Rama: Hetim të plotë për akuzat e Doshit. Telenovela e shëmtuar për të sulmuar qeverinë, do ketë fund të palumtur për ata që e nisën

3 Mars 2015, 11:29Politika TEMA

Kryeministri Rama, pas takimit me Llallën, Metën dhe Tahirin ka reaguar me një status në Facebook ku ka thënë se për akzuat e Tom Doshit do të ketë hetim të plotë.

“Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.

Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri më tej i përgjigjet edhe Partisë Demokratike, e cila sipas tij të vetmen mënyrë mbijetese ka shpifjet. Por sipas Ramës të vërtetën do ta thotë drejtësia dhe një hetim i plotë, që mesa duket ka nisur, pas akuzave të djeshme të Doshit.

“Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.

#‎VajmedetPD‬ ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…”/j.h

32 komente në “Rama: Hetim të plotë për akuzat e Doshit. Telenovela e shëmtuar për të sulmuar qeverinë, do ketë fund të palumtur për ata që e nisën”

    1. arbereshi says:

      Bravo cuni i Tirones.Le te kuptojne sa te jete e mundur nga shoqeria jone e pa zhvilluar paradhigmat e qytetarise nga maskaralliku fshataresk qe percoi nje pjese e mire e shoqerise rurale keto 25 vjet dhe qe nuk e kishi n idene e shembullit te nje mentaliteti krejt tjeter qe eshte mentaliteti i shoqerise se civilizuar Shqiptare, qe fatkeqesisht ruralet mendojne se kjo egziston vetem jashte Shqiperise. Jo kjo ka qene me shumice ne Tirane dhe egzistonte edhe ne qytetet e zhvilluara te Shqiperise

  1. endri says:

    RRiti njecik taksat ti se vetem ate di te besh — ti je bere vajmedettaksat se na i zbraze xhepat … kujton se do te duroj ky popull shume gjate ????

  2. koment says:

    Jepini dhe njehere voten dhe ky behet me keq se Enveri.Me i kamufluar se ai pasi eshte me frikacak se ai. Tani ka mbeshtetje nderkombetare dhe askush nuk i del dot kunder.Shteti eshte ne dore te tij.

    1. abcdef says:

      Domethene ju shprehni bindjen se nderkombetaret jane vene ne mbeshtetje te nje Enveri te ri ne kete vend? Bravo! ” Shume i zgjuar dhe i guximshem” ky perfundim. Sidoqofte, nuk do benit keq, i nderuar zoteri, te dilnit njehere andej nga ambulanca per te takuar mjekun tuaj te familjes. Nje kontroll shendetesor nuk do ju bente keq.

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Edhe une e kam pritur kete dite, kur pashe, qe kryeministri i vendit tim, tregon me fakte, se nuk eshte pjese e lojes se felliqur politike te shantazishteve.
    Loja e shantazhit, ne keto 24 vjet, ka patur sukses dhe fale kesaj loje te piste, Shqiperia u varferua dhe ish spiunet u bene politikane.
    Lojen e shantazhit e zhvilloi me sukses sali berisha dhe e vazhdon akoma ne PD.
    Por tek kryeministri Edi Rama, kjo loje, nuk ha buke dhe per kete une e mbeshtes vendimin e perjashtimit te shantazishtit tom, nga PS.
    Qysh heret une kam deklaruar, se Edi Rama, do ta pastroje partine socialiste, nga ish spiunet, nga te gjithe ata qe kerkojne te bejne te fortin ne politike.

  4. LORA says:

    Cikli i shpifjeve apo shantazhimeve kriminale te sho-shoqit, ka qene nje taktike dhe strategji e detajuar e politikes 23-vjecare te pas-nentedhjetes ,me dy qitje,,,,,,qe te siguronte ,se pari,vetem gjallimin e krimineleve ne politike dhe vendimarrjet gangstere mbi fatin e shqiptareve,,,,,dhe te mbante,se dyti,nen terror pjesen me te shendoshe te shoqerise shqiptare ,me rezikun permanent te destabilizimit te jetes dhe shtetit tone..
    Nga vojtjet e ketij tranzicioni kriminal njerzit kane kuptuar shume;per te qene shume me te zhdervjellet dhe per t’i thene ndal ketij karari antikombetar,,,,te gatuar patjeter ne katakombe antishqiptaresh te perbetuar.
    Faleminderit zoti KRYEMINISTER,,,hallal vota e shenjteruar e 23 qershorit.

  5. Lomi says:

    E nise ti mer plak! E kishe shok lufte, dhe ca gjona t’tjera…. S’ta ka njeri per taksirat po ktheji borxhin tjetrit

  6. plaku dhe deti says:

    kur te kthehem une pas 85 ditesh me skeletin e peshkut te madh akoma do ju gjej me versionet e Tomes dhe kallepet e marmallates qe nuk shperthyen.Ne fund fare”Gjithe fajin e ka Parajsa”, keshtu e ka pasur titullin nje kinokomedi.

  7. ne shqiperi fajtor deklarohet kushdo perpara se tew kryej aktin e fajsise ,vetem shoku edi eshte me i drejt se djali i kim ir senit te korese se veriut ,po pse populli ka mbetur ne zhvillimin mendor te vjetit 1944……po shko mor e pirdhu

  8. Gjoli says:

    OK”KOMENT”
    Kjo qe thoni Ju u vertetua menjehere,me largimin e kryetarit te PS te Shkodres,sipas mediave dje,e kete e bente vetem KQPP,kur hiqte sekretaret e pare te PP ne rrethe.Ate e ka zgjedhur nje formacion politik,e me teorine e Edvinit nje njeri nje vote,si mundet sot ta pushosh nga puna?
    Se sa vlere do kete kjo lufte mafjoze,ku jane perfshire dhe te huajt,kjo do shihet ne 21 Qershor.POPULL JI VIGJILENT,SE PO TA FUTI DHE NJEHERE EDVINI,MERNI RAQET DHE ZHDUKUNI SI KOSOVARET SOT.

    1. abcdef says:

      O mocalishte! Te jesh i bindur se ne nuk trembemi fare nga Edvini, sado qe njerzit si ti duan te na trembin duke e perdorur si gogol ne krahasimin qe i bejne me Enverin. Dhe besimi yne nuk qendron ne faktin se Rama eshte burre i mire apo i keq, por tek demokracia dhe ligjet e saj.Edhe sikur te doje Edi Rama te behet si Enveri, ligjet dhe aleatet e demokracise kane per t’ja treguar vendin. Sic ja treguan Berishes. Prandaj leri shakate…

  9. Claus says:

    Pune parti-bandash hesapi, qe udhehiqen nga te “fortet” dhe kryejne porosite e te “forteve”.

    Kisha ndopak besim tek PS, per vete elektoratin e saj qe vetem ka besuar tek ndershmeria e kryetareve te tyre, por punet kane ardhur ne ate pike qe edhe PS eshte uzurpuar nga banda, kriminele, shit-bleres te pasurive dhe zullumqare qe nuk njohin as moral dhe as jete njerezish.

    Edhe Rama padyshim qe eshte pjese e ketyre bandave, se nuk mund te mbetesh aq i paster dhe aq i ndershem, si ish-kryetar bashkie qe ke qene 11 vjet dhe tani si kryeminister, kur ke nje palo-Shqiperi te mbytur ne llumin banditesk.

    Le ti lere fjalet e bukura dhe teorite moraliste, se i doli kallaji. Tashme kerkon shpetin nga gjykatat dhe prokuroria qe i ka bere per derexhe jashte dhe brenda vendit dhe jo se nuk ka patur te drejte, por ne rastin e tij sikur bie ndesh me ato qe ka thene.
    Po edhe nese ka te drejte, a do ta besoje pala tjeter?

    Ja kjo eshte Shqiperia e tij, qe “shkelqen” buze te Adriatikut.
    Nje Shqiperi parti-bandash qe nderrojne pushtetin me vota dhe ato te vjedhura dhe te blera.

  10. faro says:

    Kryeministri ndryshe!
    Kryeministri i shpreses!

    1. qytetari says:

      Kryeministri i hales!

  11. ZahoKoka says:

    Edi Rama duhet mbeshtetur per te insistuar qe hetimet mbi Doshin dhe kodoshet e tjere te vene deri ne fund. Kam besim se nuk do te jete nje loje e shpifur e rradhes por do te jete nje fund i hidhur per gangsteret, qe akaparuan punen e ndershme te shqiptareve gjate diktatures, nje nga te cilet eshte gangsteri dhe kontrabandisti dhe drogaxhiu TOM DOSHI!

  12. bra.ho says:

    Ky a e kishte shok ? Se po flet sikur nuk e njeh fare.

