Rama konfirmon për të enjten interpelancën për grevën e studentëve

2 Mars 2015, 15:44Politika TEMA

Kryeministri Rama do të jetë në enjten në interpelancë në parlament për ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore, për ndërprerjen e grevës së urisë së studentëve te Mjekësia.

Lajmi konfirmohet për TemA-n, nga burime pranë qeverisë.

Vendimi është marrë vetëm pak orë pasi Partia Demokratike dorëzoi kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin e vendit, sipas saj, lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues që kishin shpallur grevën e urisë.

Stafi i shefit të qeverisë ka nisur përgatitjen e dosjes. Një ditë më parë Ministria e Arsimit reagoi duke thënë se greva ishte e shtyrë politikisht.

Ndërsa policia mohoi të jetë ushtruar dhunë mbi grevistës.

“Deputetët e opozitës parlamentare janë thellësisht të shqetësuar për këtë fakt dhe për përsëritjen e vazhdueshme të dhunimit të  drejtave të shqiptarëve, nëpërmjet përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit”, thuhet në kërkesën e firmosur nga disa deputetë të djathtë.

6 komente në “Rama konfirmon për të enjten interpelancën për grevën e studentëve”

  1. Eda says:

    RAMA PER BEN BLUSHIN : Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre.

  2. Jeta funit... says:

    Interpelance se pse studentet e forumit rinor demokrat ngelen ne provime… ?

  3. kt says:

    jo lane nam keto pederrat por po behen te urryer

    kujtoni zyrane kombinatit (inxhinjeren me shkolle te mesme)

    kujtoni sinan tafaj ate miljarderin fukara (qe nuk shikonte) dhe futej te grevat e mender berishisteve

    kujtoni te perndjekurin hoxha qe nuk kishte bere asnje dite burg por ishte tip spiuni

    turp e faqja zeze..ka ikur koha e mesila dodave qe u fut ne greve ne 1991 dhe e fuste ushqimin ne gjithe vrimat e trupit (e kemi fjalen dhe per ate sallamin e mesnates)

  4. arusha... says:

    Kane faj keta qe i futen ne fakultet pa konkurs…Futini ne konkurs dhe kush te fitoj te vazhdoj si gjithe te tjeret….

    1. Gjergji says:

      cfare konkrurs mor dhe ata qe jan futur ne shtetror jane futur pa konkurrs thjesht duke pjestuar noten mesatare te gjimnazit me ate te provimeve te matures dhe keshtu kane dale piket dhe ne baze te ketyre eshte bere pranimi ne universitet.Askush nuk ka bere testim provim per tu futur ne universitet shtetror.

  5. . says:

    Te lumte Z.Rama,
    tamam BURRE SHTETI modern dhe jo si krimineli-komunist shpellari Sali, qe fshihej duke mos dalur kurre ne asnje interpelance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje