Në prag të mbledhjes së Grupit parlamentar socialist, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me kryetarin e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.
Takimi është zhvilluar në mjediset e Kuvendit, ndërsa mësohet se ai ka zgjatur rreth 15 minuta.
Gjithashtu Tahiri është takuar për pak minuta edhe me deputetët Bashkim Fino, Dashamir Peza dhe Erjon Brace, me të cilët m♪7sohet se ka shkëmbyer batuta në korridorin e Kryesisë së Kuvendit.
Nuk dihet nëse ky takim ka lidhje me vendimin që pritet të marrë Grupi Parlamentar i PS-së mbi përjashtimin ose jo të deputetit Tom Doshi.
Ministri Tahiri dy ditë më parë është takuar në një nga kafet e Tiranës me deputetin socialist Tom Doshi, i cili ka shprehur kritika të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Mediat raportuan se Tahiri në takimin me Doshin, i cili nuk ka qenë miqësor, i ka pohuar drejtpërsëdrejti se ai duhej të largohej nga Grupi Parlamentar socialist.
Deklaratat e bëra nga Doshi janë kundërshtuar nga disa prej deputetëve socialistë që i kanë cilësuar ato si shantazhe. /gj.k/
lufte midis bandave asgje me shume
pa shokun Gramoz ju ha buba,para TEPELENA kunder armiqve te partis.
Doshit i rrujne trapin kta. E dine shume mire qe pa Doshin veriun e ha ariu. Sec kane nxjerre ca deputete kuklla te tipit Namik Kopliku e Mimoza Hafizi (qe per ironi te fatit votat e Doshit i bene deputete) qe ta sulmojne para mbledhjes.
Problemet qe shtron Toma jane te verteta. Baza socialiste eshte harruar nga kreu. Rama i jep me teper rendesi LSIse se sa socialisteve dhe ky shqetesim u reflektua ne deklaraten e Tomes dje dhe do reflektohet ne voten e 21 qershorit neser.
Mendoj se Toma ne mbledhje duhet te shkoje me i qarte se kurre madje te kerkoje dhe doreheqje per disa ministra te paafte e mendjemedhenj model Tahiri, Harito, Nikolla, Beqja etj.
Si perfundim Partia socialiste eshte nje force e mendimit te lire dhe une personalisht e kam zgjedhur per kete arsye. Nese Rama do tentoje ta ndryshoje duke vendosur diktat te brendshem, te jete i bindur qe shume shpejt forca qe ai drejton do ta flake tutje me ceremoni.