Artan Didi: Tom Doshi nuk ka ardhur kurrë në zyrën time, të denoncojë vrasjen e tij

3 Mars 2015, 08:47Politika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka mohuar deklaratat e deputetit Tom Doshi, se ai ka dijeni për mundësin e vrasjes së tij.

Didi thotë se Doshi nuk ka vajtur kurrë në zyrën e tij, siç pretendon ish-deputeti socialist.

Në zyrën time nuk ka ardhur as Tom Doshi dhe asnjë person tjetër që të më tregonte për një porosi të tillë.

Një bisedë për vrasjen e Tom Doshit në zyrën time nuk është bërë kurrë dhe as nuk kam dijeni për një bisedë të tillë”, ka thënë Didi për “GSH”.

Një ditë më parë, Tom Doshi deklaroi se ka shkuar në zyrën e Tahirit dhe Didit bashkë me personin e kontraktuar për vrasjen e tij, për të denoncuar atentatin që sipas Doshit po përgatitej ndaj tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufi./b.l

4 komente në “Artan Didi: Tom Doshi nuk ka ardhur kurrë në zyrën time, të denoncojë vrasjen e tij”

  1. babai i tomes says:

    oh mor bir ! i vetmi njeri ne gjithe shqiperine, dhe mendoj se perben precedent ne bote, qe con vrasesin e tij ne polici e i thote drejtorit te policise se shtetit se ja “ky trimi donte me m’vra”, eshte tom doshi ! hahaahah
    o tom a ishte vrasesi ai apo shitesi ku blije cigaret ne rruge more bir ?
    hahaahahahahahahah

  2. ! says:

    o shoku a ti sjell une nja tre horra ne zyre qe duan ti vrasin se jane horra
    te lutem mbroji

  3. fatmiri says:

    babai tomes; i ke rene pikes se nuk ka njeri ne bote qe te marri perdore personin qe do ta vrase e te shkoje ne polici e ti thote policit: ja ky eshte ai qe do vrase mua. Une kam nje shtese: mos valle Toma e ka paguar kete person te flase keshtu?! Pastaj Toma e di se pse.

  4. me zemer ne dore says:

    shkoi toma me zemer ne dore tiu kerkoje shba dhe be hetues
    paske zemer ti tome ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje