Ky është votimi elektronik në Estoni, një nga vendet me demokracinë më të zhvilluar në botë

23 Shkurt 2015, 15:50Hi-Tech TEMA

Në Estoni, qytetarëve u kushton vetëm pak minuta nga koha e tyre e çmuar për të votuar presidentin e tyre nga telefonët mobil. Kjo teknologji është super e shpejtë, dhe është e disponueshme në vetëm disa shtete të botës. Estonia është një nga këto vende e cila ka aplikuar votimin elektronik nga smartfonët e qytetarët. Në një video në Youtube të cilën e kemi paraqitur në këtë artikull, kryeministri Estonez shpjegon lehtësinë e kësaj metode votimi.

Në fakt javën një shkoi, qytetarët Estonez mbajtën raundin e parë të votimeve, dhe votuesit cicëronin në Twitter ku shpreshin se ndiheshin shumë krenar për qeverinë e tyre e prir drejt ndërtimi të një profile të lartë zhvillimi teknologjik për shtetin e tyre.

Në fakt kjo teknologji nuk është aplikuar në vende me popullsi të lartë për shkak të mundësisë së lartë të sulmit nga hakerat. Por kjo aplikimi i kësaj teknologjie në shtetet si Shqipëria dhe Kosova do të ishte diçka me të vërtetë e dobishme për ne.

Estonia gjithashtu ka shprehur vullnetin për përdorimin e një sistemi kombëtar identifikimi, e cila do i ndihmonte më tej qytetarët të kryenin veprime më të shumta online. Askush nuk e pret që një vend i tillë kaq i vogël të bëjë diçka të tillë, prandaj pse jo edhe ne ? (PCWorld Albanian)

 

9 komente në “Ky është votimi elektronik në Estoni, një nga vendet me demokracinë më të zhvilluar në botë”

  1. lavdosh says:

    Vetem kjo teknologji nuk eshte per Shqiperine
    Shitblerja e votes do legalizohet me kete teknologji
    Votimi elektronik ne nje qender votimi eshte alternativa me e mire ne Shqiperi.
    Kuptohet vetem nqs komisionet arrijne te ndalojne fotografine e votes gjate votimit
    Nje sistem i tille funksionon pa probleme ne vende te tilla si India

  2. fama says:

    Qe kur na qenka estonia nje nga vendet me demikraci me te zhvilluar, a e di ky pseudo gazetari qe ka perkthyer shkrimin qe ne Estoni nuk njihen te drejtat e minoriteteve , minoriteti rus qe ka shekuj qe jeton atje(edhe pse dekadat e sovjetike u shtua ne numer) akoma e sot e ka te veshtire marjen e nenshtetesise estoneze edhe kur dhe stergjyshrit ju kane lindur atje..

    1. shume mire ua bene ….kan vujt nen rusine .

    2. Ilirian says:

      Estonia eshte vendi me i zhvilluar i botes dhe menyra e votimit te Estonise merret si shembull nga te gjitha vendet e botes. Sa per minoritetin rus…nuk i rruhet askujt

    3. Lakja says:

      Flama oh me fal Fama. Ja ke fut kot sepse edhe vete je komplet kot fare fare fare.

  3. elektroniku says:

    Fama
    Ata ruset e tu te shkojne ne Rusi ne atdheun e tyre. Estonezet dhe te gjithe balltiket jane njerez shume te mire, punetore dhe dinjitoz.

  4. Roland says:

    Sikur te benin shqiptaret me shpirt nacionalist ate cka bene djemt e vajzat e Estonise ju do te ishit si Zvicra tani.Vetem ne Estoni ska hipokrizi dhe servilizem.Estonezet e ruajten pronen e tyre dhe qe ne 96 kur Partia popullore Estoneze fitoje votat 86% puna e pare kerkoje rishikimin e te gjithe pronave shteterore si dhe sa ishin shitur dhe ceku i bardhe edhe per to u kethye ne pasuri per te gjithe Estonezet.Ishin djem qe lane Perendimin dhe ju perkushtuan kombit te tyre.I lutem Zotit te ndodhe aty tek ju kjo gje dhe te shihni si mbushet buxheti i shtetit dhe ku shkojne te gjithe ata qe kane vjedhur dhe abuzuar,do dalin te shesin banane ose do ikin prej andej.

  5. Gori says:

    Shqiperia e ka me te domosdoshem votimin elektronik , sepse ka shume votues jashte vendit .
    Ka shume aresye e argumente qe kjo te behet sa me pare .
    Duhet te votojme ,per presidentin . deputetet e te tjere…
    Por me e rendesisheme duhet paraprakishte te : nominojme e rendisim listen e deputeteve ,presidentit e te krereve te istitucioneve;
    Mund te bejme votebesime kur keta jane ne detyre.
    Elektronika u jep zgjidhje me te shpejta, me kosto te ulte, e shume here me te mira ketyre problemeve , se sa komisjonet e shpifura dhe ata qe zhgerryhen pran tyre .

  6. Gezimi says:

    Dhe kur mendon se para disa vitesh ishte pjese perberese e ariut polar! Ju lumte Estoneze te nderuar! Keni ditur te punoni, e jo si qeveritaret tane koketula, qe dine vetem te vjedhin e te xhvatin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje