYRE TE RREGULLT.

      KURSE QEVERIA MBESHTET KETA DEMBELA DHE PARAZITA ORDINER, QE GJITHE KOHEN E KALOJN NEPER KAFENE, LLOTO SPORT, DHE MERREM ME LLAFE GJITHE DITEN.

      KETA LLOJ NJERZISH JAN GANGRENA, QE E KAFSHON PA MESHIRE SHOQERINE SHQIPTARE PREJ 25 VITESH.

      KETA JAN PLEHRA, QE DALIN NEPER LAJME EDHE EMISIONE SI TE ATIJ KANCERIT ARJAN CANI DHE LLAPIN GJITHE DITEN.

      1. liria says:

        te gjithe jemi rritur ne barake ,por mami e mbante zjarrin ndes gjith naten ,nga meraku se zinte gjumi ,,te ky prind i pa pergjeqshem ,,na del ne tv ky lloj duhet mbaj pergjeqesi se nuk eshte prind ,,,cfare ka ky ishte sakat ,,apo psikopat

        1. Pilo Lala says:

          Nje fakt qe eshte vertetuar deri sot:
          Po te mbrojti PD, je ose hajdut, kriminel, maskara.
          Nuk te mbron PD po nuk pate ndonje Fakultet si ato qe thashe.

      2. Edi says:

        Dakord fieraku e Viktoria,por shteti ka per detyre te kujdeset per femijet e ketij personi,bile ka per detyre t’jua heqe kujdestarine prinderve te tille te papergjegjshem.Shteti e strukturat pergjegjese duhej me kohe t’ja kishin marre femijet e ti sistemonin, e jo t’i linin ne meshire te veprimeve te nje individi te tille.Nese shteti do te kishte bere detyren e vet ndaj femijeve, ne kohen e duhur,vajza sot do te ishte gjalle.Nuk mund t’i lajne duart kaq kollaj duke na treguar qe Sadiku eshte nje i papergjegjshem,mire ky ,po ti o shtet ?!

        1. Pilo Lala says:

          Ky eshte nje nga te perndjekurit qe ka 25 vjet qe u ka nxire jeten nepunesve te shtetit me kerkesa per para , shtepi, ushqime.
          Ka 25 vjet qe nuk punon.
          Mos ju ferkoni kurrizin ketyre paraziteve.

    2. Celo Mezani says:

      Ne USA dhe Kanada, kete e fusin ne burg me 100%, per vrasje per shkak te neglizhences se nje te mituri per te cilen ai eshte pergjegjes ligjor.

      1. gregori says:

        Ky eshte nje baba kriminel, nuk duhet te jete i perndjekur politik, do te jete i denuar ordiner, sepse Saliu cdo te burgosur te sistemit te kaluar e ka quajtur te denuar politik, dhe ai hedh vickla, duke vrare femijen e vet dhe ankohet kunder shtetit. Ai duhet te gjykohet e te denohet si vrases.

    3. Led says:

      Jam shume dakort me ty. Nuk te heq as edhe nje pike dhe presje. Jeta e nje femije eshte pergjegjesi e prindit ne radhe te pare (une jam nene) dhe me tej i shoqerise. Por nje prind qe e shfrytezon humbjen per te marr dhe marr dhe marr dhe marr nga kjo shoqeri…!!! Me falni por nuk di c’ti them atij babai… Eshte per te ardhur keq

  2. fredi says:

    e keni seriozisht kete shkrim o Tema? Kam mirekuptuar servilosjet ndaj qeverise, por ky shkrim e tejkalon edhe b.lepirjen… Botoni dy pacavurre te servirura qellimisht dhe perpiqeni te justifikoni zyrtaret e qeveritaret me shkarravina pa asnje vlere dokumentare e ligjore.Tani qe vdekja e femijes paska autor, shpresoj qe ju dhe qeveritaret te flene te qete…Jeni te neveritshem se si lozni piset edhe me fukarallekun

    1. Mira says:

      E drejte Fredi! Po si nuk ju vjen turp dhe thoni qe ka shitur shtepi duke lene per te kuptuar qe ka prishur leket. Behet fjale per kohe para se te krijontte kete familje, o teundriturit e Qeveriut. Ai femije qe vdiq, lindi dhe vdiq ne barake. Erion Veliaj para zgjedhjeve bente sikur po i pikonte shpirti per ate familje, natyrisht deri sa ju morri voten. Ju vazhdoni servilosjuni qeverise, ishalla ja vlen se mos harroni, kohet edhe ndryshojne.

    2. andi shkoder says:

      Per te vijuar logjiken e Fredit: Shteti zoterinj nuk pret te vdesin femijet nga papergjegjshmeria apo degradimi i nje individi por nderhyn fort duke i hequr menjehere te drejten jo vetem per ti rritur femjet e tij por ekstremisht edhe te drejten per ti pare me sy ata. Ne shtetin ku une jetoj ka mjaftuar nje shfaqe e dhunshme e prindit ne sy te femijeve qe atij prindi te pakten perkohesisht ti hiqet e drejta e rritjes se tyre. Nje rast konkret rreth nje vit me pare, nje cift i pasur me tre femije u detyrua te ndiqte rruget ligjore per ti rikthyer te vegjlit ne shtepi pasi sherbimet sociale ia moren sepse i kishin lene per nje ore vetem dhe se ne shtepi nuk kishte higjene te mjaftueshme. Hajt ta bejne me kete veprim. Ky eshte shteti dhe ligji qe nuk do kishte Sadik te shkruante keto pacavure nese do funksiononte dhe ketu.

      1. Dielli mbi Korab says:

        Jam dakort me ty,Gabimi i madh i qeverise vendore eshte qe i la femijet nje prindi te alkolizuar,depreziv dhe te parpergjegjshem

    3. Gregor says:

      Per ty Fredi qe nuk di te shkruash as emrin tend me shkronje te madhe, dhe per te gjithe idiotet qe duan te komentojne pa patur kapacitetin e duhur te shkruajne. Te jesh i majte apo i djathte ne pikepamje kjo ka te beje me prejardhjen, me filozofine qe te kane rritur prinderit dhe me faktin se ciles klase shoqerore i perket. Te urresh cdo gje qe ben qeveria, qofte e mire apo e keqe per klasen tende ndodh vetem ne Shqiperi. Kjo vjen per aresye se njerezit nuk dine kujt klase i perkasin, por edhe nga partite qe nuk dine ke klase perfaqsojne. Ti Fredi e di kujt klase i perket? Apo je si Blendi Fevziu qe ne program te drejtperdrejte ne televizion thote qe eshte i djathte, dhe nuk e kupton gomari qe gazetari me reputacion eshte pa parti. Edhe Tema mor idiot eshte gazete pa parti. Mero Bazes nuk i plasi per Saliun qe te vret, jo per Edi Ramen qe nuk ka fuqi te heqe nje kryeprokuror te mefshte dhe ja ben tete me dy nje president qesharak.
      Para nje muaji erdhi Erion Veliaj ne Londer per nje takim ne University College London. Shkova ne ate takim me qe punoj ne Angli. Ketu nuk ka rendesi se eshte apo nuk eshte minister i mire zoti Veliaj. Ajo qe ka rendesi eshte cfare mund te beje nje minister i majte apo i djathte ne ate pozite. I bera ministrit Veliaj dy pyetje. E dyta ishte: “Si mund t’i beni shqipetaret te punojne?” Shumica e shqipetareve ka psikologjine se po fitoi partia ime do futem ne pune te mire. Partite, deputetet dhe kryetaret e degeve ne rrethe nuk jane zyra pune. Po u kthyen ne zyra pune ka marre fund Shqiperia. Edhe ky personi i artikullit na paska dashur pune te mire. Puna nuk ka turp.
      Para se te vija ne Angli, isha ulur me nje shok ne kafe i cili punonte shofer ambulance. Vijne dy te njohur te tij dhe ne mes te muhabetit e pyes ku punon. Me thote: “ja jeshtu pa pune por ka gruaja nje dyqan.” Po ti? – i them. “Ku punoj fot me une” me thote. Po ku ke punuar ne kohen e Enverit i thashe. “Ne NISH Tulla” me thote. Ps tjeter do kesh qene inxhinjer – i thashe. Jo ore – me tha. – Punetor isha, shtyja vagona.
      Pra, nje dyzet vjecar, punetor vagonash, nuk na punoka dot me.
      Prandaj e pyeta ministrin Veliaj se cfare plani kishte qe t’i bente shwipetaret te punojne. Ne mes te pergjigjes se ministrit, cohet nje nga salla dhe largohet ne menyre demonstrative se gjoja ministri kishte ofenduar popullin shqiptar. Trap, do thoni ju. Trap e cfare trapi.
      Fatkeqesia e kesaj vajzes se pafajshme dhe idiotesia e babait te saj vertetojne aresyen e pyetjes time.
      Por fakti qendron qe shqipetaret nuk dine pse behen me nje parti apo tjetren sepse sistemi socialist i shkriu klasat duke i bere te gjithe te barabarte.
      Tani kemi paradoksin qe nje fshatar lopcar me prejardhje te majte dhe komunist 25 vjet na udheheq PDne qe quhet parti e djathte.
      Ndersa nje i dhathte si Edi Rama, gjyshi i te cilit bente pjese ne oborrin e mbretit Zog dhe ishte i pari qe pruri per here te pare nje automobil veture ne Shqipeti, udheheq nje parti te majte. Por kjo eshte Shqiperia – Blendi Fevziu ben si gazetar, nje lopcar behet president dhe kryeminister, nje trsp do pune te mire kur nuk di te beje asgje (as te shkruaje) dhe eshte edhe Fredi me Skypionin qe nuk e dine se c’eshte partia. Sa per dijeni, partia eshte nena e Lulezim Bashes.

      1. gregori says:

        Urime Gregor, si duket Gregoret jane racionale.
        Iu pergjigja dikujt me lart, dhe duke pare opinionet e njerezve per ngjarjen e rende, hasa Gregorin, e lexova deri ne fund, me pelqeve shume.

      2. andi shkoder says:

        gregor, dukesh qe e urreke per vdekje Edi Ramen. U tregova prape idiot se ta shkrujta emrin me te vogel (ashtu sic qenke dhe vete si njeri). Edhe tregim te shkruaje do i bije pak me shkurt por mgjt vazhdo se keshtu kur shkruan disa here gjate meson me se fundi te shkruash shkurt. Perpiqu vlla se do ia arrish.

      3. fredi says:

        Ore megaloman alias Gregor, emrin apo cdo germe tjeter e shkruaj si ta kem me kollaj, sepse nuk po bej testim gramatike, por koment nga telefoni… Nuk po hyj te merrem me gabimet e tua gramatikore, vetem po I bie shkurt me dy gjera: E para, qenke trap qe kujton se cdo koment kunder eshte me baze opozitare.. E dyta, qenke trap “me vizion” se mahnitesh nga Erion Veliaj…. p.s.shih me detaje pacavurren, duket qe eshte e sajuar qe nga datat dhe permbajtja, sic u shkon per shtat burokrateve. E zeme se eshte vertet keshtu sic serviret ngjarja – edhe me keq nese pushtetaret lokale e paskan ditur qe ky prind eshte I papergjegjshem, t’ia kishin marre femijen.

  3. seriozisht says:

    Ky zoteria me duket se kthen na nje kupe me raki duke kaluar diten neper lokale dhe nuk ka kohe te veje ne pune.Dy shtepi i paska pire deri tani.

  4. Aldo says:

    Ky qenka komplet i papergjegjshem, me gjith kto oferta pune dhe spranon, dashka ne shtet. Pik e Zez

  5. rovigo says:

    Ky dhe ata qe e ftuan ne TV,si dhe ai qe i rrinte ne krah jane llumi i llumit te vendit.Pa pike turpi na nxirrte ne tv,foton dhe lajmin e vdekjes se vajzes se shkrete qe ,per fat te keq zoti i dha nje baba qe duhet tea varish per gjuhe.Prokuroria duhet ta marri ne ndjekje penale si shkaktarin e vdekjes se vajzes.

  6. Halili says:

    Mashtrus ordiner, ketij i duhet hequr femija tjeter

  7. dreni says:

    Po i jepni nje banese pa qera ne burg. E paska hak.

  8. Adriana says:

    eshte turp per shtetin qe nje te papuni i jep ndihme ekonomike 4600 leke, dhe ju i paraqitni sikur ketu mbaron puna e shtetit. Juve kaq leke sdo t’ju mjaftonin as per hotelin apo benzinen e fundjaves.
    Si mund te dale i lare shteti kur lejon qe dy prinder te papergjegjshem per veten e tyre, te rrisin dy femije nen plastmas.

    dhe kjo idiotja qe ska dy pare mend ne koke e qe neser mund te jete nje nene, shkruan kete pacavure,

  9. Venizelos says:

    Vetem data e kesaj leter pacavure eshte mosperputhese: shikoni daten 23-11-2015 apo 23 i dyti 2105, spo e marr vesh. Sidoqofte, vetem data tregojne qe kjo eshte nje shpifje e ndyre e shpifur tani ne keto ditet e fundit pasi babai denoncovi, pasi vdiq vajza, shpifje e qelbur ne kurriz te ketij viktime, e jo me shkarravina te tilla qe duket qe nuk jane zyrtare por jane shpifur vete. Te neveritshem jeni deri ku arrini, doni te mbuloni mutin me shurre te Rilindasve, mjaft se po ja kaloni edhe RD dhe Saliut….me porosi te Erion Veliajt e keni bere kete? Sa qelbesira qe jeni bere. Po deri para ca vitesh i lepinit bythen Saliut, sot ja lepini Edi Rames. Tani mund te them e paskeni merituar ate bomben qe ju hodhi Saliu, se nje mut si ai jeni te tere.

    1. gregori says:

      Mire ore zoteri, ti njeh vetem shifrat arabe, nuk njeh ato romake.

      1. Venizelos says:

        O Gregori lapangjoz, IK O MBUSHU. Ti me porosi te kujt ke dale ketu e po ju sulesh komentuesve qe nuk jane dakord me shefin tend Erion Veliaj.
        Shifrat shqiptare po shikoj dhe po komentoj, te placin syte, dhe s’do marr mundimin te lexoj ligjeratat tende pa fund, qe devijojne nga arabishtja, sipas llojit tend. Nuk lexoj dot me shume se dy fjali se me dhemb koka. Na shet pordhe se qenke e paske gjetur parajsen ti ne gettot e anglise dhe je mrekulluar se degjove Erion Veliaj dhe pordhet e tij ne nje salle shkolle. Na tregove se sa budalla je o koqe kandari.
        Ike ore mut gjej nje pune prej verteti, vjen ti ketu na ben politiken e rilindjes se menderosur ketu ne forume gazetash.
        Rri ne Angli puno ne ndonje McDonald, se mos do te te ofroje Anglia raciste pune me te mire ty. U te kripsha trute.
        Po kur beheni dhe ju te hapni gojen….hapu dhe…po futu ti dhe jo une.

  10. skifteri says:

    KY ESHTE NJE NJERI ANORMAL ,KAM MENDUAR SE MUNDE TE JETE NJERI AVENTURJER KESHTU MU DUKE NE SJELLIET QE BENTE NE T.V.PA DYSHIM QE FEMIJA TJETER I DUHET LARGUAR KA RREZIK QE TE PESOI FATKEQESINE E VAJZES MADHE!..SHTETI DUHET TE VEPROI TE VERIFIKOI VDEKJEN E VOGLUSHES KA DYSHIME.JETA E VOGLUSHES VOGEL DUHET TE SIGUROHET,KJO ESHTE ME RENDESI.

  11. isu says:

    ky ‘njeri’ e ka vendin ne spitalin nr.5.dhe poqese prape kundershton atehere sajmiri te dergoje “cunat”qe ti thyejne kockat e ta plasin ne 1 dhome pa qera.femijte le ti marre shteti se ajo familje nuk I meriton.

  12. Emigrant says:

    Pa e ditur se kush eshte ky qelbesira kam shkruar se ky njeri i kushton rendesi mustaqeve dhe barsetave por shume komentues me ofenduan ne shkrimet e tyre Ky eshte megjithemend nje qelbesire nje dembel i rendomte dhe nje maskara qe nuk meriton te kete asnje mbeshtetje Natyrisht qe femijet e tij duhen mbeshtetur por jo nje maskara si ky qe e ka mendjen tek gota e rakise pavaresisht se cfar statusi ka Lereni te vdese rugeve si qen, nuk e di pse qysh ne fillim me ka krijuar idene e nje maskarai. Kam frike se edhe statusin e te perdnjekturit duhet ta kete mare me aqbuzivitet sepse thjesh eshte njeri ordiner.

  13. Gufi says:

    Ky nuk eshte prender por iri miner

  14. Zh says:

    Prandaj eshte shteti dhe Sherbimi Social, qe kur shikohet se prinderit jane te demshem per femijet, t’i marre dhe t’iu gjej vend alternativ ku te rrine.

  15. Al says:

    Me thyhet zemra per ate engjellin e vogel qe iku e per gruan tende ( po nuk ka mendte e tua) po ti duhet ta kishe vendin ne burg me kohe o lum miku. Njerez te papergjegjshem si ty nuk duhen lejuar te kene femije. Ne shtete te tjera ta kishin marre femijen me kohe se me mire jetime sesa e vdekur. Fatkeqesisht nuk i kemi strukturat per mbrojtjen e femijeve aq te organizuara e perparuara e qeveria duhet ti vere gishtin kokes per kete se ky nuk eshte rasti i pare. Ti qenke tamam si keta jevgjit e amerikes qe jetojne nga taksat e te tjereve e prape e shikojne boten e njerezit perreth sikur u kane ndonje borxh te madh.

  16. yllka says:

    muti,edhe donte tja fuste mjekve,qe nuk e kan mjeku gocen si duhet,seka dash me fizu ndonje leke,ose kushedi cfare i ka pjell truri parazitit.kujt i jep zoti femi?

  17. Opinionisti says:

    Burg plako por me ligjet e Enverit.

  18. vladimir mezini says:

    Vetëm prind nuk mund te quhet ky per mua ky eshte nje katil por do ta zënë hakat e vajzes qe u prehte ne paq

  19. liria says:

    ketyre lloj prindesh te pa pergjeqshem shteti duhet tju marre femijte

  20. gjermani says:

    ne ditet e para te ngjarjes bera me faj istitucionet,ministrin dhe kryeministrin,por qenka ndryshe puna,pertaci dembeli ipapergjegjeshmi prind baba i paska mare me qaf,shume e trishte te shesesh dy pasuri te te ofrojne ndihme dhe mos te kesh force te mbash familjen ne kembe kjo nuk eshte farferi.MEKAT PRINDEROR.ky po qe eshte per burg dhe ti hiqet e drejta prinderore,se do vazhdoje me debelizmin e tije dhe papergjegjshmerine te marre ne qaf dhe femijet e tjere.ky model i qylaxhiut do pare mire nga institucionet.

  21. astrit says:

    Bastarde e bije te bastardeve qelbesira dhe bije te qelbesirave jeni.E kam fjalen per te gjthe ata edhe gazeten Tema qe kerkojne te justifikone ndarjen nga jeta te nje vogelusheje,ju mbulofte turpi o faqe zi, posi nuk ju vjen turp nga vetja juaj per ato qe shkruani,o Perendi çliroje keta njerez nga paturpesia qe i mbulon.
    Me vjen turp ta quaj veten Shqiptare,me vjen keq qe ka njerez te tille qe jetojne midis nesh.E perseris ju mbulofte turpi dhe ju nxifte faqa per ate qe shkruani.

  22. Aliu says:

    Shtetit i del detyre urgjente te pergetite institucionet perkatese dhe bazen ligjore qe prinderve te tille t’u sekuestrohen femijet.Prindet qe nuk u sigurojne femijeve ushqim,veshje dhe ambjente te mjaftueshme per fjetje dhe per te jetuar duhet t’u merren femijet dhe t’ua dorezojne ne shtet.

  23. eriselda says:

    po ca thot ky budallai ne kemi tere kohen qe punojme per te paguar qerane e s na jep njeri shpi falas e as pune ne punojme ca na del para ku ka ktu m pelqen s m pelqen kti i japi nga 3 here shpi pune e thot jo po mylleni me naj shpell atje e mlidhni menjen njerez pa shkoll injorante qe vetem pretendojne sa ka qe jane me shkoll edhe bejne ca ju del para cojeni President mase i pelqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje