Ukrainasit, islamikët apo vetë opozita: Kush e vrau Boris Nemtsov?

2 Mars 2015, 10:24Politika TEMA

Vrasja e liderit të opozitës, Boris Nemtsov, ka tronditur Rusinë.

Pas vrasjes së tij, tashmë kanë nisur të qarkullojnë shumë hipoteza.

I akuzuari i parë është Vladimir Putin, duke qenë se Nemtsov ishte kritiku i tij më i madh, që kishte shprehur në një intervistë, se kishte frikë se mund të vritej nga qeveria.

Por, sipas ekspertëve, kjo është hipoteza më pak e mundshmë.

Kjo, duke qenë se Nemtsov nuk mund ta dobësonte Putin edhe nëse organizonte protestat e paralajmëruara, pasi nuk kishte mbështetjen e mjaftueshme.

Vrasja e Nemtsov nga qeveria do të ishte një vetëvrasje për qeverinë, pasi pozitat e Putin janë më të forta se kurrë.

Për këtë arsye, mbeten tre pista të tjera.

E para ka të bëjë me nacionalistët rusë në Ukrainë.

Këta të fundit mund të jenë zemëruar me akuzat dhe kundërshtitë e Nemtsov me atë që po ndodh në Ukrainë, dhe mund ta kenë vrarë.

Teza e dytë ka të bëjë me islamikët që janë në zonat ruse, duke qenë se Nemtsov ishte hebre.

Teza e tretë ndërkohë shkon deri aty, sa thotë se Nemtsov mund të jetë vrarë nga vetë opozita, për të krijuar trazira./b.l

8 komente në “Ukrainasit, islamikët apo vetë opozita: Kush e vrau Boris Nemtsov?”

  1. loni says:

    edhe shurren kur te beni do thoni qe eshte i detyruar nga islamiket,lat nam per cdo gje e kane fain islamiket,edhe per krizen europjane ata e kan fain islamiket,lat nam me teza te tilla,islamiket ketu dhe islamiket atje,edhe kur bie shume shi fain e kan islamiket qe sjedhin shume re,,tezat e karit,ate e vrau putini ju thoni islamiket se ishte hebre.

  2. kaurri realist says:

    Si Nemcov ne Moske, ashtu edhe prokurori Nisman ne Buenos Aires, jane viktma te sherbimeve sekrete iraniane.

    Nismanin e vrau nji agjent i sherbimeve sekrete te Rrepublikes Islamike te Iranit. Edhe ky Nemtsov do i kete shkele ne kallo dikund Iranit e ky i fundit e nisi…..

  3. sejdo says:

    Vrasja e Nemetsov me shume te con ne koridoret e errta te Putin. Argumentet qe sillen duken te stisura. Si mund te perjashtosh ,te zinjte,, e carit te ri.

  4. illyrian says:

    Ose.. Sali Berisha
    LOL

  5. Kokëboshi says:

    Sidoqoftë, për mendimin tim, ky gjeti atë “që kërkoi”…!

  6. Arben says:

    E VRANE TRIMAT E KRIMINELIT RAMZAN KADIROV, ME URDHER TE KRYEKRIMINELIT VLADIMIR PUTIN.

    EDHE KETO “PSEUDO-MEDYSHJE” QE NGRIHEN NEPER SHTYP, JANE PJESE E PLANIT TE VRASJES. (PJESA E ZHURMIMIT TE OPINIONIT PUBLIK)

  7. Flitet se Tom Doshi ka FAKTE te pamohueshme se Nemtsov eshte vrare me urdher te Baba Likes . Prisni prisni se deputeti intelektual ka per te trondit themelet e Kremlinit !

  8. Torollaku Rilindas says:

    Cdo piste tjeter pervec asaj te Putin, duket qesharake. Pervec Putinit, askush nuk perfiton nga vrasja e opozitarit. Ja edhe nje tjeter, Putini e vrau, duke e ditur se do te thoshin qe nuk ka mundesi ta kete vrare Putini, sepse Nemtsov nuk kishte force ta kercenonte Putinin. Hapni syte o Milet, Putini eshte Hitleri i ardhshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje