Akuzat e Doshit/ Nishani informohet nga Llalla për hetimet e nisura

3 Mars 2015, 15:17Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka thirrur në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla në lidhje me zhvillimet e fundit dhe denoncimin publik të deputetit Tom Doshi se ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi ishte planifikuar vrasje.

Takimi i thirrur nga Nishani ka zgjatur rreth 90 minuta në ambientet e presidencës, ku Llalla ka informuar kreun e shtetit në lidhje me hetimet e nisura pas deklaratës së deputetit.

Takimi vjen në një  kohë kur Prokuroria nisi kryesisht hetimet në lidhje me denoncimet e Doshit.

3 komente në “Akuzat e Doshit/ Nishani informohet nga Llalla për hetimet e nisura”

  1. . says:

    -O President-Sakat pse theret Kryeprokurorin sa here te urdheron Kryeministri tend krimineli plak 72 vjec Sali Bisha ?

    -Pse nuk bere keshtu edhe per OLDASHIN ?

  2. D...... says:

    Nga ora ne ore pritet arrestimi i Ilir Metes.Presion i jashtezakonshem nga Qeverie e USA per ta fut pas hekurave politikanin me te korruptuar Meta.Panarit ka dhen garanci qe LSI do vazhdoj bashkqeverisjen dhe grupi parlamentar i LSI nuk do shthuret.Te gjithe po fokusohen tek stabiliteti i vendit dhe i qeverisjes duke perjashtuar vetem Ilir Meten.Kuriozitet tashme eshte pasuria Gadafeske ne shtepin e Ilir Mets.

  3. Gjin Gjoni says:

    Interesant ky reagimi i medemek Presidentit. Ai nuk di as të japë shfaqje. Po t’i kishte dy koqe grure (kështu i quan populli trutë) do kishte thirrur Llallën medemek për ta pyetur se ç’po bëhet për hetimet e 21 janarit, ku u vranë 4 vetë e u plagosën plotë, ndërsa për një gjoja tentativë (me siguri e stisur nga Doshi) e thërret me vrap. Ka shumë mundësi që t’i ketë dhënë zemër të mos tutet nga deklarata e ambasadës së SHBA dhe BE, po thjesht ta bëjë edhe më të turbullt çorbën e gatuar nga Toma, pra ta bëjë sipas shijeve të Berishës. Po ta kishte thirrur për 21 janarin do shtirej sikur donte drejtësi. Por as për kaq nuk e lë eprori që e vuri aty për ta përdorur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje