I rrëmbejnë foshnjën në spital, e rigjen pas 17 vitesh

27 Shkurt 2015, 18:57Lifestyle TEMA
I rrëmbejnë foshnjën në spital, e rigjen pas 17 vitesh

Një grua afrikanojugore  është ribashkuar me fëmijën e saj, të cilën ia kishin rrëmbyer pas lindjes në spitalin e  Cape Town 17 vjet më parë.

Prindërit biologjikë të vajzës, Celeste dhe Morne Nurse, u bashkuan me fëmijën e tyre   pasi ajo ishte regjistruar në të njëjtën shkollë me motrën e saj, vajzën tjetër të çiftit.

Pasi pa ngjashmërinë e të  dy vjazave, familja biologjike e  ftoi vajzën për kafe dhe pastaj kontaktoi policinë.

Testet e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e vajzës, e cila është nën  kujdesin e  punonjësve socialë.

Morne Nurse  tha se vajza e tij kishte marrë këshillim të gjerë, ndërsa gruaja e tij tha se ishte “si një ëndërr”  që e pa vajzën e saj sërish.

“Kur ajo u takua me Cassidy (motrën e saj)  pati një lidhje të pabesueshme me stë dyjave nga ku filloi gjithçka”,  i tha mamaja e vajzave  radios CapeTalk.

“Ditëlindja e saj është në 28 prill dhe këtë vit ne mund ta festojmë së bashku. Ajo do të jetë ditëlindja e saj e parë me ne dhe  kemi  planifikuar diçka të madhe”.

Një kushëri i çiftit që kishte rrëmbyer vajzën u tha gazetarëve jashtë Gjykatës së Cape Town: “Ne u rritëm me fëmijën, ne u kujdesëm për të”.

Gruaja e arrestuar dhe burri i saj, që jetojnë në Cape Flats nuk kanë fëmijë të tjerë.

Gruaja 50 vjeçe  është  akuzuar për rrëmbim dhe mashtrim dhe shkelur “Aktin e Fëmijëve” pasi ajo  ka gënjyer duke thënë se ishte nëna biologjike e një fëmije, tha policia.

Rrëmbyesja do të gjykohet më 6 mars./j.h

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje