Për qeverinë e re greke rruga drejtë zgjatjes së programit aktual të ndihmës, të padëshiruar fillimisht, është një vrapim i vërtetë me pengesa. Pas marrëveshjes bazë me donatorët në Eurogrup të premten e kaluar, këtë të martë përfaqësues të Trojkës dhe ministrat e Financave të Eurogrupit miratuan planin e reformës të dorëzuar në afat. Pengesat ardhshme janë miratimi i vazhdimit të programit të ndihmës deri në fundjavë në parlamentet e disa vendeve të Eurozonës. Bundestagu gjerman do të vendosë të premten. Në qoftë se kalohen edhe pengesat e fundit, atëherë programi i dytë i ndihmës për Greqinë do të zgjatet përsëri për katër muaj të tjerë deri në fund të qershorit.
Programin e reformës, që koalicioni radikal i së majtës dhe i së djathtës greke paraqiti në Bruksel, kreu i Eurogrupit, ministri holandez i financave Jeroen Dijsselbloem e quajti vetëm një hap të parë. “Duhet bërë edhe shumë më tepër”, tha Dijsselbloem. Greqia duhet ta vendosë ekonominë e saj përsëri në rrugën e duhur dhe të rifitojë besimin.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, që është përgjegjës për euron, e quajti listën vetëm një plotësim të programit ekzistues të shpëtimit, por jo plan të ri të përfunduar. “Kjo tani na jep hapësirë për negociata deri në prill”, tha Dobrovskis për Deutsche Wellen.
Bileta për asgjëkund?
Qeveria greke pak para përfundimit të afatit në mesnatë dorëzoi një plan gjashtë faqesh, i cili ishte miratuar më parë nga Komisioni i BE në Bruksel në formë letërkëmbimi dhe e-mailesh. Në të qeveria pranon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse, vlerësoi shefi i Eurogrupit Dijsselbloem. Të ardhurat do të ngrihen përmes luftimit të evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Nga grekët e pasur do të kërkohet të paguajnë më shumë taksa se më parë. Këto masa sipas vlerësimit të ministrit të Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, do të sjellin pesë miliardë euro. Megjithatë do të zgjasë disa muaj në qoftë se jo vite, derisa këto të ardhura të mund të gjenerohen me të vërtetë, kritikoi eurodeputeti Markus Ferber në DW: “Këto janë rezervime biletash për asgjëkund, sepse dhe qeveritë e mëparshme në Greqi nuk ia kanë dalë të vënë kontrolle mbi tatimin e vlerës së shtuar, kontrabandën e cigareve, kontrabandën e karburantit. Përkundrazi qeveria e re i ka ndërprerë proceset e brendshme kundër zyrtarëve të korruptuar.” Deputeti konservator Ferber thotë se konsideron propozimet si neglizhencë të madhe.
Qeveria greke do që të përmirësojë situatën e njerëzve në nevojë dhe të zbatojë të paktën një pjesë të premtimeve elektorale. Ministri grek i Financave Varoufakis propozon, që të jepet ushqim falas dhe të ulen faturat e energjisë. Deputeti i gjelbër i Parlamentit Evropian Sven Giegold e mirëpret faktin që qeveria greke do të ndryshojë programin e deritanishëm të reformave. “Të bësh sikur programi duhet të mbetet ashtu siç është, është gabim. Sepse programi nuk ka funksionuar deri tani. Mua më duket e äuditshme, që ai gati shenjtërohet nga disa kolegë të CDU/CSU”, tha Giegold për DW. Në listën e miratuar tani bëhet fjalë për herë të parë për synime. Deri në fund të prillit Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucionet, të quajtur më parë Troika, duhet të kontrollojnë zbatimin e reformave. Edhe eurodeputeti i gjelbër Sven Giegold paralajmëron grekët: “Ndryshimi i programit është i drejtë, por premtimet e reja për reforma duhet të zbatohen. Për këtë grekët kanë kohë deri në fund të prillit, deri sa të vijnë paratë.”
Që tani preokupime të reja financiare për Greqinë
Vetëm pas një raporti pozitiv përfundimtar të institucioneve (Trojkës), mund të paguhen këstet e fundit të kredisë së programit të ndihmës pas një miratimi të mëtejshëm nga Eurogrupi në maj dhe qershor. Gjithsej janë në dispozicion akoma 7,2 miliardë euro nga burime të ndryshme. Shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijisselbloem, shprehu gatishmërinë për një lloj fleksibiliteti në rast të kryerjes së reformave në Greqi. “Ne mund të ndryshojmë të gjitha masat, në qoftë se në fund arrihen të njëjtat rezultate fiskale”, tha Dijsselbloem në Parlamentin Evropian. Deputeti Sven Giegold e përshëndet synimin e qeverisë së re në Athinë për të vepruar kundër evazionit fiskal. “Për mua është e rëndësishme, që më në fund të ndodhë diäka në fushën e mbledhjes së taksave. Eshtë e papranueshme që në njërën anë nevojiten para nga jashtë vendit dhe nga ana tjetër nuk tatohen të pasurit brenda vendit. Këtë askush nuk e kupton.” Eurodeputeti konservator Markus Ferber nga ana tjetër kritikon koalicionin SYRIZA- Anel, se nuk është i gatshëm të reduktojë edhe shpenzimet e shtetit. “Por që mos të duash të bësh asgjë në lidhje me shpenzimet dhe dhe të shtosh programet e shpenzimeve, kjo të äon në mënyrë të pashmangshme në falimentimin e shtetit dhe rrezikun për këtë nuk duhet ta mbajnë evropianët.” Kreu i Eurogrupit Djisselbloem theksoi përsëri se dalja e Greqisë nga bashkësia monetare Euro nuk shtrohet si opcion. “Kjo nuk është në rendin e ditës. Ne do të qëndrojnë së bashku.”
Meqë para fundit të prillit nuk do të jepen para nga programi i zgjatur i ndihmës, mbi ministrin e financave të Greqisë rëndojnë që tani halle financiare. Në fund të marsit është afati për të paguar një këst të kredisë së FMN-së. Të ardhurat nga tatimet kanë rënë me 20 për qind që nga fillimi i viti. Grekët tërheqin paratë e tyre nga bankat. Kjo është arsyeja, pse Greqia ka përsëri nevojë për kredi emergjente (ELA) nga Banka Qendrore Evropiane për bankat greke.
“Ndërhyrje skandaloze”
Përpara se programi i zgjatur i dytë i ndihmës për Greqinë të skadojë më 30 qershor, Greqia dhe donatorët ndërkombëtarë duhet të negociojnë për vazhdimin. Kthimi i Greqisë në tregjet financiare private, siä ishte menduar fillimisht, duket i pamundur nga këndvështrimi i sotëm. Interesi do të jetë shumë i lartë. Këtë e pranoi indirekt edhe Jeroen Dijsselbloem. Qeveria greke në këto negociata me siguri që do të rishtrojë temën e ristrukturimit të borxhit, apo të një konference për borxhin, që vendet e eurozonës deri tani e kanë refuzuar. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i sheh me rezerva bisedimet e ardhshme me Greqinë. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi parë javët e fundit, sa e vështirë ka qenë për të negociuar me grekët”, tha Timmermans në televizionin gjerman ARD. “Problemet vërtet të vështira do të vijnë në verë”, thonë diplomatët e BE pas kapërcimit të “pengesave” të para nga grekët në Bruksel.
Eurodeputetët konservatore akuzojnë Komisionin e BE-së, se mban shumë anën e qeverisë greke. “Unë jam i tmerruar nga roli i Komisionit. Si është e mundur, që një institucion, i cili duhet të kontrollojë, nëse programi është në përputhje me rregullat, ua shkruan si të thuash programin grekëve”, kritikoi Markus Ferber nga CSU-ja bavareze. Komisioneri i BE Pierre Moskovici që javën e kaluar është përzier në favor të grekëve. Kjo është skandaloze, thotë Ferber për DW. Deputeti Sven Giegold nga ana tjetër tha se Komisioni Evropian bën pikërisht atë, që ka për detyrë: bashkërendohet me Greqinë, jep mbështetje dhe mundëson kompromise.
Europa ne nje kryqezim te rrezikshem! Ne momentin qe nje kompromis aprovohet ne Eurogrup per Greqine, ne nje moment qe Bundestag pritet te votoj pro ketij kompromisi mes perplasjesh te medha, eshte gazeta Bild me nje kryeartikull ne faqen e pare te saj qe publikon nje NEIN me shkronja te medha e te bardha ne nje sfond blu. Nuk mjaftohet me kaq dhe me propaganden anti-greke ne kete artikull, por shkon edhe me tej per te vene qershine mbi torte, ju kerkon lexuesve te saj te fotografojne kete NEIN gjigand te ketij kryeartikulli dhe te dalin rrugeve duke protestuar kundra kesaj mareveshje!!!
Ne France eshte Marine Le Pen qe deklaron se Cipras u be nje skllav i monedhes diktatoriale euro si dhe i diktatures se BE-se se Merkel!!!
Ne Moske eshte presidenti Putin qe pret presidentin qipriot duke i garantuar mbrojtje ushtarake nga flota e tij ishullit te Mesdheut nga cdo agresion te mundshem. Nga ana tjeter akuzon Europen dhe SHBA-ne se po bejne gjenocid ndaj popullsive rusofolese te Ukraines Lindore duke i lene ato edhe pa drita e ngrohje dhe ne te njejten kohe kercenon Europen se Moska do te mbylli rubinetat e gazit!
Dhe pa folur me tej per kete tragjedi vetvrasje te botes islame ….
Me sa duket keto 13.7 miliard € qe pritet te aprovoje Bundestagu, ato 80 milliard € qe Gjermania ka dhene me pare dhe dhjetra miliarda te tjera qe BQE, FMN dhe kreditore te tjere private i dhane hua Greqise nuk jane gje tjeter, por vetem nje grimce e padukshme ne krahasim me dallget e cunamit gjigand qe duken ne oqean.
Te gjithe e ndjejne, te gjithe e shikojne, te gjithe po tremben, te gjithe po pergatitetn, por askush nuk guxon te shprehet i pari se nje katastrofe po i afrohet njerezimit!
Ore po na lodhet me lajme per keta gabelet e yunanistanit. Lerini te ngordhin ne halene e tyre, mos na i nxirrni me, e morem vesh qe tani u rane breket fare
HAHAHAAAAAAAAAAAA
Edhe BEja esht ber me keq se politika SHQIPTARE nje mish mash i vertet kush tja fusi tjetrit dhe kush te perfitoj me shum per vete, esht ber europa bashkuar si SUDJA ne vakt,po kur thot kryetari eurogrupit qe ne nuk e imagjinojm qe GREQIA te dali nga eurozona,po ateher o zgjyr pse ngrini furtun ne got dhe keni 10 vjet qe na çani koken neper lajme, jepini borxh akoma GREQIS dhe mbyllni halen dhe pranoeni qe mot e jet EUROPA do punoj dhe GREQIA do haj, pse beni si goret kot se jeni ber te merziçem me kte problem,po kur flet dhe ministri ekonomis FRANCEZE dhe thot ta ndimojm akoma GREQIN kur popullin e vet e ka katandisur me keq se GREKET copa gomarit,e gjith kjo historia e GREQIS me EUROPEN meriton diçituren e FRANçESKO GOIAS; ME FIGUREN E GOMARIT TE HIPUR NE KURRIZIN E NJE NJERIU,qe i thot kur per gje tjeter i zoti nuk je mbame ne kurriz se mir e ke,ne kte rast ai qe mban gomarin esht EUROPA mban GREQIN ne kurriz.
JA ky eshte linku qe thote klimax ne greqisht;
http://www.protothema.gr/politics/article/454792/selfies-me-nein-stin-hrimatodotisi-tis-elladas-mazeuei-i-bild-/
Lexoni komentet tek gazeta Greke dhe tek gazetat Shqiptare, te kuptoni ndryshimin e Kultures te nje populli Evropian dhe te nje Mileti mesjetar.
Moj qe da ja mbaj europa greqis moj Shqipe nuk eshte hera e par .Greqia ka shkrojtur disa pika qe europa te jete dakort muajin e mjaltit mbasi ti shijoj europes seksi ne ishujt e greqis sigurisht do ti japi dhe keste te tjera . qejfi paguhet moj Shqipe akoma nuk e ke mar vesh Greqia eshte vendi i seksit nuk shijon seksi ne -40 grad naze ka ne fillim si cdo e re pastaj do pranoj
Europa ka 70 vjet qe mban ne kurriz nje shtet parazit qe dihet se nuk do te laje asnje sent nga 400 miliard dollaret qe ka borxh.
Europa kete e di mire, qe ato para do te dalin nga taksapaguesit e saj e kryesisht te Gjermanise.
Por Europa nuk ka alternative sepse nuk do qe keta parazite t’i japin Rusise muzhike ndonje baze detare ne Mesdhe.
Keshtu, qe askaridet greke do te vazhdojne te majmen ne zorret e Europes edhe per nje te ardhme te parashikueshme.
Gazetare leshi me titullin “Bileta për asgjëkund?”…Shqipe a cale…Po sikur te perdorje titullin “Bileta per kurkund”???
Interesant, Tema riprodhon gjithmne artikujt e DW. Si duket nuk ka dijeni se ka shtyp dhe mendim edhe ne vende te tjera. Jane te pakten dy nobeliste dhe 18 ekonomiste te shquar amerikane qe jane shprehur kundra politikes asfiksuese gjermane. Per ekuilber, paraqisni te pakten ndonje artikull nga keta ekonomiste, duke lexuar ata mbase do kuptoni se e verteta eshte larg nga ajo qe thone ne DW