  13. shqiponja says:

    Brravo ED RAMA kta gangstere qe ushqehen vetem nga korrupsioni dhe presioni qe kan ber sistematikisht ne politik duhet te largohen nga politika,rrespekte per punen tende dhe hallall voten ED RAMA.

  14. Uji i ftohte says:

    Eshte problem kur me votat e krimit vjen ne pushtet.

  15. Para Laci says:

    O Edi, vetem qendrou besnik ktyre gjerave qe thua dhe do te ta japim voten edhe per nja 50 vjet te tjera! Mos na hidhni tymyse para syve qe te duket se vetem Toma esht ai qe mund te jete I implikuar brenad partise tende, se ka dhe te tjere brenda mureve te qeverise qe duhen ti vehet shkelmi ne fyt duke filluar me ilir meten… Ai kapet me presh ne duar dhe prap qeveris shqiperine sot.

    I korruptuari po lufton korrupsionin! I kane kthyer cdo gje ne interesa personale. Mbaj afer ata qe te duhen, edhe pse vjedhin pak, por qero ata qe vjedhin shum.

  16. lapashtica says:

    i gjori tom ka shku me ngrit lepurin e ka ngrit harushen ka hyre ne loje edhe saliu i shqupit pas kesaj kryetari i xibrakes luli do bojkotoje parlamentin ose saliu ja gadit punet bukur

  17. Muhamet Demaj says:

    polic ne qarkun Tiran Muhamet Demaj skam seperse tefshihem me emra tetjer Sajmir Tahiri osa ministri jon irendit ka shum tetjer ne listen etina ejo vetem Tomen sic vrau me urdher te Edvin Rames bankjerin Santon tathemi hapur se ministria jon eshte kthyer nenje cerdhe kriminelesh tefrikshem prandaj skeni par ase degjuar gje akoma kako qepoju them hapur me emer dhe mbi emr sku punoj dhe cfar di ruani opopull se jeni ne rrezik se mofja eshte ne pushtet

  18. . says:

    O VERIORE floke te palare

    Pse nuk u rrevoltuat kur vrate per se gjalli
    XHINDIN, HAJDARIN, OLLDASHIN, TREBICKEN …. etj.

  19. . says:

    Pra ….

    del qe perseri eshte “telenovele” e kriminelit Sali Bisha ?

    Po pse populli akoma me kete lloj njeriu do miret ?

    Ky person problematik po streson dhe tensionon gjithe familjet shqiptare.

    Z.Ram, cfare do behet me kete plak 72 vjec kriminel i pandreqshem dhe psikopat ?

  20. Cen Durimmadhi says:

    Mire, dakort jemi.Po per ish k/min dhe njrezit e tij,ka plot te dhena dhe akuza te perseritura, kur do hetohen!? Apo prishen ekuilibrat boterore.Shkallet pastrohen nga lart poshte.

  21. Majmuni says:

    Me çudisin ca krtu qe thojn “Edi Rama e ksihte shok dhe ja futi sa krahu”
    O rob primitve, me kujtoni muhabetet e te fortve te lagjes! Ku e gjeti Tom Doshi shoqnine me Ramen. Po Doshi eshte kokrra e katnarit o debila. Kaq klluf e dini Edi Ramen ju qe te boj shoqni me Doshrat e bajraktaret e tjere.

  22. fredi says:

    Z.kryeminister kerkon te na hedhi hi syve duke u mare me sheret pervese te ‘besnikeve ‘ te PS dhe ‘shokve te tij .PO une dua te besoj se shumica e popullit e kupton qe keta qe kan ardhur nuk kane asnje ndryshim bile jane keq e me keq …

  23. Lereni prokurorine te beje detyren.po te jete EDI ne tave te jeni te sigurt se orokuroria dhe gjukate ,qe faktikisht jane ne dore te berishes,do ti nxjerrin shkumen.

  24. mario says:

    Per kuriozitet desha te di. Kryeministri dha urdher te hetohen edhe ministrat e drejtorat apo vetem pafajsine e Metes

  25. selami says:

    Ja bere mire o Edi pasi ne te kundert do te akuzonin se je i lidhur me krimin. Por shikoni se ky vend nuk mund te clirohet nga krimi pa shkuar para ligjit gjithe kupola e krimit. Fitoi pike Edi, PS dhe vete vendi. Por, a nuk ka ardhur koha per te bere ndryshime edhe ne prokurori dhe gjykata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje