Dhuna ndaj studentëve/PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

2 Mars 2015, 11:17Politika TEMA

Partia Demokratike dorëzon në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj studentëve të shtunën kur policia ka ndërhyrë për të ndërprerë grevën e urisë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike.

Kërkesa për interpelancë është firmosur nga 7 deputetë të PD-së dhe është dorëzuar paraditen e sotme në Kuvend.

Në bazë të kërkesës, PD kërkon zhvillimin e interpelancës ditën e enjte, kur zhvillohet edhe seanca parlamentare.

Mbrëmjen e djeshme, Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi kryesinë duke marrë vendimin për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre.

Basha paralajmëroi kreun e qeverisë se me këto veprime banditeske e pret një fat më i keq se Ramiz Alia, i cili as 25 vjet më parë nuk pati një guxim të tillë. Basha i bëri apel prokurorisë të hetojë ngjarjen.

Partia Demokratike denoncoi edhe dhunën policore ndaj banorëve të institutit bujqësor që pretendojnë për mungesën e energjisë. Nga drejtoria e policisë së Tiranës, kreu i grupit Paloka tha se qeveria dhe policia po punojnë. /gj.k/

2 komente në “Dhuna ndaj studentëve/PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën”

  1. lal kameri says:

    A doni nji mut te modh? Ska pune qeter qiferia ene do merret me katranjosat e juj, qi vijne ka Vitrina.

    Rini urte aty mylleni halen, se keni 20 vjet qi keni shkatrru shtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje