Apple iCar mund të jetë gati në 2020

27 Shkurt 2015, 16:01Hi-Tech TEMA

Apple, e cila ka qenë duke punuar në fshehtësi të plotë në një makinë elektrike, mendohet të filloj prodhimin në 2020. Apple që revolucionoj industrin e musikës dhe cellularëve, tani mund të revolucionoj edhe industrin e makinave.

Afati kohor për të ndërtuar një makinë është zakonishtë pesë deri në shtatë vjet, por Apple duhet të pregatis terrenin për një betejë për klientë me Tesla, Ford, dhe GM. Këto kompani kanë vite që punojnë në electrification dhe kanë në prodhim disa versione të makinave elektrike. Por nuk duhet të harrojmë se Apple nuk ishte e para që prodhoj smartphone dhe hyri në këtë market duke e revoluacianizuar atë.

Apple, e cila pati rekord fitimesh $18 milliard gjatë tremujorit të kaluar, ka $178 milliard kesh që do ti investoj. Apple po punëson me shpejtësi shumë ekspert baterish nga A123, LG, Panasonic, and Toshiba, por prap do të jetë e vështirë të shkojë në prodhim në një periudhë kaq të shkurtër.

Steve Zadesky, Vice President te Apple i cili më parë shërbeu si inxhinier në Ford, është në krye të grupit që po punon për këtë makinë elektrike. Në shtator të vitit të kaluar, Apple punësoj Johann Jungwirth nga Mercedes-Benz, i cili mendohet se po punon në të njëjtin project.

Thashethemet se Apple po punon në një makin elektrike ka pasur dhe vite më pare, por këtë here ka shumë detaje se këto thashetheme mund të jenë të vërteta. Një tjetër e vërtetë është se Apple po përpiqet të joshë shumë ekspert në këtë fushë duke offruar pagesa dhe bonuse shumë të larta. Megjithatë cdo gjë mbetet për tu parë.

Gjergji Shaska

Electrification Engineer, Ford Motor Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje