Historia e atentatit të “dështuar” ndaj Doshit. Në fillim akuzoi Berishën, pastaj Metën

2 Mars 2015, 18:23Politika TEMA
Historia e atentatit të “dështuar” ndaj Doshit. Në

 

Historia e atenatit “të dështuar” ndaj Tom Doshit zë fill në fund të vjeshtës së shkuar, kur marrëdhëniet mes Tom Doshit dhe kryeministrit Rama ishin të tensionuara, për shkak të kërkesave të deputetit Doshi dhe raportet e tij me LSI.

I pari që u njoftua për “atentatin” ishte kryeministri Rama.

Vetë Tom Doshi i shkoi atij në takim dhe i tregoi se kunati i Berishës, Agim Rama, kishte paguar dikë që të vendoste tritol në një restorant afër “Kullave Binjake” ku drekonte Doshi.

Doshi premtoi se për këtë do të sillte fakte.

Rama e adresoi tek kryeprokuori dhe ministri i Brendshëm.

Por, faktet nuk u paraqitën menjëherë.

Në takimin e dytë, Doshi kishte zbuluar se pas atenatit qëndronte Ilir Meta dhe e akuzonte atë se kishte porositur dinamitin.

Si fakt, i dëshmoi Ramës një foto ku tregohej një kallëp me dinamit, gjë që nga Rama u quajt qesharake dhe pa vlerë.

U përsërit nevoja për të nisur hetimet, por faktet nuk çonin asgjëkundi.

Megjithëse qeveria mori masa për mbrojtjen e Doshit dhe survejimin nga afër të tij, denoncimet e tij nuk çuan askund, por shërbyen vetëm për të rritur agresivietin e tij publik ndaj LSI, për shkak të problemeve që kishte në Shkodër.

Nga ana e vet, Meta ka ruajtur qetësinë gjatë gjithë kohës dhe nuk është përfshirë në spiralen e akuzave të tij.

Prokuroria po ashtu ka administruar deklaratat e bëra, por nuk ka zbuluar asgjë.

Interesant është përfshirja e Mhill Fufit në këtë histori si deputet i PD, i cili ka një lidhje me vrasjen e 23 Qershorit në Laç, ku ngeli i vrarë një komisioner i LSI.

Doshi duket se e ka përfshirë atë për të justifikuar dhe më shumë përfshirjen e Metës në këtë operacion.

Janë vënë në dijeni po ashtu dhe disa përfaqësi të rëndësishme diplomatike në Tiranë, të cilat kanë shqyrtuar mundësitë e një ngjarje të tillë dhe u ka rezultuar e dyshimtë.

Deklaratat e sotme, duket se janë epilogu i kësaj historie konspirative disa mujore, që në të vërtetë vrau “politikisht” dhe jo fizikisht, Tom Doshin.

 

 

16 komente në “Historia e atentatit të “dështuar” ndaj Doshit. Në fillim akuzoi Berishën, pastaj Metën”

  1. TOME LLAPISTI

    n’burg do q….het

    nga Tahip Gomisti

    Ky Tahipi burre i mire

    Tomen shpejt ka me q…ire

    Toma Malcori kry katrori

    bothen shkum si taratori!

    1. armand says:

      keto jane te veshtira per tu besu se kane lidhje me politiken keto jane thjesht llafe grash

      http://nisin-spekulimet-per-tomen.latwy.pl

  2. Nard says:

    Sikur te na hiqet qafe njeri nga keta te tre Berisha-Meta-Doshi do ishte ne te mire te Shqiperise.

    1. Pilo Lala says:

      Edi Rama e ka drejtuar ne Prokurori, atje ku zgjidhen krimet.
      Tom Doshi ka hasur rezistence nga LSI ne Shkoder, ndaj edhe kerkon kete debat me Ilir Meten.
      Perfshirja e nje vrasesi si Mhilli, e implikon Tom Doshin me teper.
      Te shikojme so do reagoje Prokuroria, por une dyshoj qe Ambasadori ka folur me Prokurorin, para se te deklaronte qe Tom Doshi ka veprimtari kriminale…
      Toma me duket se e paska mbushur kupen…

  3. rotullusi says:

    Kodra pas Bregut dmth

  4. ARGITA says:

    ????????? TE SHOHIM

  5. fieri says:

    Po pse flisni kështu mor socialistë të zemëruar dhe e harroni kaq shpejt kontributin e tomës në protesta dhe në mbrojtjen e votës dhe si gjithë socialistët e ndershëm ishte kundër bashkimit Me hajdutat e lsi .resp. se i ke dhën socialistëve. Suksese.

  6. Bora says:

    Mund te jete si thua ti o fjerak. Por problemi eshte se ky toma tha ne fillim se ministrat apo drejtoret e drejtorive nuk i hapnin telefonin, dhe tani na del se kane pregatitur vrasjen e tij. Pyetja vjen pse nuk e con ceshtjen ne prokurori ky toma? Po dhe une kame nje pyetje, kush eshte ky toma qe duhet tja hapin telefonin ministrat apo drejtoret e drejtorive,sepse sipas ligjeve ministrat duhet te pergjigjen para kryeministrit per punet e tyre dhe drejtorat e drejtorive ne rast se varen nga ministrat duhet te pergjigjen perpara ministrit perkates. Ky eshte ligji, kurse ketij tomes si deputet duhet tja hapin telefonin deputetet dhe krye sija e parlamentit, gjithmone kur flitet per pune dhe jo per lloqe, sepse per lloqe mund tja hapin dhe kurvat e rrruges apo dhe paloqet apo papaidhat e partise pederaste.

  7. analist says:

    Po ambasadat ku dhe si i shqyrtuan faktet, apo kane dhe ato rrjetin e veprimtarise paralele me policine dhe prokurorine e shtetit?

  8. Bentirona says:

    I vetmi kontribut i Tomke Kodoshit ne Partine Socialiste ishte kur foli per palmen e Mesiles, vetem per kaq deputet.

  9. bylldym tsengelis nga Yunanistani says:

    Tipik maloke skizofren. Kur u ngec sharra ne gozhde thurrin historira konspirative

  10. Arben says:

    TE ENJTEN, TE GJITHE QYTETARET E NDERSHEM TE KETIJ VENDI DUHET TE PROTESTOJNE PARA PARLAMENTIT KUNDER KLASES POLITIKE TE DEGJENERUAR.

  11. bato says:

    Synimi i Doshit ka qene dhe eshte percarja Rama-Meta. Si nuk e arriti, beri qe te kundervihej e te kercenonte qeverine. Ra kallaji i (Ko) Doshit.

  12. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Qe Ilir Meta-Rama-Doshi,Tahiri dhe Berisha-Mediu me shoke ne politike vjene nga bota e krim-korrupsionit-imoralo-politik, si pjell e mostra te diktaures komuniste qe kane qene dhe do te mbetet,kete e din dhe bufi,aq sa dhe per Doshi qe nga te pa breke e gjeti dita dhe mijoner e beri nata me fuqine e pushteteve,sikurse Berishen,Kokedhimen,apo Nanon e Ramen me shoke e shoqe.Mjaft me, kjo glase politike ne Shqiperi jo veem qe duhet shkulur nga rrenjet,por dhe falkur tej qe shqiptare te shpetojne njehere e mire nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet.
    Mos hapja e dosjeve deri me tani e ben shume te qarte se e gjithe politika shqiptare ne vite vjen nga jashteqitja shqiptare,pra nga zgafellat e ish sigurimit famekeq te diktatue komuniste dhe pjellat e mostrat e saj.
    Shteti i se Drejtes po troket ne deren Shqiperi,por as Meta,Rama,Doshi,Berisha,Nano,apo Basha e Mediu me shoke nuk duan t’a besojne dhe vazhdojne me skenaret e rradhes,duke mashtruar,grabitur,terrorrizuar e lene pas viktimat e rradhes se luftes per leke te piset e pushtet pa kufi brenda djallit me c’do forme e cmim.Mjaft me.
    Shen Agustin shume vite me pare tha;Ne mungese te drejtesie,cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.

  13. Cili nga keta kater eshtet. ‘engjelli Gabriel”….!?

  14. fatmiri says:

    Tom Doshi, si duket, paska lidhje me Dritan Priftin ne gjithe kete mesele. Mbreme ne emisionet tv u tha se Tom Doshi paska sponsorizuar videon e Dritan Priftit kunder Ilir Metes, po ashtu na del qarte qe paska kurdisur dhe nje video qe gjoja do ta vrisnin Doshin. Toma gjate ketyre muajve eshte marre vetem me punen e mafjes duke pergatitur video e duke hedhur shashka. Regjia dhe skenari nuk kane qene te pergatitura mire se del kontradikta qe Tomi ankohej per ministrat qe s’punojne mire e kur e pa qe do ta perjashtonin, na nxori videon; keto jane video qe i monton kushdo pa probleme me ze e figure nepermjet programe ne internet dhe nuk kane asnje veshtiresi; njesoj si youtube. Eshte normale te keshe kritika per ministrat, por jo te shantazhosh ti si deputet i manxhorances qe çfare do ti te behet. Tomi deshtoi me ato qe pame e degjuam, por lidhja me deputetin e pd, Mhill Fufi, ngjarja ne Lezhe gjate zgjedhjeve, e implikon rende Tomen. Ndoshta eshte futur dhe ne listen e zeze te departamentit te shtetit dhe at u shprehen, pa le ti lene vizitat e “sukseshme” ne SHBA. Tomes nuk i beri qejfin Rama per te hequr trarin e doganes , se keshtu e paska vene pasurine e “ndershme”. Ai implikimi i Agim Rames duhet zbardhur, por enigma e atij qe ka denoncuar vrasjen e Tomes, pa emer deri sot, bie ere e keqe. Mos eshte e kunderta? Toma i ka dhene para qe ta beje nje gje te tille?! Me deputet te tille, keto presim; Ku eshte Saliu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje